Author: gazetar_1
Ndërsa qytetet kryesore turistike si Venecia, Barcelona dhe Athina vazhdojnë të përballen me protesta nga vendasit e zhgënjyer nga ndikimet negative të turizmit masiv, duke përfshirë rritjen e qirave, ndotjen dhe mbipopullimin – një ndryshim në peizazhin e udhëtimeve është duke u zhvilluar, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Gjithnjë e më shumë, turistët po kërkojnë destinacione më pak të njohura dhe më të qeta që ofrojnë të njëjtën bukuri dhe pasuri kulturore pa barrën e turizmit masiv. Destinacioni që ka tërhequr një vëmendje të konsiderueshme, vitet e fundit është Shqipëria. Kjo perlë në Evropën Juglindore po përjeton një rritje…
Qeveria gjermane parashikon të shpenzojë rreth 850 miliardë euro kredi të reja deri në vitin 2029. Ana negative e programit të investimeve është barra në rritje e interesit në buxhet. Rrugë të vjetëruara, ura që kanë nevojë për rivitalizim, ndërtime shkollash, trena të vonuar, mungesa e internetit të shpejtë – këto janë vetëm disa nga problemet e përditshme në Gjermani. Por kjo duhet të ndryshojë së shpejti. “Ne duam që ekskavatorët të fillojnë të punojnë shpejt tani,” tha ministri i Financave Lars Klingebil ndërsa prezantoi planet e tij për buxhetin në Berlin. Të martën (24 qershor), zyra e qeverisë miratoi…
Shifrat e fundit për tregun e punës, të publikuara nga INSTAT, për 3-mujorin e parë pasqyrojnë rritje të punësimit dhe ulje të mëtejshme të papunësisë. Kjo referuar punësimit për popullsinë 15–64 vjeç, e cila është 69,5 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 1,2 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e katërt 2024, rritja është 1,1 pikë përqindje. Por, ndërkohë, referuar punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, shifra është 58,3% dhe raportohet në rënie, me 0,8% krahasuar me të njëjtin 3-mujor të vitit të kaluar dhe kjo ndikuar kryesisht nga…
Udhëheqësit e vendeve të NATO-s shprehën mbështetjen për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% dhe rikthesuan angazhimin e tyre për të mbrojtur njëri-tjetrin nga sulmet, siç e përcakton neni 5 i Traktatit. Në samitin e sotëm të mbajtur në Hagë, u miratua objektivi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2034, një përgjigje ndaj kërkesës së presidentit amerikan Donald Trump dhe frikës së evropianëve se Rusia përbën një kërcënim për sigurinë e tyre pas pushtimit të Ukrainës. “Ne riafirmojmë angazhimin tonë të hekurt për mbrojtjen kolektive siç është sanksionuar në nenin 5 të…
Thatësira dhe rënia e prodhimit vendas kanë rritur ndjeshëm sasinë e energjisë së importuar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për këtë javë. Ekofin.al analizoi shifrat e importit të energjisë, shoqëruar me çmimet e importit, për muajin qershor, kur edhe u rikthye nevoja për të importuar energji. Rezulton se nga 33,000 MWh energji e importuar në javën e parë të këtij muaji, kërkesa është dyfishuar për javën e fundit të qershorit në 70,700 MWh të blera nga KESH përmes dy loteve. Gjithashtu, edhe çmimi është rritur ndjeshëm. Në lotin e parë KESH bleu 58,800 MWh energji elektrike me çmim të ponderuar 133,22…
Në përfundim të punimeve tre-ditore të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), të zhvilluar në Berlin, Shqipëria është zgjedhur në mënyrë unanime në krye të Presidencës së këtij forumi për periudhën 2025–2027. Zgjedhja e Shqipërisë në këtë rol të rëndësishëm ndërkombëtar përbën një njohje të qartë të përkushtimit dhe profesionalizmit të institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në fjalën e tij përmbyllëse, Komisioneri Besnik Dervishi shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga anëtarët e forumit: “Së pari dëshiroj t’ju falënderoj thellësisht që na besuat sërish ne për të…
“TikTok” rikthehet në përdorim normal në Shqipëri, pa patur nevojë të VPN-ve, pas më shumë se tre muajsh nga vendimi i qeverisë për ta ndaluar për një periudhë njëvjeçare. Vetë përdoruesit kanë raportuar në rrjetet sociale se platforma funksionon sot pa asnjë pengesë. Rihapja ka ardhur papritur, pa një vendim të paktën të komunikuar zyrtarisht nga autoritetet. Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok u mor nga Këshilli i Ministrave më 6 mars 2025, nisur edhe nga ngjarja e vrasjes së një adoleshenti në shkollën Fan Noli në kryeqytet. Në atë periudhë pati debate në lidhje me mbylljen e TikTok,…
Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës. Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet. Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje. Koha më e mirë për të ngrënë hudhrën Ekspertët thonë se koha më e mirë për të ngrënë hudhrën është përpara se të flini ose herët në mëngjes kur bakteret në stomak janë në gjendje të brishtë. Detoks për mëlçinë Hudhrën mund ta shtypni dhe më pas…
Në Gjermani ndërkohë ka rreth 3.900 të ashtuquajtur super të pasur – këta janë njerëzit me një pasuri financiare mbi 100 milion dollarë. Brenda një viti numri i super të pasurve u rrit edhe me 500 persona të tjerë, pasuria e të cilëve është shtuar me 16 përqind. Kjo rritje e pasurisë ka të bëjë kryesisht me fitimet e mëdha nga kurset në tregjet ndërkombëtare të financave. Super të pasurit posedojnë gati një të tretën e pasurisë financiare në vend. Këta 3.900 super të pasur të quajtur edhe “Ultra High Net Worth Individuals, sipas raportit të fundit “Global Wealth Report…
Pas blegtorisë, edhe peshkimi shënon rënie të fortë në vitin 2024. Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT, sasia e peshkut të zënë nga të gjitha kategoritë ujore ishte 16.452 tonë, duke shënuar një rënie prej 14,9%, krahasuar me një vit më parë që ishte 19.338 tonë. Vihet re gjithashtu se ka një rënie të ndjeshme të peshkimit detar, ku nga 10,011 ton peshk dhe produkte të tjera deti të kapura në vitin 2023, kjo shifër ka zbritur në 3.869 tonë në vitin 2024. Mbetet dominues peshku i kapur ne akuakulturë, me 7.165 tonë, ose 43,6% dhe pastaj pjesa tjetër në…
