Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë publike të dhënat e pesëmujorit për sa i përket kontrollit teknik. Gjatë kësaj periudhe janë testuar 101,696 mjete ku 86,39% e tyre janë automjete. Numri më i madh i testimeve, 36,2%, ashtu si përherë, është kryer në DRSHTRR Tiranë.
Sipas të dhënave 25,8% e totalit të mjeteve kanë ngelur në testim. Nga 26,207 automjete 34% e tyre ngelën në testim për shkak të mangësisë vizuale e funksionale, 35% për shkak të sistemit të shkarkimit të gazrave, 13% për shkak të sistemit të drejtimit dhe 18% për shkak të sistemit të frenimit.
3,137 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë thuhet në njoftim e DPSHTRR.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor risjell në vëmendje se ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër e cila përbën kërcënim për sigurinë rrugore! /ekofin.al







