Problematikat e hasura me sistemin Selfcare të tatimeve i kanë detyruar Profesionistët e Lirë t’i dërgojnë AKSHI-t dhe Tatimeve një letër, ku kërkojnë marrjen e masave për adresimin e tyre.
Në këtë letër ata theksojnë se për një periudhë të gjatë dhe të vazhdueshme kohore përmes sistemit SelfCare operohet me vështirësi, sidomos në dorëzimin e deklaratave të sakta tatimore brenda afateve ligjore.
Në fund të prillit AKSHI hapi tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit, por edhe pse po bëhen dy muaj procedura nuk është mbyllur ende. Sipas profesionistëve të lirë, sistemi rrezikon të mbetet pa mirëmbajtje dhe kjo do të sillte probleme të mëdha.
Letra e Aleancës së Profesionistëve të Lirë
Të nderuar përfaqësues të institucioneve përgjegjëse,
Në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publikedhe garantimit të funksionalitetit të pandërprerë të platformësqendrore të faturimit (selfcare), Aleanca e Profesionistëve tëLirë paraqet shqetësimin dhe kërkesën e saj për mbështetjen dhendërhyrjen tuaj të menjëhershme në adresimin e problematikaveteknike me të cilat po përballen në mënyrë të përsëriturpërdoruesit e kësaj platforme.
Në zbatim të përgjegjësive ligjore të përcaktuara në VKM nr. 431, datë 03.06.2020 “Për platformën qendrore të faturave”,nëzbatim të nenit 26 të ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemine monitorimit të qarkullimit”, institucionet tuaja kanë një rolthelbësor në krijimin, zhvillimin, mirëmbajtjen, administrimindhe menaxhimin e këtij sistemi. Ndaj, sjellim në vëmendjen tuajdisa çështje që kërkojnë trajtim urgjent dhe të koordinuar:
Problemet kryesore:
Për një periudhë të gjatë dhe të vazhdueshme kohore, profesionistët dhe tatimpaguesit që operojnë përmes sistemitkanë hasur vështirësi të konsiderueshme në aksesimin dhefunksionimin normal të platformës, sidomos në dorëzimin e deklaratave të sakta tatimore brënda afateve ligjore. Këtondërprerje dhe mosfunksionime teknike kanë sjellë:
Ndikimi i këtyre problematikave nuk është vetëm teknik apo operacional. Ai ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien emocionaledhe profesionale të individëve që mbajnë barrën e përmbushjessë detyrimeve fiskale për llogari të tatimpaguesve.
Në këtë kuadër, kërkojmë nga institucionet tuaja që tëndërmarrin hapat e mëposhtëm:
Theksojmë se profesionistët janë partnerë kyç në garantimin e përmbushjes së detyrimeve fiskale dhe në mbështetjen e sistemittatimor të vendit. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në mënyrëkonstruktive dhe proaktive për çdo iniciativë përmirësimi, me qëllim rritjen e besimit dhe funksionimit të qëndrueshëm tëplatformave digjitale të administratës publike.
Ju falënderojmë për vëmendjen dhe presim me interes reagimindhe mbështetjen tuaj konkrete.
