Author: gazetar_1

Në një treg gjithnjë e më dinamik, ku pritshmëritë ndaj bizneseve për të përmbushur standarde mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) janë në rritje, OTP Bank Albania, pjesë e OTP Group, një nga grupet kryesore bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, konfirmon pozicionin e saj si një partner i palëkundur për bizneset që synojnë rritjen e qëndrueshme dhe përputhjen me normat evropiane dhe globale. Një dëshmi e prekshme e këtij angazhimi është vlerësimi më i fundit i dhënë për kompaninë Lajthiza Invest nga Grupi OTP, në kuadër të çmimeve prestigjioze “Business Excellence”, të ndara gjatë OTP Business Gala të mbajtur…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha sot se në fokus këtë muaj do të jetë lirimi i hapësirave publike. Pas takimeve në Vlorë një ditë me parë dhe sot në Tiranë me deputetët të qarkut dhe përfaqësues të Partisë Socialiste e pushtetit vendor, kreu i qeverisë përmes një videomesazhi në rrjetet sociale tha se hapësirat publike janë kthyer sot në hapësira ku ka shumë abuzime. Sipas Ramës, zaptimi i hapësirave publike po pengon seriozisht frymëmarrjen e qetë e të lirë të komunitetit në blloqet e banimit. Rama paralajmëroi se takimet do të zhvillojë takime edhe në Durrës, Fier, Elbasan e më pas…

Read More

Duke qenë se bashkitë mbajnë sisteme dhe baza të dhënash individuale për taksat dhe tarifat vendore, të cilat nuk ndërveprojnë me njera-tjetrën ose me tatimet qendrore, duke u bërë shkak edhe për problematika, Ministri i Financave ka nxjerrë një udhëzim, që ka në thelb krijimin e një regjistri për personat fizikë dhe juridikë që kanë detyrimin për të paguar taksat dhe tarifat vendore, sipas kategorisë së detyrimeve tatimore, përfshirë edhe përjashtimet apo lehtësimet fiskale për kategori të caktuara taksapaguesish. Sipas udhëzimit, që ka hyrë në fuqi, me publikimin e tij sot në Fletore Zyrtare, ky regjistër përfshin gjithë informacionin bazë…

Read More

Në një moment historik për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, MGallery Hotel nga Accor Group, pjesë e kompleksit Green Coast në Palasë, u inaugurua zyrtarisht më 30 qershor. Ky projekt madhor u realizua falë një partneriteti të fuqishëm ndërmjet Intesa Sanpaolo Bank Albania, Grupit BALFIN dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Intesa Sanpaolo Bank Albania ka luajtur një rol kyç në këtë zhvillim strategjik, duke mundësuar një financim prej 26 milionë euro, si pjesë e një pakete të bashkëfinancuar me BERZH, nëpërmjet Marrëveshjes për Ndarjen e Riskut, e cila mbulon deri në 50% të shumës së…

Read More

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me certifikimin prestigjioz “Vendi më i Mirë për të Punuar në Shqipëri” (“Best Place to Work – Albania 2025”). Ky vlerësim nuk është thjesht një çmim simbolik, por një certifikim ndërkombëtar, që rrjedh nga një proces rigoroz dhe objektiv, i cili analizon performancën e kompanisë në fusha kyçe si: Politikat e Burimeve Njerëzore, Lidershipi, paketa e benefiteve, kultura organizative, angazhimi i stafit dhe përgjegjësia sociale e korporatës. “Njerëzit janë në qendër të çdo gjëje që bëjmë” — kjo është filozofia që BKT ka ndjekur ndër vite. Ky certifikim dëshmon se përkushtimi i bankës ndaj mirëqenies, zhvillimit dhe…

Read More

Kërkesat e shtetasve të huaj për azil në vendin tonë shënuan rënie të ndjeshme vitin e kaluar, ashtu siç ranë edhe kërkesat për shtetësi shqiptare. Referuar të dhënave të Instat, në vitin 2024, rezultojnë 104 azilkërkues, duke shënuar rënie me rreth 60%, krahasuar me 261 azilkërkues në vitin 2023. Azilkërkuesit në Shqipëri sipas vendeve kryesore të origjinës: o Afganistani 27,9 %; o Siria 17,3 %; o Pakistani 10,6 %. Përqëndrimi i kërkesave për azil ka qënë në muajt mars, prill dhe qershor, ku janë bërë 57,7 % e aplikimeve të përgjithshme. Edhe fitimi i nënshtetësisë shqiptare ka shënuar ulje krahasuar…

Read More

Dogana shqiptare njofton se operacioni i ndërmarrë nga dega e doganës së Durrësit ka çuar në konfiskimin e 616 kolive me pije freskuese që mbanin mbishkrimin “Lemon Soda Dr Fruit”, për shkak të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale. Sipas njoftimit pas një sinjalizimi fillestar dhe kontrolleve të kryera mbi mallrat, strukturat e specializuara të Administratës Doganore Shqiptare, në bashkëpunim me përfaqësuesin ligjor të mbajtësit ekskluziv të markës “Lemon Soda” në Shqipëri, “Eurolab Internacional Grup shpk”, konstatuan se mbishkrimi “Lemon with Soda” ishte në thelb i padallueshëm nga marka e njohur tregtare “Lemon Soda”. Gjithashtu, Dogana bën me dije…

Read More

Franca është paralizuar nga greva e kontrollorëve të tranaportit ajror. Mbi 40% e fluturimeve janë prekur duke u shtyrë ose duke u anuluar. Kjo ka prekur edhe fluturimet nga Shqipëria. Për këtë arsye kompania ajrore low cost që operon me fluturme direkte me Parisin, Wizz Air ka nxjerr dhe një njoftim për pasagjerët. “Wizz Air informon pasagjerët e saj dhe publikun e gjerë se greva në vijim e kontrollorëve të trafikut ajror (ATC) në Francë, e cila është jashtë kontrollit tonë, po shkakton ndërprerje të operacioneve të fluturimeve në të gjithë territorin francez, përfshirë fluturimet që kalojnë nëpër hapësirën ajrore…

Read More

Rreth 40 për qind e fluturimeve u anuluan të premten në të gjitha aeroportet e Parisit dhe dhjetëra mijëra pasagjerë u detyruan të riorganizojnë planet në kulmin e sezonit veror të udhëtimeve, për shkak të një greve të kontrollorëve francezë të trafikut ajror që po kërkojnë kushte më të mira pune. Ndërprerjet nisën të prekin aeroportet në të gjithë Francën që të enjten dhe u intensifikuan të premten. Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil u kërkoi kompanive ajrore të anulonin 40 për qind të fluturimeve të së premtes në aeroportet Charles de Gaulle, Orly dhe Beauvais që shërbejnë Parisin, gjysmën e…

Read More

Shqipëria sot nuk është vetëm një atraksion i bukur turistik, por së fundmi në hartat e udhëtimeve ndërkombëtare, ajo po njihet gjithmonë e më shumë edhe për energjinë europiane të qyteteve të saj. Traditat artistike, kulturore, historike, sociale, etj, janë formësuar me një qasje të re, duke u përshtatur çdo vit e më shumë me trendet moderne digjitale. Në këtë kontekst u realizua edhe projekti veror, më i madh i vitit, #Paywithcard, mes dy brandeve Credins bank dhe liderit global Mastercard, duke sjellë një eksperiencë unike. Me një strategji të veçantë që ndërlidh individin, inovacionin dhe përfitimin real, #Paywithcard ishte…

Read More