Author: gazetar_1
Kredo.al, në bashkëpunim të ngushtë me Fshatin SOS Shqipëri, vijon të angazhohet në mbështetjen e komuniteteve në nevojë përmes projekteve që nxisin edukimin profesional, me fokus të veçantë tek të rinjtë dhe gratë në situata të vështira. Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi reale për punësim dhe vetëpunësim, duke pajisur përfituesit me aftësi konkrete që i ndihmojnë të ndërtojnë një të ardhme të qëndrueshme dhe të pavarur. Që nga fillimi, projekti i përbashkët i mbështetur nga Kredo.al dhe Fshati SOS Shqipëri ka ecur në përputhje me objektivat e parashikuara, duke garantuar pjesëmarrje aktive të grave dhe vajzave të margjinalizuara, përfshirë…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar sot një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit të tij ndërkombëtar: është realizuar fluturimi i parë direkt nga Lisbona drejt Tiranës, përmes linjës ajrore easyJet. Me këtë hap, kryeqyteti i Portugalisë bëhet më i afërt se kurrë më parë për qytetarët shqiptarë, duke hapur gjithashtu mundësi të reja për turizëm dhe bashkëpunim ekonomik. Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, theksoi rëndësinë e kësaj rruge të re ajrore: “Jemi të lumtur që kemi shtuar kete destinacion, edhe pse sezonal. Shpresojmë që EasyJet dhe Portugalinë të mund ta mbajmë jo…
Prej vitesh, Samsung Electronics ka krijuar pajisje të dizajnuara sipas nevojave reale të njerëzve – si performancë më e mirë, kamera më të avancuara dhe mënyra më të zgjuara për t’u lidhur. Me Galaxy AI, përvoja shkon përtej asaj që pajisjet mund të bëjnë – fokusi është tek mënyra se si njerëzit ndërveprojnë me to. Ndërsa inteligjenca artificiale po kthehet me shpejtësi në ndërfaqen e re të përdoruesit, ajo po riformëson marrëdhënien tonë me teknologjinë. Telefoni i mençur nuk është më thjesht një përmbledhje aplikacionesh dhe mjetesh – ai po shndërrohet në një shoqërues të zgjuar që kupton qëllimin e…
Guvernatori Sejko priti në një takim Menaxherin e ri të Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano Paolucci, i cili shoqërohej nga përfaqësuesi i përkohshëm rezident i Zyrës së BB, Richard Record. Në njoftim për media, Banka e Shqipërisë informon se Guvernatori Sejko i përcolli përfaqësuesve të BB-së një falënderim të veçantë për asistencën teknike të ofruar ndër vite kryesisht në fushat e mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave dhe edukimit financiar si dhe i uroi mirëseardhjen Përfaqësuesit të ri të BB-së z. Paolucci. Në vijim, Guvernatori Sejko prezantoi panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të…
Me një fond limit prej 6 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 tenderë për ndërtimin e bypass-it të Tiranës. Kontratat përfshijnë ndërtimin e rrugës Kashar – Nyja Vaqarr Faza I dhe II, pjesë e një prej projekteve më të rëndësishme rrugore në vend. Kjo pasi Bypass-i i Tiranës synon të lidhë drejtpërdrejt autostradën Durrës – Tiranë me atë Tiranë – Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet. Me një gjatësi prej 21.6 kilometrash, kjo rrugë do të përshkojë pjesën jugore, jugperëndimore dhe perëndimore të Tiranës, duke filluar pranë Qendrës Tregtare City Park në Kashar dhe duke përfunduar në Mullet,…
Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, që ndër të tjera rrëzoi edhe portalin online të regjistrimeve në kopshte dhe çerdhe, përsëri gjërat nuk i janë kthyer normalitetit. Kjo ka detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve që të publikojë sot një njoftim në rrjetet sociale (as faqja zyrtare nuk punon), ku njoftohen të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur ta realizojnë regjistrimin online se tashmë duhet ta bëjnë në versionin “old style”, përmes paraqitjes fizike në zyrat e Drejtorisë, në rrugën e Barrikadave, me dokumentacionin përkatës. Sipas procedurave, dokumentet e nevojshme për…
Rritet me 5.9% numri i turistëve, mbi 6.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 5 muajt e parë 2025
6.5 milionë shtetas të huaj e kanë vizituar Shqipërinë në 5 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 5.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja në muajin maj ka qenë disi më e ngadaltë, ku Shqipëria u vizitua nga rreth 987 mijë të huaj, ose 1.4% më shumë sesa e njëjta periudhë të vitit të kaluar. Referuar shifrave të bëra publike nga INSTAT, gjatë muajit Maj 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.676.222 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 4,3 %, krahasuar me…
Pas shpalljes së armëpushimit Izrael-Iran të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tregjet e energjisë kanë reaguar me një rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës. Çmimi i një fuçie nafte Brent ka zbritur në 69.39 dollarë, niveli më i ulët që nga data 10 qershor dhe më poshtë se kufiri simbolik prej 70 dollarësh, që u tejkalua për herë të fundit në prill. Atëherë, rënia kishte pasuar shqetësimet për një recesion të mundshëm në SHBA pas shpalljes së tarifave tregtare të fokusuara sipas vendeve. Rënia aktuale sinjalizon qetësim të tregjeve energjetike, të cilat kishin reaguar me pasiguri pas…
Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner, ky dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. The Guardian shkruan se vendasit këtu e cilësojnë Sazanin si “Ishulli i Trump-ëve”, referuar faktit se këtu do të investohet nga Kushner, bashkëshorti i vajzës së presidentit amerikan, Ivanka Trump. “Një ishull i vogël pranë brigjeve të Shqipërisë, është Jurasik. Me fierna, lavender gjigande, rozmarinë dhe dafina, rriten në qendër të tij. Pamja nga maja, me perëndimet e diellit dramatike, është marramendëse”, shkruan”, The Guardian. Por çfarë ka…
Stina e verës sjell më shumë lëvizje, më shumë plane dhe, padyshim, më shumë nevoja financiare. Qoftë për pushime familjare, për rinovimin e shtëpisë, për pajisje të reja elektroshtëpiake apo për mbulimin e shpenzimeve të papritura. Në raste të tilla, kredia digjitale nga Fondi BESA ju ofron zgjidhjen ideale që ju ndihmon ta jetoni verën siç e keni ëndërruar – pa stres dhe me një klikim. E shpejtë, e lehtë dhe tërësisht online, kredia digjitale nga Fondi BESA është krijuar për të përmbushur nevojat e individëve dhe familjeve që kërkojnë një mbështetje të shpejtë financiare, pa patur nevojë të vizitojnë…
