Author: gazetar_1
Kryeministri Edi Rama ka i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rubrikën “Sy më Sy” për lirimin e hapësirave publike. Ai tha se ka qenë kërkesë e qytetarëve aksioni për lirimin e hapësirave. “Dua t’i bëj që këto zgjedhje unë isha pjesë e skuadrës së Tiranës dhe ndryshe nga vendet e tjera, kam pasur një seri takimesh dhe praktikisht kam mundur të shoh dhe kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra, nga një anë transformimet e mëdha pozitive, në territore deri shumë periferike…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka fituar një arbitrazh ndërkombëtar kundër kompanisë “Bankers Petroleum”, e cila tani i detyrohet shtetit shqiptar 240 milionë euro. Në rubrikën “Sy Më Sy”, ku Kryeministri i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale, Rama tha se “Bankers” ka qenë një prej ndërmarrjeve që ka shkaktuar probleme të mëdha për vendin. “Ne kemi fituar me “Bankers” një arbitrazh dhe “Bankers” na detyrohet 240 milionë euro. Ka ardhur dita që Prokuroria të hetojë në mënyrë të pavarur. I heq kapelen Prokurorisë përkatëse që ka bërë hetimin në këtë rast dhe uroj që…
Kryeministri Rama ka reaguar sot në mëngjes në rrjetet sociale për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Duke komentuar se vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ai thotë se ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo… Ai shkruan se ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas Ndërsa për…
Kancelari gjerman Friedrich Merz ndërmori një hap të pazakontë duke kritikuar Izraelin në konferencën vjetore për shtyp para pushimeve verore. Merz tha se qasja e Izraelit ndaj Gazës “nuk është më e pranueshme”. Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e tejkaloi shifrën prej 58,000 vetë. Merz bëri gjithashtu thirrje për më shumë ndihmë humanitare për njerëzit në Gazë, gjë që është penguar fort nga vendimi i Izraelit për t’i nxjerrë të gjitha programet ndërkombëtare të ndihmës ngaRripi i Gazës dhe për të lejuar…
Një magazinë në Vorë është zbuluar nga policia si qendër ku falsifikoheshin etiketa të produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas në mënyrë kriminale hidheshin sërish në treg. Gjatë aksionit u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, Florenc Domi (38 vjeç) dhe magazinieri Agim Domi (58 vjeç), ndërsa u proceduan penalisht ortaku me iniciale S. T., 56 vjeç, dhe shoferi A. D., 36 vjeç. Operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, çoi në sekuestrimin e sasisë prej 716 kolish dhe dhjetëra kilogramësh mallra ushqimore të përpunuara, me afat skadence të falsifikuar. Sipas hetimeve, subjekti me aktivitet import-eksport grumbullonte mallra ushqimore…
Një video virale e realizuar gjatë koncertit të Coldplay në stadiumin Gillette të Bostonit ka kthyer vëmendjen e të gjithëve drejt dy drejtuesve të një kompanie teknologjike, të cilët u filmuan në një përqafim intim, në atë që duket të ketë qenë një moment i pafajshëm, por me pasoja të rënda. Në ekranin gjigant të stadiumit, nën tingujt e grupit legjendar britanik, kamerat kapën Kristin Cabot – drejtoreshën e burimeve njerëzore në kompaninë “Astronomer” – duke u përqafuar me CEO-n e kompanisë, Andy Byron. Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, reagoi me humor në skenë: “Shikoni këta të dy…”, ndërsa turma…
Vlera totale e tregut të kriptomonedhave ka tejkaluar shifrën prej 4 trilionë dollarësh për herë të parë, falë rritjes së numrit të altkoin-eve dhe miratimit të projektligjit të parë federal për stablecoin-et në Shtetet e Bashkuara. Legjislacioni u miratua si pjesë e të ashtuquajturës “Java e Kriptomonedhave” në Kongresin e SHBA-së dhe ka mbështetjen e republikanëve, si dhe të Presidentit Donald Trump. Projektligji parashikon mbikëqyrje shtetërore ose federale të stablecoin-eve të lidhura me dollarin, duke synuar institucionalizimin e një tregu që tashmë vlerësohet në 265 miliardë dollarë dhe mund të arrijë në 3.7 trilionë dollarë deri në vitin 2030, sipas…
Mëngjesin e së premtes Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht kërkesën e presidentit, Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet e ndihmave amerikane në botë, por edhe për transmetuesit publikë. Paketa për shkurtime financiare mori 216 vota pro dhe 213 kundër dhe tani do t’i dërgohet presidentit Trump për t’u nënshkruar në ligj. Paketa anulon rreth 1.1 miliard dollarë për Korporatën për Transmetimin Publik dhe gati 8 miliardë dollarë për një sërë programesh për ndihmat jashtë vendit, shumë prej të cilave synojnë t’i ndihmojnë vendet që përballen me thatësira, sëmundje dhe paqëndrueshmëri politike. Ndër shkurtimet për ndihmat…
Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek masat që po merren për mbrojtjen kibernetike, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që edhe pushteti vendor apo sektori privat të kenë një përqindje investimi në teknologji. Në një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe startup-eve, Rama nënvizoi se gjatë këtij mandati synohet të rritet shumë mbështetja për këtë sektor me qëllim lançimin e produkteve të gatshme për tregun shqiptar. Por, Rama nënvizoi se “kur vjen puna te sektori privat jemi ende shumë larg”. Sipas tij, “kemi kompani të mëdha sot në Shqipëri që mund të bëjnë shumë në këtë fushë për veten…
Një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e bujqësisë dheblegtorisë është qëndrueshmëria financiare e sipërmarrësit blegtoral dhe e investimit të tij. Kjo qëndrueshmëri arrihet përmes sigurimit të kafshëve dhe pasurisë së blegtorit. Në të gjithë territorin e Shqipërisë, blegtorët – të mëdhenj dhe tëvegjël – si dhe familjet që mbajnë kafshë për blegtori apo shpendë, përballen çdo ditë me rreziqe të ndryshme që rrezikojnë investimin e tyre jetik. Sëmundjet, zjarri, fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet mund të sjellin humbje të mëdha, të tilla si: ngordhje të bagëtive, dëmtime të objekteve, ndërprerje të punës dhe kosto të larta për rikthim në aktivitet. Vetëm…
