Author: gazetar_1
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një ARMËPUSHIM TË PLOTË dhe TOTALE (përafërsisht pas 6 orësh, kur Izraeli dhe Irani të kenë përfunduar misionet e tyre përfundimtare në zhvillim e sipër!), për 12 orë, në të cilën pikë Lufta do të konsiderohet e MBARUAR! Zyrtarisht, Irani do të fillojë ARMËPUSHIMIN dhe, në orën 12, Izraeli do të fillojë ARMËPUSHIMIN dhe, në orën 24, një FUND Zyrtar i LUFTËS 12-DITORE do të përshëndetet…
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) në zbatim të ligjit “Për strehimin social”, dhe Strategjisë së Strehimit Social 2016-2025, në muajin dhjetor 2024 hapi thirrjen për të gjitha bashkitë në rang vendi, për aplikim dhe mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për projektet e strehimit për vitin 2025. Pas mbledhjes së Komisionit të Vlerësimit të Projekteve, MEKI shqyrtoi projektpropozimet e dërguara nga bashkitë aplikuese dhe vendosi shpalljen fitues të 35 projekteve, me një vlerë totale investimi rreth 1 miliard lekë. Nëpërmjet këtyre projekteve adresohen nevojat e 1253 familjeve gjithsej. Këto projekte do të zbatohen nga bashkitë dhe do të…
Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) kontrollon rregullisht cilësinë e ujit në vendet e Evropës. Të dhënat e raportit të fundit të EEA-së (20.06.2025) u referohen analizave të bëra në 22,000 ujëra natyrore – bregdetare, liqenore dhe lumore – në 27 vendet e Bashkimin Evropian si dhe në Shqipëri dhe Zvicër. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit ujërat bregdetare kanë përgjithësisht cilësi më të mirë se ato të lumenjve ose të liqeneve. Cilësia më e mirë e ujërave u…
Sezoni i verës është koha e lirisë, e udhëtimeve, aventurave dhe eksperiencave të reja. Por ndërsa ju planifikoni destinacionet, prenotimet dhe itinerarin, një pyetje mbetet thelbësore: kush kujdeset për sigurinë tuaj dhe të pasurive tuaja? Përgjigja është e qartë: SIGMA Vienna Insurance Group, pjesë e Vienna Insurance Group – lider në sigurime në Evropën Qendrore dhe Lindore, me mbi 200 vite eksperiencë ndërkombëtare dhe më shumë se dy dekada prezencë në tregun shqiptar dhe atë kosovar. Në një kohë kur udhëtimet dhe aktivitetet jashtë shtëpisë intensifikohen, nevoja për sigurime funksionale, të aksesueshme dhe të besueshme është më e madhe se…
Këtë të hënë kanë nisur diskutimet në komisionet parlamentare mbi Aktin e dytë Normativ të këtij viti për Buxhetin 2025. Ndryshimet në buxhet u diskutuan dhe miratuan te Komisioni i Ligjeve, ndërsa ditën e nesërme pritet të marrin “ok” te komisioni përgjegjës për ekonominë dhe financat. Në fjalimin e mbajtur gjatë prezantimit të ndryshimeve, Ministri Petrit Malaj u shpreh se “rishikimi i dytë i buxhetit vjen pas analizës së performancës së projekteve për 5-mujorin e parë të vitit dhe synon mbështetjen me financim të sektorëve prioritarë”. Sipas tij, ky akt normativ parashikon rishpërndarjen e rreth 11.8 miliardë lekëve, me fokus…
Viti 2024 ishte relativisht pozitiv për bujqësinë, ku vihet re një rritje e përgjithshme e prodhimit. Referuar të dhënave të INSTAT, diferenca më e madhe vërehet te prodhimi i ullirit, pas një viti të vështirë 2023, ku rritja ishte afro 25%. Rritje kanë shënuar thuajse të gjitha kulturat bujqësore, ku në veçanti bie në sy rritja e prodhimit në serra me 4%. Drithërat Sasia e drithërave gjatë vitit të kaluar arriti në 649.919 tonë ku nivelin më të lartë të prodhimit e shënoi Qarku Fier me 149.252 tonë. Në vendin e dytë për sasinë e prodhimit u rëndit Elbasani që…
Blegtoria ka patur një tjetër vit të vështirë në 2024, me rënie kryesisht të pjesës më të madhe të kafshëve dhe shpendëve, si edhe të prodhimit. Referuar shifrave të INSTAT, vihet re rënie në prodhimin e qumështit, mishit dhe vezëve, ndërkohë që rritje ka shënuar vetëm prodhimi i mjaltit. Gjedhët Numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë. Të leshtat Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin…
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), e cila po zhvillohet në Berlin nga data 23-25 qershor 2025. Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare mbledh përfaqësues të institucioneve të pavarura, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë të të drejtës së informimit nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe aksesin e qytetarëve në informacionin publik. Tema kryesore e edicionit të këtij viti është “Aksesi në informacionin mjedisor në epokën digjitale”, duke sjellë në…
Përmes Programit Kombëtar të Strehimit Social, qeveria shqiptare po ofron zgjidhje të përballueshme dhe cilësore për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë blerjen e një shtëpie me çmimet e tregut. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga transformimi që ka sjellë ky program, në rehabilitimin e shtëpive në disa bashki të vendit. Gonxhja tha se “si asnjëherë më parë, 1253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Nga kjo mbështetje përfitojnë pensionistët e vetmuar; familjet me ndihmë ekonomike; familjet me një…
Çmimi i naftës u rrit dhe tregjet e aksioneve ranë ndërsa investitorët reaguan ndaj sulmeve të SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran. Investitorët reaguan ndaj sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit gjatë fundjavës, ndërsa Irani dhe Izraeli vazhduan shkëmbimin e zjarrit me raketa të hënën në mëngjes. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me rreth 1.53% në 78.19 dollarë për fuçi. Të dielën, forcat amerikane sulmuan tre objekte bërthamore dhe ushtarake iraniane, duke deklaruar se Teheranit nuk duhet t’i lejohet të zotërojë një armë bërthamore. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi “nuk do t’i dorëzohet kurrë ngacmimit…
