Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

14:04 - Qershor 19, 2025 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Nëse mendojmë se problemet tona janë korrupsioni, papunësia, drejtësia …, po injorojmë dramën që po gërryen themelet e vendit: plakjen e popullsisë.

Vendi është në listën e 11 vendeve më të plakura të Europës. Mosha mesatare sot është 44.3 vjeç, ndërkohë që në 2010 ishte 31.9.

Presidenti francez Charles de Gaulle thoshte: “Demografia bën historinë, dhe jo e kundërta.” E nëse historia është udhërrëfyes, atëherë ne jemi duke ndjekur një kurs që s’na çon drejt BE-së, por drejt një zbrazëtie fatale.

Kush do të paguajë pensionet?
Kush do të mbajë gjallë sistemin shëndetësor?
Kush do të punojë tokën, të hapë biznese, të mbajë gjallë gjuhën, qytetet, lagjet?
Kush do të votojë? Dhe më e rëndësishmja: kush do të na përfaqësoje?

Nëse demokracia funksionon mbi parimin e përfaqësimit, atëherë në mungesë të rinjve, do të kemi një sistem që punon për të moshuarit.
Jemi kthyer në një vend ku shumica e brezit të pensionistëve vendos për të ardhmen e brezit të ri.

Në vend të çerdheve, kopshteve e shkollave, do të flasim gjithnjë e më shumë për ndertimin e azileve.

Dhe do të përfundojmë shumë shpejt në gerontokraci (pushteti i pleqve)

Kjo krizë është sociale, ekonomike dhe politike. Por çuditërisht, kriza nuk artikulohet. Asnjë sociolog, asnjë demograf, asnjë profesor i universitetit nuk po e ngre zërin siç duhet. Ministritë heshtin. Akademia e Shkencave hesht. Edhe biznesi, që do të duhej të ishte në alarm për mungesën e fuqisë punëtore, po sillet sikur gjithçka do të zgjidhet me ndonjë tender a PPP për të sjellë emigrantë nga Azia.

Nëse plakja është e pandalshme, braktisja mund të ndalet. Në vend të një politike e propagande të bazuar në projeksione dhe llogari statistikore, për numrin e turistëve që rritet krahasuar me 2013, kemi nevojë për një shkundje shoqërore dhe politike.

Një pakt kombëtar për ripërtëritje demografike, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve; shtetit, shoqërisë civile, universiteteve dhe biznesit i shoqëruar me politika sociale për rikthimin e emigrantëve të rinj dhe për stimulin e lindshmërisë do të ishte një fillim i mirë. Politikat e Hungarisë në këtë drejtim (apo çdo vendi që ka sukses në këtë fushë) duhen qëmtuar e zbatuar pa humbur kohë.

Modeli i zhvillimit: gjithë Shqipëria në Tiranë po zbraz qytete e fshatra. Është e domosdoshme rivendosja e dinjitetit të jetës në vend, në qytete dhe sidomos në fshat. Kjo nënkupton zhvillim të qëndrueshëm dhe jo fasada dhe shifra me milionë turistë që vizitojnë vendin.

Nëse vendi vijon të plaket me këtë ritëm dhe me këtë heshtje, atëherë nuk kemi më së çfarë të ardhme të planifikojme. Viti 2030 rrezikon të na gjejë më bastun “drejt BE”

Shifrat po ulërasin, por mungon zëri.
Është paradoks që një vendi që shurdhohet nga propaganda, i mungon klithma për jetën.

Ndoshta për herë të parë pas shumë dekadash, armiku më i rrezikshëm i Shqipërisë nuk është korrupsioni, por ora biologjike. Tre dekada kryefjala ka qenë “demokracia”, tani është: demografia

Ekofin Media
Ekofin Media
bërthamore Bomba Drejtësia korrupsioni papunësia shqipërisë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Zvërneci: investimi më i madh i huaj në Ballkanin JugPerëndimor

18:20 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026

ILDKPKI me 16 referime për fshehje pasurie në vitin 2025, por asnjë rast i dërguar në SPAK

12:09 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter