Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sigurimi bujqësor përballë sfidave klimatike. SIGAL mbrojtje për të gjithë fermerët

16:25 - Korrik 4, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndryshimet klimatike janë bërë një realitet i përditshëm që godet bujqësinë shqiptare me pasoja të rënda.

Stuhitë, breshëri, zjarret dhe sëmundjet e kulturave po rrezikojnë çdo vit prodhimin dhe të ardhurat e fermerëve në të gjithë vendin.

Situata paraqitet ndryshe në çdo zone, nga jugu në veri dheanasjelltas, por pasiguria është e përbashkët për të gjithë: një investim i madh që mund të humbasë brenda pak minutash.

A mund të mbrohen këto rreziqe?

Po, dhe zgjidhja qëndron te sigurimi bujqësor. Shoqëritë e sigurimit, si SIGAL, kanë marrë këtë sfidë si një nga misionet e tyre më të rëndësishme.

Sigurimi i produkteve bujqësore

CEO i SIGAL, z. Avni Ponari, në lidhje me rolin e kompanive të sigurimit në këtë drejtim për TOP NEWS u shpreh:

“Shoqëritë e sigurimeve e kryejnë këtë mision. Ky është një nga misionet më të rëndësishme dhe që i japin mundësinë çdo fermeri të ketë të mbuluar rreziqet dhe të jetë i kompensuar financiarisht për dëme të cilat mund të ndodhin. Kjo fillon që nga lulëzimi i produkteve deri te prodhimi i tij.”

 

Përmes produkteve të posaçme të sigurimit për sektorin bujqësor, kompanitë e sigurimit në Botë dhe SIGAL në Shqipëri,u japin mundësi fermerëve të mbulojnë rreziqet që nga lulëzimi i bimëve e deri te prodhimi përfundimtar.

Ky sigurim ofron mbrojtje për dëmet që shkaktohen nga faktorë klimatikë dhe natyrorë, gjithmonë nëse fermeri ka kryer të gjitha shërbimet e nevojshme bujqësore.

Qindra fermerë në të gjithë Shqipërinë tashmë janë mbrojtur përmes SIGAL-it dhe kanë përfituar kompensime të rëndësishme që i kanë ndihmuar të vijojnë punën pa u thyer financiarisht.

SIGAL është e pranishme në çdo qytet dhe zonë rurale nëShqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Fermerët janë të ftuar të afrohen në zyrat e saj dhe të informohen për produktet që u përshtaten sipas zonës dhe kulturës bujqësore që punojnë.

Rreziqet

Në Korçë, për shembull, ku rreziku nga breshëri është i lartë, sigurohen mollët dhe frutat e tjera.

Në zonat bregdetare, ullinjtë janë të mbrojtur jo vetëm nga zjarret por edhe nga rreziqet gjatë prodhimit.

E njëjta gjë vlen për vreshtat në veri dhe çdo kulturë tjetër që fermerët kërkojnë të mbrojnë.

Kostot e ulëta të sigurimit bujqësor

Kostoja e sigurimit është shumë e ulët në raport me përfitimin – vetëm 3 deri në 6 për qind e investimit.

Këtë e thekson edhe z. Ponari në prononcimin e tij për “Top News”:

“SIGAL ka vite që mbulon me shumë sukses dhe ka me dhjetra klientë të cilët ofrohen dhe kanë marrë sigurimin e duhur duke u krijuar mundësinë atyre që të kompensohen financiarisht … Çdo gjë që krijojmë me duart tona në fushën e bujqësisë është e mbuluar, dhe në çdo zyrë kudo në territorin e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut SIGAL është prezent – mund të afroheni aty dhe të merrni shërbimin e duhur. Vlera e sigurimit nuk është e lartë; ajo përbën vetëm 3–6% të investimit të fermerit, një shpenzim i papërfillshëm krahasuar me atë që do të përfitohet në fund të sezonit.”

Në fund të sezonit, kjo përqindje kthehet në një mburojë financiare që shpesh bën diferencën mes mbijetesës dhe falimentimit.

Edhe kultura si gruri dhe misri përfshihen në sigurim. Fermerët mund të kompensohen nëse sasia e prodhuar është më e ulët nga sa ishte planifikuar për shkak të kushteve natyrore. SIGAL garanton kompensim për diferencën midis prodhimit të arritur dhe prodhimit të dakordësuar.

Ky sigurim është një domosdoshmëri për çdo fermer që kërkon të mbrojë mundin e tij. Shpresa është që dëmet të jenë sa më të pakta, por përballja me realitetin e klimës kërkon masa konkrete. SIGAL qëndron pranë fermerëve për t’i ndihmuar në çdo hap të këtij rrugëtimi të pasigurt.

FJALA E SIGURT:

SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh. 

Ekofin Media
Ekofin Media
avni ponari breshëri bujqësia ndryshimet klimatike rreziqet sigurimi zjarret
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

gazetar_112:25 - Korrik 22, 20260

Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 133/2013…

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026

Pajisjet mjekësore me pasaportë sigurie, rregulla të reja për cilësinë dhe gjurmueshmërinë

12:17 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:21 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter