Author: gazetar_1
Në Stamboll u mbajt Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes, ku Shqipëria u përfaqësua me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila prezantoi progresin e bërë në fushën e transportit rrugor dhe aviacionit civil. Ajo vuri theksin në projektet ambicioze që vendi ka ndërmarrë në sektorin e porteve, duke theksuar se këto investime po e pozicionojnë Shqipërinë në një kategori të re të vendeve të zhvilluara në aspektin e ndërlidhjes infrastrukturore. Forumi shërbeu si një platformë e hapur për diskutimin e sfidave bashkëkohore me të cilat përballen qeveritë në fushën e transportit dhe ndërlidhjes multimodale.…
Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë Qeveria. Dekreti, i publikuar në Gazetën Zyrtare të shtunën, do të ndalojë pirjen e duhanit edhe jashtë bibliotekave, shkollave, pishinave, dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga duhanpirja pasive. Në dekret nuk janë përmendur cigaret elektrike, ndërsa ata që shkelin ndalesën do të përballen me gjobë prej 135 eurosh. “Duhani duhet të zhduket nga vendet ku ka fëmijë”, ka thënë Ministrja për Shëndet dhe Familje, Catherine Vautrin në maj, duke përmendur “të drejtën e fëmijëve për të thithur ajër të pastër”.…
Sipas informacioneve të të dyja palëve, Kina dhe SHBA kanë rënë dakord të heqin disa kufizime tregtare. Ministri i Tregtisë i SHBA, Howard Lutnick, konfirmoi në një intervistë me agjencinë financiare të lajmeve Bloomberg se marrëveshja me Kinën ishte nënshkruar. Sipas tij, Kina do të furnizojë SHBA me metale të rralla dhe SHBA do t’u japë fund kundërmasave të saj. Sipas Ministrisë së Tregtisë në Pekin, Kina do të shqyrtojë aplikimet për eksport për “produkte të kontrolluara” dhe do të miratojë ato që përputhen me rregulloret. Në këmbim, SHBA thuhet se do të heqë një sërë “masash kufizuese” kundër Kinës.…
Brenda këtij viti, sektorit bankar në vend pritet t’i shtohet edhe banka më e vjetër e Turqisë, e krijuar që prej kohës së Perandorisë Osmane. Burime nga Banka e Shqipërisë konfirmojnë për A2CNN se Banka Ziraat, pas aplikimit që ka bërë vitin e kaluar, ka plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe është gati të shërbejë në tregun shqiptar. Nga një vlerësim paraprak i bërë nga Banka e Shqipërisë duket se kushtet plotësohen, por një vendimmarrje përfundimtare pritet të merret gjatë vitit. Nëse kjo bankë fiton licencën në Shqipëri, bëhet e dyta me kapital turk në vendin tonë dhe licencimi…
Në një treg sigurimesh, i cili po pëson transformime të vazhdueshme, Sigma Vienna Insurance Group ka regjistruar një rritje të qëndrueshme dhe performancë shumë të mirë, duke konsoliduar pozicionin e saj si një nga kompanitë më të besueshme dhe me orientim afatgjatë në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar–maj 2025, Sigma ka realizuar1.18 miliardë lekë prime bruto të shkruara, me rritje + 6.23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar si dhe ka paguar 442 milionë lekë për dëmet, me rritje +3.43%, në një kohë kur totali i dëmeve në…
Tregu i sigurimeve ka vijuar rritjen e qëndrueshme të primeve edhe për muajin maj. Referuar shifrave të bëra publike nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat e kompanive të sigurimeve për 5 muajt e parë të vitit arritën në mbi 10 miliardë lekë, ose 7.6% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Rritje u shënua edhe sa i përket kontratave. Numri total i tyre në 5-mujor arriti në 609,763, ose 9.29% më shumë sesa vjet. Vijon ndërkohë rritja e dëmeve sa i përket sigurimit motorik, e cili mbetet dominues në tregun e sigurimeve. Sipas të dhënave, shoqëritë…
Visa, në bashkëpunim me Rpay, prezanton shërbimin e pagesave në kohë reale përmes kartave Visa të POK. Ky bashkëpunim sjell për përdoruesit një mënyrë të shpejtë dhe të pandërprerë për të dërguar dhe marrë para menjëherë, pa pasur nevojë të vizitojnë një degë fizike apo banka. Ky është një hap i madh në digjitalizimin e tregut dhe përmirësimin e transaksioneve financiare të përditshme—veçanërisht në një vend si Shqipëria, ku remitancat luajnë një rol të rëndësishëm. Vetëm remitancat hyrëse përbëjnë një volum tregu prej 1.2 miliardë dollarësh në vit. “Për të mbështetur familjet e tyre në Shqipëri, njerëzit zakonisht dërgojnë para…
Totali i aktiveve të grupit të SHKK-ve, në fund të vitit 2024, arrin në 16.21 miliardë lekë, me një rritje prej 1.1 mld lekësh ose 7.3% krahasuar me fundin e vitit 2023. Ndikimi kryesor vjen nga rritja e aktiveve të SHKK-ve të mëdha (Fed Invest, Alb-Progres dhe Alb Credit). Referuar të dhënat e publikuara në Raportin e Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë, numri i shoqërive të kursim-kreditit (SHKK) dhe unioneve të tyre nuk paraqet ndryshime gjatë vitit 2024. Në këtë grup subjektesh bëjnë pjesë 16 SHKK dhe 1 Union, nga të cilat vetëm 9 SHKK janë përfshirë në skemën e…
Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturës globale. Shkrirja e akullnajave, vdekjet nga nxehtësia dhe përhapja e sëmundjeve tropikale në Europën Qendrore e Veriore përbëjnë një alarm shëndetësor global. Përmbytjet në Spanjë dhe zjarret në Greqi kanë goditur rëndë komunitetet. Në BE, përmbytjet shkaktojnë 12 miliardë euro dëme në vit. Ndërkohë, ndotja e ajrit vret mbi 500 mijë njerëz në Europë çdo vit. Këto fakte përbëjnë një alarm të dytë për sigurinë e pronave. Përpara pasigurive në shtim, në pronë dhe shëndet, një nga masat më të rëndësishme që ndërmarrin vendet e zhvilluara për të përballuar dëmet klimatike dhe shëndetësore…
Duke nisur nga dita e sotme, deri në 10 gusht janë të hapura aplikimet për thirrjen e dhjetë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Të gjithë të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë në faqen online https://praktika.riniafemijet.gov.al/ Periudha e zhvillimit të praktikës do të jetë në muajt shtator-dhjetor 2025 dhe më tej, për ata të rinj që do të vlerësohen se do të përmbushin kriteret, institucionet shtetërore do të lidhin edhe kontrata punësimi me afat 1-vjeçar. Sipas vendimit të Qeverisë, kuota maksimale e aplikimit të të rinjve për këtë vit është deri në 600. Sipas vendimit, pas realizimit të…
