Author: gazetar_1
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi nisjen e dy linjave të reja direkte të operuara nga Transavia: Nantes–Tiranë dhe Bordeaux–Tiranë. Këto linja sezonale forcojnë më tej partneritetin mes TIA-s dhe Transavia-s dhe hapin mundësi të reja për turizmin, si në drejtim të Shqipërisë, ashtu edhe sa i përket tregut francez. Ceremonia e inaugurimit u zhvillua sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me mbërritjen e fluturimit të parë nga Nantes, i cili përfaqësoi simbolikisht nisjen e të dy destinacioneve. Ceremonia vijoi me prerjen simbolike të shiritit të inaugurimit, në prani të përfaqësuesve të TIA-s dhe Transavia-s. Fluturimet drejt të dy destinacioneve…
Një projekt masiv që parashikon rreth 90 mijë metër katror ndërtim do ta shndërrojë bregdetin e Vlorës në një koktejl kullash me ngjyra. Projekti është hartuar nga studio arkitekturore Oppenheim për llogari të kompanisë Feniks Konstruksion. I vendosur në një kryqëzim midis qytetit të vjetër, Pyllit të Sodës dhe një marine të ndërtuar rishtazi, projekti është pagëzuar me emrin Vlore Beach Urban Development. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 20,465 metrash katrorë dhe shton 89,320 metra katrorë ndërtime të reja. Sipas Oppenheim, në zemër të projektit është një shëtitore qendrore për këmbësorë që shtrihet nga bulevardi në plazh, e menduar…
Komisioni i Konkurrencës ka ndëshkuar me gjobë, vlera e së cilës nuk specifikohet, dy kompani, AGNA SHA, kompani e njohur shqiptare në pronësi të vllezërve Naçi dhe INTER STOCK SHPK, kompani veshjesh nga Kosova, pasi kanë njoftuar jashtë afateve ligjore krijimin e kompanisë së përbashkët INTER STOCK Albania SHPK, e cila do të merret me tregtimin e produkteve të veshjeve të ndryshme dhe këpucëve të të gjitha llojeve edhe në Shqipëri. Shoqëria AGNA SHA në një reagim për ekofin.al ka specifikuar se gjoba e vendosur ndaj saj ka qenë në vlerën 100 Euro. Në vendim, Konkurrenca informon se palët kanë…
Nga Dr. Majlinda Bregu “Çfarë mbetet nga jeta kur iluzionet zhduken? Përgjegjësia.” Imre Kertész, Nobelist hungarez me një saktësi që të ndjek pas, ka shtruar një nga pyetjet më thlebësore për këdo që do të marrë seriozisht zgjidhjen e një problemi. Sot, më duket se kjo pyetje retorike jehon shumë përtej letërsisë. Padyshim mund të jetë një pyetje për cdo politikan, ekonomist, ëndrrimtar apo anarkist. Përse po e risjell në këto ditë vape mbytëse? Sepse një nga iluzionet më të rrezikshme rreth ndryshimeve të motit qe ndjejmë të gjithë, është mendimi se këtë se kemi ne në dorë. Është një…
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, AmCham, ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, duke vënë në dukje disa nga problematikat që rrezikojnë mbarëvajtjen e një sezoni të suksesshëm turistik në Shqipëri. AmCham thekson fillimisht se duhet përmendur impakti pozitiv i aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritja e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendenca në rritje të fluksit të turistëve të huaj. Por, në mbështetje të këtij sektori, – nënvizon AmCham, – ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në…
Shpenzimet buxhetore për programin e transportit rrugor parashikohet të pësojnë rritje gjatë 3 viteve të ardhshëm. Sipas programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, për vitin 2025 fondet e buxhetit për financimin e këtij programi ishin 33.48 mld lekë, ndërsa për vitin 2026 parashikohet rritje me 2 mld lekë, duke arritur në 35.48 mld lekë. Për vitin 2027 shpenzimet buxhetore për transportin rrugor parashikohet gjithashtu të rriten, duke shkuar në 37.95 mld lekë, ndërkohë që për vitin 2028 tendenca është në rënie në raport me 2027-ën, por në krahasim me vitin aktual shpenzimet parashikohen të jenë në rreth 36 mld lekë apo 2.6…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, përveç ndërtimeve pa leje dhe masave të marra për shkrimin e gjithë zinxhirit drejtues të policisë së Shkodrës foli edhe për parkimin e dyfishtë në rrugë, duke theksuar se nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Tashmë, Proda thotë se parkimin e dyfishtë do të trajtohet si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal, i cili parashikon dënim me gjobë…
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurën e tenderit me vlerë 106 milionë lekë për rehabilitimin e ish-godinës së Institutit të Studimeve Teknologjike të Ndërtimit (ISTN) në kryeqytet për ta shndërruar atë në “Inkubatorin e Biznesit në Arkitekturë dhe Ndërtim në Tiranë”. “Inkubatori i Biznesit në Arkitekturë dhe Ndërtim në Tiranë” ndodhet pas Institutit te ndertimit dhe Agjencise Kombetare te Planifikimit te Territorit, ne rrugen Muhamet Gjollesha. Projekti përqendrohet në rehabilitimin e objekteve ekzistuese të ish-ISTN dhe rrethinës së tij, duke e transformuar atë në një qendër inovacioni. Qëllimi është jo vetëm të krijohen ambiente moderne për kërkim dhe zhvillim,…
Raporti i kredive me probleme në sektorin bankar ka shënuar një rritje të lehtë për muajin maj. Referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, ky tregues është rritur në 4.12, krahasuar me 4.02 që ishtë në muajin paraardhës, duke u rikthyer në të njëjtin nivel që ishte në nisje të këtij viti. Në përgjithësi, raporti i kredive me probleme kundrejt totalit të kredive ka ardhur në rënie, duke prekur shifrat më të ulëta historike, ndikuar edhe nga performanca e mirë ekonomike. Ndikuar në uljen e kredive me probleme ka patur edhe rritja e fortë e kreditimit,…
Transformimi, zhvillimi, apo siç quhet “rijetëzimi” i stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, do të realizohet bazuar në projektin e studios belge “51N4E + Plan Comun”, që u shpall fituese në një konkurs të zhvilluar në vitin 2023. Në atë rast, Qeveria ngarkoi Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zbatimin e idesë arkitekturore të studios për të transformuar stadiumin, por me shumë mundësi për mungesë fondesh projekti nuk mundi të zbatohej. Ekofin.al sjell gjithashtu maketet e projektit të studios belge, që tashmë do të duhet të implementohen nga ato subjekte private që do të shpallen fituese për zhvillimin e pronës. Tashmë, pas…
