Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Drafti, BSH vendos tavane për komisionet e kartave, tarifat e shkëmbimit kufizohen në 0.2% dhe 0.3%

17:17 - Qershor 22, 2026

TIA welcomes FlyOne Armenia and restores the direct connection with Yerevan

17:08 - Qershor 22, 2026

TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin

17:07 - Qershor 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin

17:07 - Qershor 22, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tirana International Airport (TIA) mirëpriti sot fluturimin inaugurues të FlyOne Armenia, duke shënuar nisjen e një partneriteti të ri dhe rikthimin e lidhjes direkte mes Shqipërisë dhe Armenisë.

Linja e re do të operojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët që lëvizin mes dy vendeve, si për qëllime turistike ashtu edhe biznesi.

Yerevani, kryeqyteti i Armenisë, rikthehet kështu në hartën e destinacioneve të aksesueshme direkt nga Tirana, duke forcuar më tej lidhjet rajonale dhe duke zgjeruar rrjetin ndërkombëtar të aeroportit.

FlyOne Armenia, pjesë e grupit ajror FlyOne, është një nga linjat ajrore me rritjen më të shpejtë në rajon. E njohur për rrjetin e saj në zgjerim dhe angazhimin për të ofruar udhëtime cilësore dhe të përballueshme, kompania vazhdon të zgjerojë praninë e saj në tregjet evropiane dhe të krijojë lidhje të reja ndërkombëtare.

“Jemi të lumtur të mirëpresim FlyOne Armenia në TIA dhe të shohim rikthimin e Yerevanit si destinacion direkt nga Tirana. Çdo linjë e re kontribuon në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe krijon mundësi të reja për pasagjerët tanë,” u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”,

“Nisja e fluturimeve direkte mes Jerevanit dhe Tiranës përbën një moment të rëndësishëm në zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit të destinacioneve të FLYONE ARMENIA. Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për udhëtarët armenë, duke kombinuar një kulturë të pasur, natyrë të mrekullueshme, mikpritje të ngrohtë dhe potencial të madh turistik. Jemi të lumtur t’u ofrojmë pasagjerëve tanë një mundësi të re dhe të përshtatshme për të zbuluar këtë vend unik, duke forcuar njëkohësisht lidhjet ajrore mes Armenisë dhe rajonit të Ballkanit,” tha Hayk Hakobyan, Drejtor Komercial i FLYONE ARMENIA.

Me këtë shtesë të re në rrjetin e saj, TIA vazhdon të zgjerojë ofertën e destinacioneve dhe të forcojë rolin e saj si porta kryesore ajrore e Shqipërisë drejt rajonit dhe botës.

Ekofin Media
Ekofin Media
fluturimin FlyOne Armenia TIA Tirana International Airport Yerevanin
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

TIA welcomes FlyOne Armenia and restores the direct connection with Yerevan

17:08 - Qershor 22, 2026

Pse Kina po ndërton në Tiranë një kompleks rezidencial me siguri të lartë

10:14 - Qershor 22, 2026

Bastet e paligjshme “zhduken” nga statistikat e prokurorisë, por jo nga rrugët e Tiranës dhe qyteteve kryesore

05:58 - Qershor 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Drafti, BSH vendos tavane për komisionet e kartave, tarifat e shkëmbimit kufizohen në 0.2% dhe 0.3%

gazetar_117:17 - Qershor 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka nxjerrë për konsultim publik projekt-rregulloren “Për tarifat e shkëmbimit për transaksionet…

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

15:31 - Qershor 22, 2026

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

13:12 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

10:49 - Qershor 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:17 - Qershor 22, 2026

Drafti, BSH vendos tavane për komisionet e kartave, tarifat e shkëmbimit kufizohen në 0.2% dhe 0.3%

15:31 - Qershor 22, 2026

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

13:12 - Qershor 22, 2026

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

Drafti, BSH vendos tavane për komisionet e kartave, tarifat e shkëmbimit kufizohen në 0.2% dhe 0.3%

17:17 - Qershor 22, 2026

TIA welcomes FlyOne Armenia and restores the direct connection with Yerevan

17:08 - Qershor 22, 2026

TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin

17:07 - Qershor 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter