Author: gazetar_1
Shtyhet afati për dorëzimin online në sistemin e tatimeve të dokumenteve të nevojshme në funksion të zbatimit të marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë. Sipas urdhrit të mëparshëm të ish-ministrit të Financave, Ervin Mete, “administrata tatimore merr masa që brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, të ofrojë për tatimpaguesit mundësinë e dorëzimit të dokumentacionit nëpërmjet sistemit elektronik dhe ngarkimit të dokumenteve të kërkuara.” Duke qënë se nuk është arritur ende zhvillimi i sistemit për të mundësuar ngarkimin e të gjithë setit të dokumenteve online, Ministri aktual i Financave Malaj ka shtyrë afatin për në 1 janar 2026. Në…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me GIZ, organizoi sot në Tiranë workshopin “Crypto Currencies and Virtual Assets”, Kriptovalutat dhe Asetet Virtuale, me fokus te kriptoasetet dhe menaxhimi i tyre në kuadër të proceseve të sekuestrimit dhe konfiskimit. Ky aktivitet trajnues, i zhvilluar me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë si Richard Strike dhe Andrew Tennant, synoi të rrisë kapacitetet e stafit të AAPSK-së dhe administratorëve të përfshirë në menaxhimin e pasurive dixhitale, përfshirë mënyrat e gjurmimit, sekuestrimit dhe ruajtjes së sigurt të kriptoaseteve. Trajnimi përfshiu tema thelbësore si ndryshimi mes valutave tradicionale (FIAT) dhe kriptovalutave,…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se bashkitë që përballen me vështirësi financiare duhet të hartojnë dhe miratojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura deri më 20 korrik. Sipas tij, çdo plan duhet të miratohet në këshillin bashkiak përkatës dhe më pas të dorëzohet pranë Ministrisë së Financave. Më tej, Ministria do të ndjekë zbatimin e shlyerjes së detyrimeve brenda një afati 12-mujor. “Bashkitë me vështirësi financiare duhet të përgatisin edhe planet e rehabilitimit financiar, të cilat po ashtu duhet të miratohen deri më 20 korrik dhe t’i kalohen Ministrisë së Financave për komente dhe rekomandime”, u shpreh…
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët tha se të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen. “Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve të PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë. Shpresoj që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar”, u shpreh Rama. Këtë të premte gjatë takimit për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat ndaj kryebashkiakëve për funksionimin e strukturave. Rama…
Kryeministri Edi Rama tha sot nga Durrësi, gjatë një takimi me krerët e Bashkive se çmimet e reja të referencës pritet të publikohen për pak ditë, ku për herë të parë do të futet koncepti i taksës më të lartë për shtëpinë e dytë. Rama tha se kjo do të shtojë të ardhurat tek bashkitë bregdetare, ku shumë qytetarë kanë shtëpitë e dyta. “Punë ditësh dalin çmimet e reja të referencës, taksa për shtëpinë e dytë dot ë jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që Bashkitë, sidomos ato të bregdetit do të kenë një të ardhur…
Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët në Durrës, ka përmendur problematikën e shpërndarjes së ujit të pijshëm, ku tha se është koha që të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë. Rama: Duke ardhur te uji, edhe këtu kemi nevojë për një reformë kemi filluar një punë paraprake. Të gjitha llojet e eksperiencave, na nxjerrin në konkluzionin që është koha që te kemi një Operatori të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë. Operator kombëtar që të adresojë në mënyrë jo politike. Mund ta përfytyroni ju një zyre…
Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime të reja në procesin e regjistrimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit, me qëllim thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave. Vendimi parashikon që deklarimi, ndryshimi apo saktësimi i adresës të bëhet vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”. Qytetarët duhet të ngarkojnë dokumente që vërtetojnë të drejtën e qëndrimit në adresën e deklaruar, si akt pronësie, kontratë qiraje apo marrëveshje përdorimi. Në rastet kur një shtetas kërkon të bashkohet me një familje ekzistuese, kërkesa dhe miratimi bëhen online nga kryefamiljari. Gjithashtu, çdo anëtar i një familjeje duhet të ketë të njëjtën adresë të regjistruar. Anëtarët madhorë që…
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e një tarife të re prej 35% ndaj të gjitha mallrave kanadeze, duke filluar nga 1 gushti, nëse nuk arrihet një marrëveshje e re tregtare midis dy vendeve brenda afatit të vendosur për 21 korrik. Ky paralajmërim u bë publik përmes një letre të postuar në Truth Social, pjesë e një fushate më të gjerë që përfshin më shumë se 20 letra drejtuar partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Sri Lankën. Për të gjithë këta vende, Trump ka kërcënuar me tarifa të reja që variojnë nga 15% deri…
Banka e Shqipërisë ka miratuar propozimin e Shoqatës Shqiptare të Bankave për të krijuar më shumë lehtësi rregullative ndaj kredive të akorduara nga sektori bankar për projektet e rëndësishme në sektorin e transportit. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ndërmarrë në mbledhjen e fundit të datës 2 korrik ndryshime në tre rregullore të mbikëqyrjes për të krijuar lehtësitë e kërkuara në financimin e projekteve infrastrukturore. Në rregulloren “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit”, është shtuar një nen i posaçëm, i cili praktikisht i klasifikon kreditë e bankave për projekte të caktuara infrastrukturore me rrezik më të ulët për qëllime…
KLSH: Shumica e ujësjellësve pa laborator për cilësinë e ujit, edhe ato që kanë janë të paakredituar
Një auditim i ndërmarrë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) nxjerr në pah se shumica e ujësjellësve nuk kanë fare laboratorë për të kryer analiza për cilësinë e ujit që u dërgojnë në shtëpi qytetarëve. Gjithashtu, nga auditimet rezulton se një pjesë e depove të ujit në terren, sidomos ato të para viteve 200, janë në kushte jo të mira, me rrethime të papërshtatshme dhe me mungesë të monitorimit, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e furnizimit më ujë të banorëve të atyre zonave. “Nga auditimi në terren i depove të ujit dhe garancisë që…
