Author: gazetar_1

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Qeveria gjermane i konfirmoi njoftimet për përdorimin e kloropikrinës, një lëndë kimike luftarake që dëmton mushkëritë. Në përqendrime të larta në hapësira të mbyllura kloropikrina, e cila është përdorur edhe gjatë Luftës I Botërore, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Përdorimi i gazit lotsjellës dhe i armëve të tjera kimike nga Rusia në luftën në Ukrainë, përbën shkelje të rëndë marrëveshjes për ndalimin e përdorimit të lëndëve kimike,  tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius. Rrezik edhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama reagoi sërisht sot në platformën X, lidhur me situatën e bllokimit të trotuareve dhe rrugëve në qytetin e Vlorës. Kryeministri ndau disa foto të një biznesi, ndërsa tha se “ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë””. Sipas kreut të qeverisë, “kategoria “Pergolatë”, i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta”. Kryeministri cilësoi në postim se “halli me këto “pergolatat” vlonjate është…

Read More

Policia Bashkiake e Tiranës iu ka bërë thirrje tregtarëve ambulantë që të respektojnë urdhrat ligjorë dhe të zhvendosin aktivitetin në tregjet publike të qytetit. Në të kundërt sipas Policisë Bashkiake “do të ndërmerren të gjitha masat ndëshkuese të parashikuara në legjislacionin në fuqi”. “Shëndeti publik dhe rendi qytetar janë përparësi!”, thekson policia bashkiake. Siç njoftoi Policia Bashkiake sot “gjatë kontrolleve të përditshme në territorin e Tiranës, strukturat e Policisë Bashkiake kanë konstatuar praninë e tregtarëve të palicensuar në rrugë, trotuare dhe hapësira publike. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme sensibilizuese dhe masave të marra, një pjesë e tyre vijojnë të ushtrojnë aktivitet…

Read More

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në platformën X lidhur me situatën e bllokimit të trotuareve dhe rrugëve në kryeqytet. Rama ndau disa foto nga një situatë të cilën ai e cilësoi si klasike “toke të xanun” në Tiranë. “Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale…

Read More

Në kryeqytetin e Kosovës, dhjetëra mijëra banesa janë të banuara, por pa dokumentin më të rëndësishëm ligjor: certifikatën e përdorimit. Kjo mungesë, që prek mbi 85 për qind të ndërtimeve të larta, i lë banorët në pasiguri juridike. Që pesë vjet, Besim Shala dhe familja e tij 4-anëtarëshe jetojnë në një banesë në katin e pestë të një ndërtese në lagjen Rruga B në Prishtinë, por, as sot e kësaj dite, ai nuk është pronar ligjor i saj. Shala e ka blerë banesën në fillim të vitit 2020 për rreth 80 mijë euro dhe ka nënshkruar kontratën me investitorin te…

Read More

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë, në bashkëpunim me strukturat e policisë së shtetit, ka nisur kontrollet, sidomos në bizneset turistike, në zonat bregdetare, por edhe ato malore, për të goditur vjedhjen e energjisë. OSSH njofton se, në kuadër të zbatimit të ligjit kundër informalitetit, si dhe masave tekniko-organizative për të siguruar një furnizim normal me energji, strukturat e institucionit po kryejnë kontrolle të shtuara ndaj subjekteve me risk për abuzim me energjinë elektrike. Gjatë muajit të fundit është ushtruar kontroll në rreth 1500 subjekte. Nëntë subjekte janë proceduar në Policinë e Shtetit për shkelje të ligjit të energjisë,…

Read More

Udhëtarët e Dubait së shpejti mund të kenë një mënyrë të re për të anashkaluar trafikun: taksitë ajrore. Joby Aviation kreu fluturimin e parë provë të taksisë së saj ajrore plotësisht elektrike në Emirate këtë javë, një moment i rëndësishëm në përpjekjet e qytetit për të integruar transportin ajror në rrjetet ekzistuese të lëvizshmërisë që vitin e ardhshëm. Joby shpreson që taksitë e saj ajrore do të lehtësojnë presionin mbi transportin tokësor ekzistues dhe do t’u ofrojnë udhëtarëve një alternativë më të shpejtë, ndërsa Dubai përballet me mbingarkesë në rritje. “Ne duam të ndryshojmë mënyrën se si njerëzit udhëtojnë,” tha…

Read More

SHBA-të kanë paralajmëruar se mund të vendosin tarifa prej 17% mbi eksportet e ushqimit dhe fermave të BE-së, zbuloi një diplomat i BE-së të premten, sipas një raporti të Reuters. Ky kërcënim i ri vjen ndërsa negociatat intensifikohen përpara afatit të Presidentit Trump më 9 korrik për të vendosur tarifa prej 50% për të gjitha mallrat e BE-së. Aktualisht, produktet e BE-së përballen me tarifa bazë prej 10%, me tarifa më të larta për makinat (25%) dhe çelikun/aluminin (50%). Sekretari i Thesarit Scott Bessent konfirmoi se negociatat e fundjavës do të vazhdojnë, ndërsa Trump planifikon t’u dërgojë letra përfundimtare tarifash…

Read More

Ndryshimet klimatike janë bërë një realitet i përditshëm që godet bujqësinë shqiptare me pasoja të rënda. Stuhitë, breshëri, zjarret dhe sëmundjet e kulturave po rrezikojnë çdo vit prodhimin dhe të ardhurat e fermerëve në të gjithë vendin. Situata paraqitet ndryshe në çdo zone, nga jugu në veri dheanasjelltas, por pasiguria është e përbashkët për të gjithë: një investim i madh që mund të humbasë brenda pak minutash. A mund të mbrohen këto rreziqe? Po, dhe zgjidhja qëndron te sigurimi bujqësor. Shoqëritë e sigurimit, si SIGAL, kanë marrë këtë sfidë si një nga misionet e tyre më të rëndësishme. Sigurimi i…

Read More

Në 10 janar 2025 në Shqipëri është importuar kallamar nga Italia, i cili përbën rrezik për shëndetin e konsumatorëve, sepse përmban kadmium. Kadmiumi është një metal i rëndë dhe toksik, që mund të grumbullohet në organizëm dhe me  kalimin e kohës shkakton dëme në veshka, mëlçi dhe sistemin nervor. Ekspozimi i zgjatur mund të rrisë gjithashtu rrezikun për sëmundje kronike. Prezenca e metalit toksik në kallamar është zbuluar pas kontrolleve të kryera në Itali dhe më pas është njoftuar edhe vendi ynë për të larguar nga tregu sasinë e importuar. Pas informacionit që televizioni “Ora News” i kërkoi Agjencisë Kombëtare të…

Read More