Author: gazetar_1
Ato që duhej të ishin pushime ëndrrash në Evropë po shndërrohet në një makth për mijëra turistë, pasi kontinenti po përballet me një goditje të dyfishtë – ndërprerje të gjera të fluturimeve dhe vala e të nxehtit ekstrem, sipas “Euronews”. Grevistët e trafikut ajror, veçanërisht në Francë, kanë shkaktuar qindra anulime dhe vonesa fluturimesh në kulmin e sezonit të udhëtimeve. Njëkohësisht, një valë e të nxehtit në fillim të verës ka përfshirë disa pjesë të Evropës jugore dhe qendrore, duke vënë në provë infrastrukturën dhe duke ndikuar në zonat turistike. Turistët në destinacione kryesore si Franca, Italia dhe Spanja po…
Një hetim penal i nisur ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe i shtrirë në një periudhë gjashtëmujore, ka zbuluar një skemë të dyshuar mashtrimi me përmasa të mëdha financiare, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje të mëdha ndër vite. Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka deklaruar për periudhën 2004–2024 një total shitjesh dhe eksportesh prej mbi 532 miliardë lekësh, por ka rezultuar çdo vit me humbje, duke shmangur në mënyrë sistematike pagesën e tatim-fitimit. Ndërkohë, janë deklaruar shpenzime të pretenduara që tejkalojnë të ardhurat, në një vlerë të përgjithshme prej…
Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi se për shkak të defektit në linjën e transmetimit që furnizon depon e Liqenit të Farkës, ka reduktim të furnizimit me ujë në disa zona. Sipas UKT, ka reduktim të furnizimit në Sauk në rrugën “Ramazan Begu”, Rruga e Elbasanit, Mjull-Bathore (Palush), Farkë e vogël (Lagjja Daxhit), Farkë e Vogël (Fshati i Ri), Farkë e Vogël – Rruga Tuneleve dhe Farkë e Vogël (Lagjja Saukbalve). UKT bën të ditur se skuadrat ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të kthyer gjendjen e furnizimit me ujë në normalitet sa më shpejt.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Instat në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 149,6 nga 142,8 që ishte në 2023, duke shënuar një rritje me 4,8 %. Po ashtu bëhet me dije se gjatë këtij viti, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rritje me 9,1 %, gjithashtu rritje ka shënuar edhe indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë. Indekset e çmimeve të prodhimeve bujqësore llogariten bazuar në standartet dhe rregullat e përshkuara në Manualin e Çmimeve të Produkteve Bujqësore të Eurostat. Çmimet mblidhen nga…
Banka e Shqipërisë ndërhyn sërish, duke ulur normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%, kjo ndikuar edhe nga disa nga treguesit, siç është inflacioni, i cili ka qenë rezistent në muajt e fundit. Guvernatori Sejko në fjalën e tij vlerësoi se përgjithësisht ekonomia ka performuar mirë, por risqet e ndikimeve nga turbulencat e tregjeve globale mbeten të pranishme. Fjala e plotë e Guvernatorit Sot, më 2 korrik 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare për tremujorin e dytë. Zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë vijuar të jenë…
Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE. Akuzat nga Brukseli kanë sjellë dorëheqjet e para. Kryeministri Mitsotakis është në defensivë. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u tregua çuditërisht i penduar fundjavën e kaluar: “Kemi dështuar”, shkroi ai në facebook dhe premtoi se do të luftojë edhe më fort korrupsionin, madje edhe kundër zyrtarëve të partisë së tij Nea Dimokratia (ND). Mitsotakis i referohej skandalit të fundit të keqpërdorimit të fondeve të BE në Greqi i cili po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Fjala është…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë për të dëgjuar problemet dhe idetë e tyre si dhe për të ngritur një urë të re bashkëpunimi në funksion të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në BE. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, “nuk është vetëm linja e re e kredisë që ka nevojë të shfrytëzohet maksimalisht dhe që rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar, por është edhe ‘Paketa e Maleve’, e cila është një tjetër instrument i ri i vënë në dispozicion të zhvillimit rural që përsëri rrezikon të mbetet e…
Ministria e Ekonomisë ka hartuar dhe publikuar për konsultim publik projektligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit, i përafruar në masë të gjerë me kuadrin ligjor të BE-së. Projektligji parashikon gjithashtu përmirësime në funksionimin e organeve administrative mbikëqyrëse dhe rritje të rolit të organizatave të konsumatorëve. Dispozitat për përfaqësimin kolektiv, përfshirjen në monitorim, aksesin në informim dhe bashkëpunimin ndërinstitucional synojnë të forcojnë ekosistemin institucional të mbrojtjes së konsumatorëve. Risia e ligjit është krijimi i një autoriteti përgjegjës për çështjet e mbrojtjes së konsumatorit, siç është Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Konsumatorit, thuhet në relacion. Problematikat e identifikuara kanë të bëjnë më së…
Thinking Machines Lab, startup-i i ri i Mira Muratit, ka tërhequr vëmendje për pagat jashtëzakonisht të larta që u jep specialistëve të teknologjisë. Para lançimit të produkteve, kompania po investon në ndërtimin e një ekipi elitar në fushën e inteligjencës artificiale. Thinking Machines Lab, startup-i shumë i përfolur i inteligjencës artificiale, i themeluar në fillim të këtij viti nga ish-drejtoresha kryesore e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, ka shpenzuar shumë para për talentet teknike përpara se të lançojë ndonjë produkt. Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit të saj teknik 450,000…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), festoi me krenari pesë vjet partneritet të suksesshëm me Wizz Air, një nga linjat ajrore me kosto të ulët më të mëdha në Evropë. Që prej hapjes së bazës së saj në Tiranë në vitin 2020, Wizz Air ka luajtur një rol kyç në zgjerimin e lidhjeve ajrore ndërkombëtare të Shqipërisë, duke e kthyer TIA-n në një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon. Për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm, u organizua një event i veçantë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Wizz Air, mediave, partnerëve institucionalë, Ambasadorëve të TIA dhe stafit të…
