Author: gazetar_1
Ditët e fundit qeveria ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga bizneset, fokusuar kryesisht në bashkitë bregdetare, por edhe gjerë. Por si janë të ardhurat që bashkitë në vend mbledhin nga tarifat vendore për zënien e hapësirave publike? Të dhënat zyrtare nga raporti i financave vendore për vitin 2024 të analizuara nga SCAN TV tregojnë se niveli i të ardhurave nga tarifa vendore për zënien e hapësirave publike është rritur ndjeshëm nga viti në vit, gjë që nuk ka ardhur vetëm nga niveli i tarifës, por edhe nga rritja e sipërfaqeve të zëna të këtyre hapësirave nga…
Sipas të dhënave të bëra publike nga Instat, është shënuar një rënie në sasinë e qumështit të grumbulluar përgjatë vitit 2024. Gjatë vitit të kaluar sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar arriti rreth 95 mijë tonë, rënie prej 6,6%, krahasuar me vitin 2023. Struktura e qumështit paraqitet; Edhe pse përbën pjesën më të madhe me 75 mijë tonë, qumështi i lopës shënoi një rënie prej 6,5%. Qumështi i deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7%, ndërsa qumështi i dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%. Prodhimi i qumështit për konsum Nga sasia…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar një procedim penal në lidhje me kontratën koncesionare për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Ky procedim ndodhet aktualisht në fazën e hetimeve paraprake sqaron SPAK për mediat. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncensionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në në fazën e hetimeve paraprake”. Kontrata e dhënë në formë koncesioni konsiston në bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit që përbëhet nga Mabco Constructions SA, biznes ky në 100 të aksioneve në pronësi të…
Kryeministri Edi Rama reagoi sot për aksionin e lirimit të hapësirave publike, si dhe lajmëroi nisjen e një reforme të re ligjore të kontrollit të zhvillimit të territorit. Rama u shpreh në një postim në platformën X se, toleranca ndaj “tokave të xanuna” në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit. Kryeministri shtoi se ka nisur puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të…
Nga 27 qershori janë hapur aplikimet për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje të rinjve të aplikojnë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. “Mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publik”, shkruan Rama. Kreu i qeverisë bën me dije se ky program ofron: ✅ 600 vende praktike në administratë dhe institucione publike ✅ Trajnim i dedikuar nga ASPA ✅ Kompensim financiar gjatë praktikës ✅ Mundësi kontrate pune 1-vjeçare për 250 praktikantë Po ashtu, praktika zhvillohen në një periudhë kohore…
Qytetet e vogla italiane po ofrojnë shtëpi për vetëm 1 euro, në përpjekje për të ringjallur komunitetet që po përballen me shpopullim të thellë dhe rënie ekonomike. Iniciativa, e njohur si programi i “shtëpive 1 euro”, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare duke ofruar mundësi për individët që kërkojnë një fillim të ri në fshatra të qetë mes kodrave italiane. Programi u bë i njohur për herë të parë në vitin 2008 në Salemi të Siçilisë, kur kryebashkiaku i atëhershëm, Vittorio Sgarbi, vendosi të shesë shtëpi të braktisura për një çmim simbolik, në mënyrë që të tërhiqte investitorë të huaj dhe të…
Në fund të vitit 2024, në Gjermani jetonin gati 83.6 milionë njerëz – më shumë se kurrë më parë. Krahasuar me vitin e kaluar, popullsia u rrit me 121,000 njerëz, ose me 0.1 përqind, sipas njoftimit për shtyp të Zyrës Statistikore gjermane Destatis. Megjithatë, rritja u ngadalësua, sepse një vit më parë ajo arriti në 338,000 njerëz të tjerë, ose 0.4 përqind. Edhe pse një shifër prej rreth 84 milionë banorësh ishte publikuar tashmë në vitin 2022, regjistrimi i popullsisë i të njëjtit vit – një anketë e madhe statistikore që përfshin numrin e banorëve – tregoi se vlerësimi i…
Viti 2024 ishte një vit shumë i vështirë për sektorin energjetik në vend, konfirmuar kjo edhe nga shifrat e raportuara nga vetë ndërmarrjet shtetërore të sektorit, të pasqyruara në raportin e Ministrisë së Financave për Buxhetin Faktik 2024. Sektori ka shënuar një rënie të ndjeshme të fitimeve dhe performancës financiare si pasojë e kushteve jo të favorshme meteorologjike në vend gjatë tremujorit të fundit të vitit dhe rënies së prurjeve në kaskadën e Drinit, që ka ulur nivelin e prodhimit të energjisë vendase nga KESH sh.a. përgjatë 2024. Sipas të dhënave, niveli i basenit të Fierzës deri në muajin Dhjetor…
Megjithëse buxheti i vitit 2024 u ndryshua tre herë përmes akteve normative, për të realizuar rialokime fondesh në projektet me ecurinë më të mirë, përsëri investimet publike ngecën, duke shënuar një nivel të ulët realizimi. Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Financave, shpenzimet kapitale për vitin e kaluar, përfshirë edhe Fondin e Rindërtimit, ishin rreth 115.4 miliardë lekë, me një realizim prej 87.3% të planit vjetor të ndryshuar me aktin normativ të dhjetorit. Rezulton se shpenzimet e buxhetit për investime publike gjatë vitit të kaluar ishin 3.1% më pak se në vitin 2023, ose rreth 3.7 miliardë…
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se “raporti i OECD për sektorin energjetik, është një tjetër vlerësim për rezultatet e arritura dhe reformat që kemi ndërmarrë për fuqizimin e sektorit”. Organizata ndërkombëtare për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik OECD ka vlerësuar Shqipërinë për rezultatet e arritura dhe reformat në sektorin energjetik. Sipas zv./kryeministres njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vendi ynë ka rezultuar se ofron mbështetjen më të lartë për furnizimin me energji për shtresat në rajon në Ballkan, teksa renditemi si vendi me prodhimin më të lartë të energjisë së rinovueshme. Balluku vlerësoi…
