Author: gazetar_1

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në Vareze, Itali, njofton BSH.  Takimi mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.  Aktualisht, bota po përballet me sfida të reja gjeopolitike, gjeoekonomike dhe me kufizime tregtare, ndaj dhe në takim u diskutua rreth politikave industriale, të cilat mund të nxisin konkurrueshmërinëdhe rritjen ekonomike të vendeve. Përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së…

Read More

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City Albania”, që u zhvillua në Tiranë. Ibrahimaj tha se, kjo është një nismë tjetër që tregon se sa shumë po ndryshon realiteti i të rinjve në Shqipëri drejt krijimit të sipërmarrjeve të reja përmes ideve dhe inovacionit. “Ne si qeveri kemi mbështetur ekosistemin e startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit, me grante direkte dhe trajnime për më shumë se 200 startup-e”, tha ministrja. “Kemi ndërtuar Strategjinë për Sipërmarrjen Inovative, kemi sjellë mentorë ndërkombëtarë dhe…

Read More

Gjatë pesë muajve të parë të vitit ka pasur një rënie të aksidenteve rrugore me 15.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Sa i përket muajit maj, Instat bën me dije se kanë ndodhur 116 aksidente nga ku 157 persona janë aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Mungesa e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve vijon të jetë arsyeja kryesore e aksidenteve. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga drejtuesit deri në 24 vjeç, duke zënë 25,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Në muajin…

Read More

Qeveria shqiptare krijoi kompaninë shtetërore, e cila do të përfaqësojë shtetin në ortakëri tek resorti i Jared Kushner në Sazan. Korporata e Investimeve Shqiptare regjistroi një ditë më parë në Qendrën Kombëtare të Biznesit shoqërinë aksionare Albanian State Develompent & Real Estate. “Objekti i kësaj shoqërie do të jetë pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit, në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar nga Korporata e Investimeve” thuhet në ekstraktin e kompanisë së sapokrijuar. Krijimi…

Read More

Administrimi shtetëror i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga drejtësia po jep rezultate gjithnjë e më të prekshme në praktikë, me një rritje të ndjeshme të të ardhurave në muajt e fundit. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), si institucion përgjegjës për menaxhimin e këtyre pasurive, ka intensifikuar përpjekjet për të garantuar transparencë, ligjshmëri dhe efikasitet në funksionimin e subjekteve të vendosura nën administrim shtetëror. AAPSK po zhvillon paralelisht me inventarizimin e të gjitha pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, të cilat tashmë janë të gjitha të publikuara në faqen zyrtare të institucionit, edhe një…

Read More

Monopatina janë shndërruar në një problem serioz në rrugët e Tiranës. Këto mjete janë shtuar së tepërmi sidomos vitet e fundit, duke u shndëruar në një alternativë transporti përballë bllokimeve dhe vonesave në rrugët e Tiranës. Por drejtuesit e tyre nuk janë vetëm të padisiplinuar, por ata shkelin edhe rregullat e qarkullimit, pasi kalojnë jo pak herë edhe me të kuqe në semaforë. Kjo formë transporti, e cila ka dalë vitet e fundit, nuk është e rregulluar as me kod rrugor. Rasti i përplasjes së tre fëmijëve ditën e djeshme, ka hapur debatin dhe ka vendosur fokusin edhe të medias…

Read More

Hulumtimet e reja tregojnë se truri i njeriut ka një superfuqi që i mungon inteligjencës artificiale. Studiuesit nga Universiteti i Amsterdamit, në këtë studim të ri, zbuluan aktivizime unike të trurit që pasqyrojnë mënyrën se si mund t’i lëvizim trupat tanë në një mjedis. Vëzhgimi i imazheve Studimi shqyrtoi se çfarë ndodh në tru kur pjesëmarrësit shikonin foto të mjediseve të brendshme dhe të jashtme. Kjo u bë duke përdorur imazhe me rezonancë magnetike (MRI). Sipas gjetjeve, pjesëmarrësit shtypën një buton për të treguar nëse imazhi i ftonte ata të ecnin, të ngisnin biçikletë, të ngisnin makinën, të notonin, të…

Read More

Sot në Tiranë u zhvillua Konferenca Përmbyllëse e projektit “Toka Jonë”, një nismë novatore për ripërdorimin social të tokave të konfiskuara nga krimi i organizuar në Shqipëri. Projekti, i zbatuar nga COSV në partneritet me ANRD dhe CGM dhe në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), u financua nga Komisioni Evropian dhe është zbatuar që nga viti 2022 në zona rurale si Shijaku dhe Tirana. Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi rëndësinë strategjike që përfaqëson ky projekt për vetë misionin e agjencisë: “Projekti ‘Toka Jonë’…

Read More

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje banesash ose pasuri të tjera të paluajtshme. Stoku total i kredisë në fund të vitit 2024 rezulton 779.5 miliardë lekë, ku kredia për biznesin vijon të zërë peshën kryesore me 60.3%, ndërsa pjesa tjetër është kredia për individët. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në Raportin e Mbikëqyrjes për vitin 2024, rezulton se kredia “hua për pasuri të paluajtshme” “hua për blerje banesash” për individët, zë peshën më të madhe ndaj totalit të portofolit të…

Read More

Banka e Shqipërisë i ka kushtuar vëmendje të veçantë çështjes së pastrimit të parave dhe fokusi kryesor për këtë edhe gjatë vitit të kaluar kanë qënë zyrat e këmbimit valutor. Sipas të dhënave të Raporti të Mbikëqyrjes, në total, janë zhvilluar 48 ekzaminime me fokus rrezikun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, nga të cilat 37 janë kryer në zyrat e këmbimit valutor. Gjatë inspektimeve në zyrat e këmbimit valutor janë vërejtur një sërë shkeljesh dhe parregullsish, që kanë sjellë edhe vendosje gjobash nga ana e Bankës së Shqipërisë, konkretisht në 12 raste, ndërsa në 1 rast ka…

Read More