Sigal edhe zyrtarisht i është kthyer themeluesit dhe pronarit të tij, Avni Ponari.
Grupi austriak i sigurimeve, UNIQA, përmes një njoftimi për shtyp lajmëroi se ka përfunduar me sukses shitjen e kompanive të saj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Transferimi te bashkëaksionari dhe themeluesi prej kohësh u zhvillua sipas planit në tremujorin e dytë të vitit 2025, pas marrjes së të gjitha miratimeve zyrtare. Me këtë hap strategjik, kompania po përqendrohet vazhdimisht edhe më fort në tregjet e saj kryesore fitimprurëse në Evropën Qendrore dhe Lindore, në përputhje me strategjinë e saj ‘UNIQA 3.0 Growing Impact’”, bën të ditur në njoftim grupi austriak i sigurimeve.
Në nëntor të vitit të kaluar, grupi njoftoi për shitjen e aksioneve te themeluesi i Sigal, z.Ponari, por palët kanë preferuar të mos e bëjmë publike vlerën e transaksionit.
Sigal është prej vitesh kompania më e madhe në tregun e sigurimeve dhe kryeson pjesën më të madhe të produkteve të sigurimit, përfshirë edhe ato të Jetës. /ekofin.al


