Author: gazetar_1
Një tjetër studim i madh ka konfirmuar se vaksinat rutinë të fëmijërisë nuk shkaktojnë autizëm. Teoria doli në pah tre dekada më parë dhe mori kritika pasi një studim u botua – dhe më vonë u tërhoq – në një revistë të madhe mjekësore në vitin 1998. Ndërsa teoria është diskredituar që atëherë në shumë studime nga e gjithë bota, miti vazhdon të ekzistojë. Sot, aktivistët kundër vaksinave shpesh i referohen aluminit, i cili përdoret në sasi të vogla në shumë vaksina të fëmijërisë për të rritur efektivitetin e tyre, për të argumentuar se vaksinat nuk janë të sigurta. Studiuesit…
Pas paralajmërimeve publike të bëra pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama, ka shkuar sot edhe më tej, duke u bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania. Pjesa më e madhe e shërbimeve në e-Albania janë falas për qytetarët, me përjashtim të rasteve të veçanta kur parashikohet ndryshe. Kryeministri theksoi se nuk mund t’u kërkohen tarifa qytetarëve, pasi kjo është në shkelje të ligjit, pasi ai është një shërbim publik, i cili duhet të ofrohet përmes zyrave të bashkive në vend. “Është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet…
Vetëm 5 ditë pas hapjes së aplikimeve për masat lehtësuese të parashikuara në ligjin e quajtur “Paketa e Maleve”, 787 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre. Kryeministri Edi Rama publikoi të dhënat e para, duke paraqitur një hartë që ilustron këtë fluks aplikimesh. “Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë”, u shpreh Rama. Paketa parashikon që për 500 aplikuesit e parë të ofrohen disa lehtësi, duke përfshirë përjashtim nga taksa mbi vlerën e shtuar (TVSH), tatimi mbi të ardhurat, taksa për pasuritë e…
Një studim i fundit ka zbuluar se vrapimi me intensitet të lartë për 30-40 minuta, pesë herë në javë, mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të plakjes. Shkencëtarët kanë vërejtur se personat që ndjekin këtë rutinë kanë telomere dukshëm më të gjata, kapuçët mbrojtës të ADN-së që lidhen drejtpërdrejt me procesin e plakjes. Në fakt, treguesit biologjikë të këtyre individëve rezultuan gati nëntë vjet më të rinj krahasuar me ata që nuk vrapojnë. Nga ana tjetër, aktiviteti fizik i lehtë nuk dha të njëjtin efekt, duke sugjeruar se është pikërisht intensiteti ai që ndihmon në ruajtjen e rinisë në…
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për strukturat akomoduese për muajin maj ku vihet re një rritje e ndjeshme e vizitorëve dhe netqëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Turistët janë rritur me 36,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja u shënuar edhe sa i përket net qëndrimeve, të cilat u rritën në total me 31,5 %, por ndikimin më të madh në këtë rritje e kishin të huajt, me 35,1 %, ndërsa pushuesit vendas pësuan rritje me 20,6 %. Ndryshe nga muajt e mëparshëm, maji ka sjellë një rritje të fortë…
Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë organizuar sot një tryezë bashkëbisedimi, mbi kushtet aktuale të punës dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, profesional, të drejtë dhe dinjitoz për të gjithë punonjësit e medias audiovizive. Kjo tryezë është organizuar si aktiviteti i parë, i parashikuar në planin e punës, të miratuar nga të dy institucionet, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes AMA-s dhe Inspektoratit të Punës. Në tryezë merrnin pjesë përfaqësues të industrisë mediatike audiovizive, gazetarë dhe shoqëri civile. “Sot sektori i medias në përgjithësi dhe ai audioviziv në veçanti,…
Pas pakënaqësive dhe skenave të shpërndara në media dhe rrjete sociale me inspektorë që kërkojnë fatura tek tregtarët ose fermerët, Ministria e Bujqësisë ka reaguar, duke theksuar se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor. MBZHR në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Administratën Tatimore, sqaron se fatura tatimore në bujqësi, ka për qëllim formalizimin e sektorit dhe garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët. Në një njoftim për mediet, MBZHR thekson se, “fermerët nuk janë fajtorë. Ata janë bashkëpunëtorë të rëndësishëm…
Dean Çelaj është një nga emrat më frymëzues të brezit të ri të sipërmarrësve shqiptarë. I njohur për krijimin e platformës Akademi.al, në vitin 2019, e cila u kthye në një zgjidhje jetike për mësimin online gjatë pandemisë Covid-19, Dean tregoi se një ide e thjeshtë, kur mbështetet nga vendosmëria dhe guximi, mund të bëhet një histori suksesi me ndikim kombëtar. Në një rrëfim të sinqertë për podcastin “Sipërmarrës” me Valer Pinderin, ai flet për shkollimin në Angli, ku bëri gjimnazin, gabimet e para në biznes, sfidat e krijimit të një platforme pa përvojë dhe pa financim të madh, si…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të mëtejshëm në menaxhimin aktiv të pasurive në administrim. Gjatë periudhës janar–qershor 2025, të ardhurat nga qiratë kapën vlerën totale prej rreth 100.4 milionë lekë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2024, kjo shifër ishte 58.4 milionë lekë. Kjo përkthehet në një rritje prej 71.7% krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje përgjatë gjithë periudhës janar–qershor 2025. Në të gjashtë…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi Moskën se do të vendosë ndaj Rusisë dhe vendeve që zhvillojnë tregti me Rusinë tarifa “shumë shumë të rënda” tregtare dhe doganore që shkojnë deri në 100%. Kjo masë është pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Njoftimi i Trumpit erdhi gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Presidenti Trump shprehu zhgënjimin e tij me Rusinë dhe paralajmëroi për pasoja të rënda ekonomike, nëse brenda 50 ditësh nuk do të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Do të vendosim tarifa…
