Author: gazetar_1
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të mëtejshëm në menaxhimin aktiv të pasurive në administrim. Gjatë periudhës janar–qershor 2025, të ardhurat nga qiratë kapën vlerën totale prej rreth 100.4 milionë lekë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2024, kjo shifër ishte 58.4 milionë lekë. Kjo përkthehet në një rritje prej 71.7% krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje përgjatë gjithë periudhës janar–qershor 2025. Në të gjashtë…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi Moskën se do të vendosë ndaj Rusisë dhe vendeve që zhvillojnë tregti me Rusinë tarifa “shumë shumë të rënda” tregtare dhe doganore që shkojnë deri në 100%. Kjo masë është pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Njoftimi i Trumpit erdhi gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Presidenti Trump shprehu zhgënjimin e tij me Rusinë dhe paralajmëroi për pasoja të rënda ekonomike, nëse brenda 50 ditësh nuk do të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Do të vendosim tarifa…
Pas reagimeve që pasuan ditën e parë të aksionit të tatimeve për formalizimin e sektorit bujqësor dhe atij blegtoral, tatimet kanë reaguar duke theksuar se tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me shumicë dhe pakicë, do të jenë subjekt kontrolli në terren, për verifikimin e faturës së fiskalizuar, në zbatim të ligjit. Referuar nenit 8, pika 1, gërma “a” e udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, mallrat e blera nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar, theksojnë tatimet. Hapat që duhen ndjekur…
Pas ngjarjeve të fundit dhe nisjes së hetimeve ndaj Bankers Petroleum Albania për abuzime nga drejtues dhe ish-drejtues me pasoja të mëdha financiare, kompania njoftoi sot se ka emëruar z. Andrija Kojaković si Kryetar të Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkryetar, i cili mbart një karrierë të spikatur nëpozicione drejtuese të sektorit të energjisë, diplomaci dhe këshillim strategjik. Z. Kojaković do të ketë një rol qendror në mbikqyrjen e angazhimit të kompanisë me autoritetet shqiptare dhe në mbështetjen për një sqarim të plotë të situatës aktuale. Z. Kojaković mbart një përvojë të spikatur në poste drejtuese në sektorin e naftës dhe gazit në…
Dikur pjesë e së shkuarës së Tiranës, sot pikëtakime të rëndësishme për teknologjinë, inovacionin dhe krijimtarinë. Piramida e Tiranës, një nga godinat më ikonike të kryeqytetit, ka lënë gjurmë të thella në historinë urbane të qytetit, jo vetëm për arkitekturën e saj të pazakontë dhe vendndodhjen, por edhe për simbolikën që ka mbartur ndër vite. Ndërtuar fillimisht si muze, më pas shndërruar në qendër konferencash dhe panairesh, sot Piramida është transformuar në një hapësirë teknologjike ku zhvillohen aktivitete që lidhen me teknologjinë, startup-et dhe krijimtarinë. Mjediset përreth saj janë kthyer në hapësira ‘co-working’, ku mblidhen krijues, sipërmarrës dhe profesionistë të…
Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë së gjumit Mjalti stimulon prodhimin e melatoninës, një hormon që ndihmon trupin të relaksohet dhe të hyjë në fazat e gjumit të thellë. Rregullimi i niveleve të sheqerit në gjak Mjalti ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak gjatë natës, duke parandaluar zgjimet e papritura. Nxitja e metabolizmit të trurit Glukoza natyrale te mjalti furnizon trurin me energji gjatë gjumit, gjë që ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe funksionit njohës. Mbështetja e sistemit imunitar Mjalti ka veti antibakteriale…
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë njoftoi se nisi fluturimi i parë direkt nga Rinasi drejt Amsterdamit (Holandë), me kompaninë “TUI fly”. TIA bën të ditur se, nga kjo javë, çdo të martë dhe të shtunë, do të udhëtohet për në Amsterdam, drejt qytetit të mullinjve me erë, tulipanëve dhe kanaleve ikonike. Përmes TIA-s udhëtimet dhe linjat e reja direkte, bëhen më të thjeshta, ndërsa destinacionet po shtohen çdo herë. Hyrja e linjës së re të fluturimit në tregun shqiptar është pjesë e një tendence më të gjerë të interesit në rritje nga kompanitë ndërkombëtare, duke reflektuar atraktivitetin e Shqipërisë…
Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara ndër vite. Thuajse çdo vit kompania ofron akt-marrëveshje me abonentët, të cilët ndahen në tre kategori, familjet në nevojë dhe pensionistët, familjet dhe bizneset. Enea Karakaçi, administrator i përgjithshëm i “OSHEE Grup”, gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus dha disa detaje mbi këtë skemë. “Skema e re vlen për çdo abonent që ka një debi të akumuluar ndër vite. Ne i japim mundësi që sipas kushteve financiare të paguajë detyrimet me këste deri…
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama e nisi me një takim me deputetë dhe kryebashkiakë në vijimësinë e vizionit “Shqipëria 2030”. Hapësirat publike ishin pikat kryesore të diskutimit, ndërsa Rama u shpreh se tashmë do të nisë rilindja urbane 2.0. “Kjo do të jetë rilindja urbane 2.0 në Tiranë dhe në të gjithë qytetet e mëdha. Shkodra, Lezha që çuditërisht ose jo shumë çuditërisht ka më pak problematika, sepse në Lezhë drejton “policia”. Pastaj Durrësi, Tirana, Vlora, Fieri, Elbasani, Korça është po ashtu, edhe pse nuk drejton “policia” me më pak problematika të kësaj natyre.” Teksa theksoi se Tirana është…
Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre të quajtura “parkime dysh”, ka ngjallur debat dhe keqkuptime në publik. Shumë qytetarë janë shqetësuar se çdo parkim dysh mund të çojë automatikisht në ndjekje penale. Por News24 ka mësuar se e vërteta është ndryshe. Çfarë është parkimi “dysh”? Bëhet fjalë për situatën kur një automjet ndalon ose parkohet në rrugë, pranë një mjeti tjetër që është tashmë i parkuar anash trotuarit apo buzë rrugës. Kjo sjell shpeshherë ngushtim të korsisë dhe vështirësi në qarkullim, por…
