Author: gazetar_1

Ngushtica e Hormuzit – kjo ngushticë detare është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian. Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit…

Read More

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, organizoi një trajnim për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të AAPSK në identifikimin e zgjidhjeve inovative përmes modelit Human-Centered Design të UPSHIFT, me theks të veçantë në menaxhimin e kriptomonedhave për impakt social. Kjo nismë vjen si pjesë e një partneriteti të vazhdueshëm mes dy institucioneve që synon shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për qëllime sociale, veçanërisht në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Në trajnimin e fokusuar në përdorimin e kriptove në shërbim të kauzave sociale morën pjesë rreth 21 punonjës…

Read More

Një zbulim i rëndësishëm nga shkencëtarët ka nxjerrë në dritë një defekt të zakonshëm gjenetik të lidhur me autizmin, duke rritur shpresat për një gjeneratë të re trajtimesh të përshtatura. Edhe pse është kuptuar prej kohësh se autizmi shpesh është i trashëgueshëm brenda familjeve, mënyra se si ndryshimet e trashëguara në ADN çojnë në këtë gjendje ka mbetur e paqartë. Tani, studiuesit në Universitetin Kobe të Japonisë kanë zbuluar se shumë prej mutacioneve të lidhura me autizmin duket se ndërhyjnë në sistemin natyror të “mirëmbajtjes” së trurit, procesi i brendshëm që pastron mbetjet dhe materialet e dëmtuara, duke i lejuar…

Read More

Tamás Tábori, Zëvendës CEO i Grupit 4iG për Strategjinë e Telekomunikacionit, do të jetë drejtor ekzekutiv interim i One Albania, duke filluar nga 20 qershor 2025. Ish-CEO i kompanisë Brano Djurovic do të vazhdojë karrierën e tij në degën e 4iG-së në Maqedoninë e Veriut, ku do të mbajë detyrën e drejtorit ekzekutiv. Me një karrierë të konsoliduar në lidership dhe inovacion, Tábori sjell një përvojë të pasur që do të udhëheqë One Albania drejt një faze të re rritjeje dhe transformimi. Vendosja e tij në krye të liderit shqiptar të telekomunikacionit do të sigurojë një proces të qëndrueshëm vendimmarrjeje,…

Read More

Ekonomia gjermane po dobësohet – megjithatë, punëtorët e kualifikuar janë të nevojshëm urgjentisht në shumë sektorë: në profesionet mjekësore, veçanërisht në infermieri, në IT, ndërtim dhe në zanate të kualifikuara. Gjithashtu, ka mungesë të edukatoreve të kopshteve, kuzhinierëve dhe njerëzve që mund të drejtojnë kamionë dhe autobusë, pra shoferëve profesionistë. Në fund të vitit 2024, kishte rreth 1.4 milion vende pune të paplotësuara në kompanitë gjermane në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë emigrantë po punojnë në Gjermani. Në vitin 2024, përqindja e punonjësve të huaj ishte pak mbi 16 për qind. Është më shumë…

Read More

Sigal edhe zyrtarisht i është kthyer themeluesit dhe pronarit të tij, Avni Ponari. Grupi austriak i sigurimeve, UNIQA, përmes një njoftimi për shtyp lajmëroi se ka përfunduar me sukses shitjen e kompanive të saj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Transferimi te bashkëaksionari dhe themeluesi prej kohësh u zhvillua sipas planit në tremujorin e dytë të vitit 2025, pas marrjes së të gjitha miratimeve zyrtare. Me këtë hap strategjik, kompania po përqendrohet vazhdimisht edhe më fort në tregjet e saj kryesore fitimprurëse në Evropën Qendrore dhe Lindore, në përputhje me strategjinë e saj ‘UNIQA 3.0 Growing Impact’”, bën të…

Read More

Inflacioni i matur sipas mënyrës së Eurostat rezulton 2,3% në maj. Edhe pse ka shënuar rënie, përsëri ai mbetet mbi mesataren e vendeve të BE-së. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) rritja më e madhe e çmimeve prej 8,4 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,6 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shërbimi arsimor” me 1,8 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 1,7 %, “Komunikimi” me 1,5 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,3 %, “Shëndeti”…

Read More

Në një shoqëri gjithnjë e më globaliste, fusha e filantropisë po transformohet nga një akt tradicional elitar, në një mekanizëm më të prekshëm dhe gjithëpërfshirës, ku individët dhe komunitetet kanë më shumë hapësira për të kontribuar apo ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e sfidave sociale dhe jo vetëm. Ky ndryshim pasqyron zgjimin e ndërgjegjësimit kolektiv, për të mobilizuar burimet e duhura si OJF-të apo edhe instancat shtetërore, subjektet private, e deri tek iniciativat individuale, për të ndërtuar kështu ura komunikuese dhe solidariteti gjithmonë e më impaktuese në një komunitet. Tashmë, përmes edhe hapësirave digjitale, i gjithë ky mekanizëm…

Read More

Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë rritjen e interesit turistik dhe hyrjen e linjave të reja ajrore që operojnë në nivel europian. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, numri i fluturimeve komerciale që nga e njëjta periudhë para pandemisë e deri në maj të këtij viti është rritur me rreth 160%. Në nivel rajonal, Shqipëria renditet e para për nga rritja e fluturimeve komerciale. Bosnje dhe Hercegovina mban vendin e dytë me një rritje prej 66.1%, duke u paraqitur gjithashtu me…

Read More

Gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në Shqipëri janë regjistruar 22.102 vdekje, duke shënuar një rritje prej 3,8 %, krahasuar me vitin 2023 ku regjistroheshin 21.286 vdekje. Shkaqet e vdekjeve në vitin 2024: • 97,0 % e vdekjeve kanë ndodhur si pasojë e shkaqeve natyrale, duke shënuar një rritje prej 0,4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2023; • 1,9 % si pasojë e aksidenteve, duke shënuar një ulje prej 0,5 pikë përqindje; • 0,2 % nga vrasjet, në të njëjtin nivel me vitin 2023; • 0,9 % si pasojë e vetëvrasjeve, krahasuar me 0,8 % në…

Read More