Author: gazetar_1
Në vendin tonë është futur pluhur frutash me origjinë nga Turqia, brenda të cilit ndodhet pigmenti i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, (e kuqe reaktive 141), raporton Ora News. Produkti është lëndë e parë për prodhime të ndryshme në pastiçeri si torta “cup-cake”, “muffin” etj. Pigmenti i paautorizuar i konstatuar te ky produkt (e kuqe reaktive 141) është një bojë sintetike që përdoret kryesisht për ngjyrosjen e tekstileve, veçanërisht pambukut dhe fibrave natyrale. Ky pigment është rreptësisht i ndaluar të përdoret në ushqime dhe produkte kozmetike. Pas kërkesës për informacion drejtuar AKU, ky institucion bën me dije se sasia totale…
Grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, duke pretenduar se kanë ndërprerë funksionimin e faqes zyrtare, kanë nxjerrë të dhëna të ndjeshme dhe kanë fshirë të gjithë serverët. Në një postim të publikuar në kanalin e tyre në Telegram, hakerat shprehen: “Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.” Postimi shoqërohet me pamje të faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës para dhe pas sulmit kibernetik.…
20 qershori po parashikohet të jetë një tjetër e “Premte e Zezë” në një muaj që nuk ka qenë i lumtur për transportin në Itali. Autobusët, trenat, metrotë dhe aeroplanët rrezikojnë ndërprerje të rënda të qarkullimit dhe orarit për shkak të grevës së përgjithshme të thirrur nga sindikatat USB, SGB dhe CUB. Arsyet e grevës variojnë nga rinovimi i kontratave, te kërkesa për rritje të pagave dhe investime në kujdes shëndetësor, shkolla, transport dhe mirëqenie, si dhe te apeli për armëpushim në Gaza. Greva do të zgjasë 24 orë. Greva në Romë – Në Romë gjatë grevës, shërbimi i transportit…
Një regjim ushqimor i shëndetshëm është thelbësor për një shëndet optimal gjatë verës, por ekspertët botërorë të shëndetit gjithashtu rekomandojnë disa vitamina specifike që mund të ndihmojnë trupin tuaj të mbetet në formë gjatë muajve të nxehtë. Vitamina A – Përkujdesuni për lëkurën tuaj Vitamina A është një komponent kyç për formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës. Gjatë verës, lëkura ka nevojë për kujdes të veçantë, pasi kalojmë më shumë kohë jashtë dhe ekspozohemi ndaj diellit. Vitamina A ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe përmirëson mbrojtjen ndaj dëmtimeve që mund të shkaktohen…
Problematikat e hasura me sistemin Selfcare të tatimeve i kanë detyruar Profesionistët e Lirë t’i dërgojnë AKSHI-t dhe Tatimeve një letër, ku kërkojnë marrjen e masave për adresimin e tyre. Në këtë letër ata theksojnë se për një periudhë të gjatë dhe të vazhdueshme kohore përmes sistemit SelfCare operohet me vështirësi, sidomos në dorëzimin e deklaratave të sakta tatimore brenda afateve ligjore. Në fund të prillit AKSHI hapi tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit, por edhe pse po bëhen dy muaj procedura nuk është mbyllur ende. Sipas profesionistëve të lirë, sistemi rrezikon të mbetet pa mirëmbajtje dhe kjo do…
Ministria e Financave do të jetë përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë në Bankën Shqiptare të Zhvillimit. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë që tani u hap rrugën regjistrimit të sh.a-së dhe nisjes së veprimtarisë. Praktikisht do të jenë Financat që do të zgjedhin tani edhe Këshillin e Administrimit të bankës. Banka do të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe startup-et vendase për të nxitur rritjen, produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare; Banka gjithashtu do të mbështesë me kredi eksportet e mallrave dhe shërbimeve vendase. Një fokus të veçantë…
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bëri thirrje subjekteve tregtare të depozitojnë në kohë pasqyrat financiare për vitin 2024. QKB bën të ditur se afati i fundit është 31 korriku dhe se dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative. Sipas QKB-së, aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania. Dokumentacioni përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit. Mosdorëzimi i pasqyrave financiare vjetore në regjistrin tregtar (p.sh. Qendra Kombëtare e Biznesit) brenda afatit përbën kundërvajtje administrative sipas legjislacionit të posaçëm. Ligji nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit” (i…
Aksidentet detare në brigjet e Jonit nuk kanë munguar gjatë sezonit turistik. Disa ditë më parë u dëmtua një turist gjerman. Nuk ishte rasti i parë. Fatkeqësisht, raste të tilla ndodhin shpesh gjatë verës. Sipas ligjit nr. 32/2021, të gjitha mjetet lundruese duhet të kenë siguracion për dëme ndaj palëve të treta. Kontrollet për zbatimin e këtij ligji çuan, më 10 qershor, në vendosjen e 41 masave ndëshkuese vetëm në bregun e Ksamilit. 34 prej masave të marra nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kishin të bënin me mungesën e dokumentacionit, kryesisht të siguracionit të detyrueshëm. Siguracioni i detyrueshëm…
Nga Lutfi Dervishi Nëse mendojmë se problemet tona janë korrupsioni, papunësia, drejtësia …, po injorojmë dramën që po gërryen themelet e vendit: plakjen e popullsisë. Vendi është në listën e 11 vendeve më të plakura të Europës. Mosha mesatare sot është 44.3 vjeç, ndërkohë që në 2010 ishte 31.9. Presidenti francez Charles de Gaulle thoshte: “Demografia bën historinë, dhe jo e kundërta.” E nëse historia është udhërrëfyes, atëherë ne jemi duke ndjekur një kurs që s’na çon drejt BE-së, por drejt një zbrazëtie fatale. Kush do të paguajë pensionet? Kush do të mbajë gjallë sistemin shëndetësor? Kush do të punojë…
Pas miratimit të Aktit Normativ nga Qeveria, ku ndër të tjera u alokua edhe një fond prej 3 miliardë lekësh, si garanci sovrane për kreditë në sektorin e bujqësisë, Ministrja Malajt dhe Denaj zhvilluan një takim të përbashkët me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Bankave. Garancia Sovrane me fond prej 3 miliardë lekësh, ose 30 milionë euro është një instrument i cili do të vihet në shërbim të sektorit privat me qëllim lehtësimin e aksesit në financë për fermerët dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, njoftojnë Financat. Normat që parashikohen për këtë…
