Author: gazetar_1
Presidenti Donald Trump njoftoi të shtunën vendosjen e një tarife 30% mbi importet nga Meksika dhe Bashkimi Europian, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht, pasi javë negociatash me këta partnerë të rëndësishëm tregtarë nuk arritën në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Tarifat e reja u bënë publike përmes letrave të ndara të postuara në rrjetin social Truth Social. Më herët gjatë javës, Trump shpalli edhe tarifa të reja ndaj disa vendeve të tjera, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Brazilin, si dhe një tarifë 50% mbi bakrin. Bashkimi Europian kishte shpresuar të arrinte një marrëveshje të plotë tregtare…
Tregut financiar të Shqipërisë do t’i shtohet një bankë e 12-të. Banka shtetërore e Turqisë, Zirat, njoftoi se brenda këtij muaji pret të marrë liçencën nga Banka e Shqipërisë për të hapur degën e saj në vendin tonë. Lajmi është bërë publik nga drejtori i përgjithshëm i Zirat, Alpaslan Cakar. Banka është duke pritur miratimin përfundimtar për të nisur aktivitetet në Shqipëri brenda këtij muaji dhe tashmë ka aplikuar për të themeluar një bankë të re në Rumani, sipas Cakar. Cakar shtoi se negociatat me Bankën Qendrore Rumune kanë vazhduar gjatë tre muajve të fundit. Puna themelore në Shqipëri ka…
Skemat e financimit të bujqësisë kanë nxitur edhe formalizimin në këtë sektor, duke qenë se është kusht kryesor për përfitimin e fondeve. Të dhënat zyrtare nga Instituti i sigurimeve Shoqërore, tregojnë se në vitit 2024 numri i fermerëve të formalizuar ka pësuar një rritje progresive nga vitit në vit, duke arritur në 88.866 të vetëpunësuar në bujqësi që paguajnë sigurimet shoqërore. Nëse do të analizojmë shifrat nga viti 2020, ku numri i kontribuuesve në bujqësi regjistrohej në 46,743, vihet re një rritje progresive nga viti në vit, për të shënuar shifrën më të lartë në 2024-ën, e cila ka thuajse…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njoftoi masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit dhe transparencës në aktivitetin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), pas shtimit të ankesave dhe shkeljeve të konstatuara në terren. Ministrja ka urdhëruar pezullimin e të gjitha inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara, si dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm vlerësimi me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Komisioni do të rivlerësojë trupën aktuale të inspektorëve të AKU-së, si dhe do të merret me përzgjedhjen e aplikantëve të rinj, me synim krijimin e një profili të ri…
Gjatë takimit të zhvilluar ditën e djeshme me krerët e bashkive, Kryeministri Rama iu kërkoi edhe shkarkimin e nënkryetarëve. “Është e domosdoshme dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë. Sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. I shoh të rraskapitur. Juve s’ndryshoni dot. Edhe dy vjet, edhe dy vjet keni, si të doni”, iu drejtua Rama kryebashkiakëve. “Nuk besoj se dëgjova bashkinë e Lezhës në këtë drejtim, apo një sërë bashkish të tjera, që jo se i kanë me shkëlqim ato yjet që kanë aty, po se e di që keni vështirësi të gjeni…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensbilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi apo bulmeti pa faturë. Rama tha se është e patolerueshme nga pikëpamja e ligjit tatimor, por edhe e rrezikshme që në këtë fazë…
Policia e Shtetit njoftoi sot se ka vendosur në funksionim tre radarë inteligjentë të llojit “Poliscan”, të cilët operojnë 24 orë në 7 ditë të javës, në të gjitha akset rrugore të vendit. Krahas mjeteve të tjera inteligjente dhe radarëve automatikë ekzistues, këta radarë të rinj synojnë të parandalojnë aksidentet rrugore dhe të rrisin parametrat e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës. Sipas Policisë së Shtetit, Policia Rrugore po intensifikon kontrollet në terren, duke përdorur pajisje të avancuara teknologjike për matjen e shpejtësisë dhe identifikimin automatik të shkelësve, jo vetëm për tejkalimin e shpejtësisë, por edhe për shkelje të…
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate). Sipas njoftimit, aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 114 subjekteve ekonomike, përkatësisht 67 operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi), 47 operatorë ekonomik që…
Tregu i kriptovalutave po shënon një rritje të fuqishme, me Bitcoin që ka kapur një nivel historik prej 118,400 dollarësh, duke dëshmuar stabilitet dhe forcë të qëndrueshme. Rritja e fundit e çmimit të Bitcoin vjen në një periudhë kur dollari amerikan po përballet me dobësim të ndjeshëm kundrejt monedhave të tjera globale. Si rezultat, shumë investitorë po kërkojnë alternativa për të mbrojtur pasuritë e tyre, duke u drejtuar gjithnjë e më shumë drejt kriptovalutave si një formë e qëndrueshme diversifikimi dhe mbrojtjeje ndaj inflacionit. Përveç kriptovalutave si Bitcoin dhe Ethereum, po vërehet një rritje e ndjeshme e interesimit edhe për…
Guvernatori Sejko zhvilloi sot një takim me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë Anke Ëeber dhe ekipin e saj, njofton Banka e Shqipërisë. Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit. Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet më të fundit në ekonominë vendase, ku theksoi se aktiviteti ekonomik është rritur me ritme të qëndrueshme, inflacioni i çmimeve të…
