Author: gazetar_1

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre të quajtura “parkime dysh”, ka ngjallur debat dhe keqkuptime në publik. Shumë qytetarë janë shqetësuar se çdo parkim dysh mund të çojë automatikisht në ndjekje penale. Por News24 ka mësuar se e vërteta është ndryshe. Çfarë është parkimi “dysh”? Bëhet fjalë për situatën kur një automjet ndalon ose parkohet në rrugë, pranë një mjeti tjetër që është tashmë i parkuar anash trotuarit apo buzë rrugës. Kjo sjell shpeshherë ngushtim të korsisë dhe vështirësi në qarkullim, por…

Read More

Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e qarkut të Tiranës u ndal edhe tek disa problematika në bashkinë e Tiranës, ku theksoi domosdoshmërinë e krijimit të operatorit të shpërndarjes së ujit. “Këto problematika lidhen me administrimin e një qyteti që rritet përditë ku ka një ngarkesë shumë të madhe të nevojave që shtohen përditë si pastrimi, hapësirat publike , furnizimi me ujë dhe shërbimet e tjera”, theksoi Rama. Kryeministri Rama bëri të ditur se “kemi ngritur grupet e punës për të ndihmuar bashkinë me një formë të brendshëm organizative dhe me një reformë tërësore të shërbimeve”. “Këto do të…

Read More

Bitcoin dhe kriptot e tjera nuk po ndalen më. Pas rekordit të shënuar javën e kaluar, të cilën e mbylli me rekordin historik të 117 mijë dollarëve, Bitcoin e ka nisur javën me një rritje të re. Në përgjithësi Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump. Bitcoin arriti një rekord të ri prej 122 mijë dollarësh këtë të hënë, duke shënuar një rritje prej 2.8%. Një moment historik ky për kriptomonedhën më të madhe në botë, Edhe monedhat e tjera Ehereum (+1.8%), Binance (+1%), Dogecoin (+4.2%) dhe…

Read More

Rreth 42 përqind e të ardhurave në Gjermani derdhen që sot në fondet e sigurimeve shoqërore. Barra tatimore ka të ngjarë të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme, paralajmërojnë ekspertët e bëjnë thirrje për reforma. Ekonomisti dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë Gjermane, Martin Werding, ka thënë se punonjësit duhet të përgatiten për kontribute të sigurimeve shoqërore që arrijnë deri në 50 përqind të të ardhurave të tyre bruto. “Zhvillimi aktual është marramendës. Pyetja nuk është nëse normat e kontributeve do të arrijnë 50 përqind në një moment, por kur”, tha Werding për Rheinische Post. Për shkak të…

Read More

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka deklaruar sot përmes një njoftimi për shtyp angazhimin e tij në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimit. OSHEE shprehet i vendosur për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtesat që nuk përmbushin kriteret ligjore. Sipas OSHEE, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave për lidhje të reja, me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin. “Nuk do të pranojmë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje…

Read More

Dy kompani të mëdha të inteligjencës artificiale (IA) po prezantojnë motorë kërkimi në web për të rivalizuar dominimin e Google Search. Perplexity AI njoftoi se lançoi Comet, një motor kërkimi i pavarur për Mac dhe Windows që anashkalon shfletuesit tradicionalë si Google Chrome ose Safari i Apple. Motori i kërkimit është deri më tani i disponueshëm vetëm për njerëzit e abonuar në Perplexity Max dhe një grup të vogël njerëzish që morën ftesa për të provuar platformën e re. Në një demonstrim të motorit të ri të kërkimit, një përdorues kërkon në Perplexity dhe i kërkon atij të hartojë një…

Read More

Kur Sabine Schwarz (emri i ndryshuar nga redaksia) mësoi për idenë e Ministres së Arsimit nëpërmjet mesazhit në WhatsApp të një mikeshe, fillimisht mendoi se kjo ishte një shaka pa kripë. Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien e CDU ishte e mendimit, se një kuotë migrimi në shkollat ​​gjermane ishte një “model i imagjinueshëm”, por do të duheshin parë edhe vende të tjera “për të parë nëse në fund kjo do të ishte 30 apo 40 përqind”. Sabinen e prek kjo temë, ajo është drejtoreshë e një shkolle fillore në landin Renani Veriore-Vestfali me pothuajse 350 nxënës, më shumë se…

Read More

“Trump Organization”, kompania e biznesit të familjes së Presidentit amerikan Donald Trump, ka njoftuar bashkëpunimin me zhvilluesin rumun të pasurive të paluajtshme SDC Imobiliare për ndërtimin e një kulle rezidenciale luksoze në kryeqytetin Bukuresht. Në një deklaratë të përbashkët të bërë publike të premten, kompanitë theksojnë se “Trump Tower Bucharest do të zhvillohet në zemër të kryeqytetit rumun, një nga tregjet më dinamike dhe në zhvillim të Evropës”, duke sjellë banesa premium nën markën Trump në rajon. Detajet për vendndodhjen e saktë apo datën e nisjes së punimeve nuk janë bërë të ditura, megjithëse objekti do të markohet si rezidencë…

Read More

Gjermania dhe Irlanda po rezultojnë dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së të kërcënuara nga tarifat më të larta të SHBA-së, ndërsa Brukseli punon drejt një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin, mes raporteve se tarifat farmaceutike mund të jenë deri në 200%. Kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi një tarifë të re prej 25% për importet e automjeteve dhe pjesëve të makinave në prill, Gjermania u identifikua si vendi i BE-së me më shumë humbje. Vlerësimi i organizatës kërkimore Bruegel me bazë në Bruksel në atë kohë ishte se tarifat mund të kushtonin 0.4% të PBB-së së vendit në planin…

Read More

Presidenti Donald Trump njoftoi të shtunën vendosjen e një tarife 30% mbi importet nga Meksika dhe Bashkimi Europian, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht, pasi javë negociatash me këta partnerë të rëndësishëm tregtarë nuk arritën në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Tarifat e reja u bënë publike përmes letrave të ndara të postuara në rrjetin social Truth Social. Më herët gjatë javës, Trump shpalli edhe tarifa të reja ndaj disa vendeve të tjera, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Brazilin, si dhe një tarifë 50% mbi bakrin. Bashkimi Europian kishte shpresuar të arrinte një marrëveshje të plotë tregtare…

Read More