Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Trump, ultimatum Rusisë, 50 ditë afat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ose tarifa 100%

12:32 - Korrik 15, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi Moskën se do të vendosë ndaj Rusisë dhe vendeve që zhvillojnë tregti me Rusinë tarifa “shumë shumë të rënda” tregtare dhe doganore që shkojnë deri në 100%.

Kjo masë është pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Njoftimi i Trumpit erdhi gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Presidenti Trump shprehu zhgënjimin e tij me Rusinë dhe paralajmëroi për pasoja të rënda ekonomike, nëse brenda 50 ditësh nuk do të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Do të vendosim tarifa dytësore, nëse nuk kemi një marrëveshje brenda 50 ditësh. Kjo është shumë e thjeshtë, dhe ato do të jenë 100%,  ja kështu do ta bëjmë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi e bëri këtë deklaratë ndërsa ishte ulur krah për krah me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Zyrën Ovale. Trump tha: “Unë e përdor tregtinë për shumë gjëra. Por ajo është shumë e mirë edhe për përfundimin e luftërave”. Komentet e Trumpit vijnë në mes të tensioneve në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.


I dërguari special i Uashingtonit në Kiev

Ndërkohë, i dërguari special i Uashingtonit për Ukrainën, Keith Kellogg, mbërriti në Kiev, ku u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për të diskutuar sigurinë dhe sanksionet kundër Moskës.

Sipas një postimi të Zelenskit në rrjetet sociale ata kishin pasur një bisede “produktive” gjatë së cilës diskutuan për bashkëpunim dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe për sanksionet ndaj Rusisë

“Diskutuam rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë praktikisht së bashku për ta sjellë atë sa më afër”, shkroi presidenti ukrainas në platformën X.

Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, prodhimin e përbashkët dhe prokurimin e armëve mbrojtëse në bashkëpunim me Evropën. Dhe sigurisht sanksione kundër Rusisë dhe atyre që e ndihmojnë atë”, shtoi Zelenski.

Ai e falënderoi të dërguarin special Kellogg për vizitën në Ukrainë dhe Trumpin për dërgimin e “sinjaleve të rëndësishme për mbështetje”.

Vizita e Keith Kellogg është parashikuar të zgjasë rreth një javë dhe vjen pas njoftimit të Donald Trumpit se SHBA-të do të dërgojnë sisteme me raketa mbrojtëse kundërajrore Patriot në Ukrainë./DW

Ekofin Media
Ekofin Media
donald Trump lufta marrëveshje presidenti i shba putin rusia tarifa ukrainë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme të reja, bisedimet për armëpushim drejt dështimit

09:52 - Qershor 3, 2026

“Një ishull privat i mrekullueshëm”, Ivanka Trump flet për investimin në Sazan

15:34 - Qershor 2, 2026

Jo më ese dhe detyra shtëpie: ChatGPT po transformon mënyrën si vlerësohen studentët në Spanjë

11:40 - Maj 31, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter