Author: gazetar_1
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes rrjeteve sociale publikoi sot kalendarin e procedurave për aplikimin në universitete për vitin akademik 2025-2026. Manastirliu bën me dije se procesi i aplikimit dhe regjistrimit realizohet online në portalin universitar “U-Albania”. Sipas kalendarit të publikuar, faza e parë nis më 8 korrik dhe mbaron në 28 korrik dhe është faza e pagesave të tarifave. Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot tha se nuk do të vendoset taksë për beqarët dhe se ju kërkon falje të gjithë atyre që ashtu e kanë kuptuar. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas seancës së Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së për deklaratën e tij se do të vendoset taksë për beqarët, tha se qëllimi ka qenë të provokohet debat publik për shkak se është i shqetësuar për gjendjen demografike në vend. Mickoski më 4 korrik në debatin “Trendet demografike, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme” tha se Qeveria po shqyrton futjen e taksave shtesë për qytetarët beqarë…
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë gati projektvendimin për rivlerësimin e pagave të periudhës përpara vitit 1993 për qytetarët që dalin në pension nga janari i 2025-ës. Në dokumentin që pritet të kalojë shumë shpejt për miratim në qeveri, është miratuar koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësuar që është caktuar 13.397, çka do të sjellë një rritje mesatare prej 8.6% të bazës së vlerësuar për llogaritjen e pensioneve, duke ndikuar drejtpërdrejt në përfitimet e reja për rreth 40 mijë qytetarë, që do të aplikojnë për pension deri në fund të vitit 2025. Rivlerësimi përfshin jo vetëm pagën maksimale, e…
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se prej ditës së sotme, 7 korrik, janë hapur regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta për vitin e ri shkollor. Procesi do të kryhet në platformën digjitale e-Albania dhe do të jetë i disponueshëm deri më 31 gusht 2025. Ky afat i zgjatur synon t’u japë të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë mundësinë për të regjistruar fëmijët në një kohë të përshtatshme për ta, pa pasur nevojë për radhë apo dokumente fizike. Regjistrimi online është tashmë një procedurë e konsoliduar që synon të lehtësojë shërbimet publike për qytetarët dhe të…
Ndërkohë që investimet e huaja direkte kanë njohur rritje në vitet e fundit, duke arritur në 2024 shifrën prej 1.58 miliardë euro dhe në anën tjetër edhe bizneset vendase kanë nevojë për më shumë mbështetje për të dalë dhe konkurruar në tregjet evropiane, Qeveria ka vendosur të rrudhë buxhetin jo vetëm sa i përket tërheqjes së investimeve, por edhe mbështetjes së bizneseve vendase. Në ndryshimet e ndërmarra në strategjinë “Për zhvillimin e biznesit dhe investimeve 2021-2027”, të nxjerra në konsultim publik, bie në sy ulja e kostove indikative, në të trija shtyllat, duke llogaritur periudhën e mbetur, 2025-2027. Në total…
Elon Musk thotë se ka krijuar një parti të re politike “Partinë Amerikane”. Kjo vjen pas mosmarrëveshjes së tij publike me Presidentin republikan Donald Trump. Të premten, miliarderi pyeti në platformën që ai zotërinj, X nëse duhet të krijohet një parti e re politike në SHBA. Të shtunën në mbrëmje ai shkroi në të njëjtën platformë: “Me një faktor 2 me 1, ju doni një parti të re politike dhe do ta keni atë! “Kur bëhet fjalë për falimentimin e vendit tonë me shpërdorim dhe ryshfet, ne jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në demokraci. Sot, Partia Amerikane është formuar…
Këto janë macet që i kanë hapur probleme me autoritetet strehueses së tyre, Irinit. 82-vjeçarja jeton në Tiranë dhe ushqen jo vetëm macet e saj por edhe të braktisura, por një përkushtim i tillë, nuk është pritur mirë nga Agjencia e Mbrojtjes së konsumatorit në bashkinë e Tiranës që e ka gjobitur të moshuarën me 10 mijë lekë. Kundërvajtja që ka kryer Irini është ndotja akustike, e ndaj me këtë arsyetim ajo është urdhëruar në fletën e gjobës “Ti largojë menjëherë macet”. Beteja e të moshuarës që refuzon të paguajë gjobën e të heqë dorë nga macet, ka përfunduar në…
Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Qeveria gjermane i konfirmoi njoftimet për përdorimin e kloropikrinës, një lëndë kimike luftarake që dëmton mushkëritë. Në përqendrime të larta në hapësira të mbyllura kloropikrina, e cila është përdorur edhe gjatë Luftës I Botërore, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Përdorimi i gazit lotsjellës dhe i armëve të tjera kimike nga Rusia në luftën në Ukrainë, përbën shkelje të rëndë marrëveshjes për ndalimin e përdorimit të lëndëve kimike, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius. Rrezik edhe…
Kryeministri Edi Rama reagoi sërisht sot në platformën X, lidhur me situatën e bllokimit të trotuareve dhe rrugëve në qytetin e Vlorës. Kryeministri ndau disa foto të një biznesi, ndërsa tha se “ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë””. Sipas kreut të qeverisë, “kategoria “Pergolatë”, i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta”. Kryeministri cilësoi në postim se “halli me këto “pergolatat” vlonjate është…
Policia Bashkiake e Tiranës iu ka bërë thirrje tregtarëve ambulantë që të respektojnë urdhrat ligjorë dhe të zhvendosin aktivitetin në tregjet publike të qytetit. Në të kundërt sipas Policisë Bashkiake “do të ndërmerren të gjitha masat ndëshkuese të parashikuara në legjislacionin në fuqi”. “Shëndeti publik dhe rendi qytetar janë përparësi!”, thekson policia bashkiake. Siç njoftoi Policia Bashkiake sot “gjatë kontrolleve të përditshme në territorin e Tiranës, strukturat e Policisë Bashkiake kanë konstatuar praninë e tregtarëve të palicensuar në rrugë, trotuare dhe hapësira publike. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme sensibilizuese dhe masave të marra, një pjesë e tyre vijojnë të ushtrojnë aktivitet…
