Author: gazetar_1
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) ka miratuar skema të reja lehtësuese (aktmarrëveshje) për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura nga faturat e energjisë elektrike. Përmes aktmarrëveshjeve, OSHEE Group ofron mundësinë e pagesës së detyrimeve të akumuluara deri në 31 dhjetor 2023, duke mbështetur shtresat më të ndjeshme dhe biznesin e vogël. Skemat lehtësuese janë hartuar me kujdes të veçantë për t’u ardhur në ndihmë atyre familjeve dhe bizneseve që ndodhen në kushte më të vështira ekonomike, duke mundësuar një rrugë të drejtë dhe të realizueshme drejt shlyerjes së detyrimeve. Kush janë përfituesit? Aktmarrëveshjet përfshijnë: klientët familjarë…
Vetëm pak kohë pasi u emërua në krye të ‘Qendrës Spitalore Nënë Tereza’ Donjeta Bali është larguar nga drejtimi i këtij institucioni shëndetësor. Në vend të saj është emëruar një tjetër mjek, Florenc Spaho. Ekofin.al mëson se është realizuar tashmë edhe prezantimi i drejtuesit të rinj me stafin e QSUT dhe ai ka nisur menjëherë punën, pa shumë bujë. Mjeku Spaho është ish-deputet dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë. Ai ishte në listën e hapur të kandidatëve në qarkun e Elbasannit, por nuk mundi të rizgjidhej deputet në 11 maj. Ndërsa, Donjeta Bali ende pa mbushur dy muaj në drejtimin…
Kompania Bankers Petrolium ka reaguar mbi hetimet që po kryhen për abuzime nga drejtues dhe ish-drejtues me pasoja të mëdha financiare për shtetin. Në njoftim thuhet se kompania po ndjek me shqetësim hetimet dhe se ndryshimi i kontrollit tek investitorët aktualë ndodhi në shtator 2016. Bankers Petrolium thotë se zhvillimet e fundit vijnë pas muajsh mbikqyrjeje mbi komunikimet telefonike dhe sekuestrimit të sendeve personale dhe të punës të disa prej punonjësve. Kompania pretendon se mbikëqyerja është kryer në rrethana që ngrenë shqetësime serioze mbi procedurat dhe proporcionalitetin, duke kulmuar në masa kufizuese ndaj individëve dhe mjeteve të punë. Në njoftim thuhet…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se kontrollet për përmirësimin e sigurisë ushqimore po vijojnë me intensitet në disa qarqe të vendit. Tatimet bëjnë me dije se janë bllokuar 63 ton produkte bujqësore e blegtorale pa faturë nga 151 kontrollet e ushtruara. Në njoftim bëhet thirrje që tatimpaguesit të zbatojnë ligjet tatimore duke lëshuar faturat fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë. Njoftimi i plotë: Vazhdon me intensitet aksioni kombëtar tashmë i shtrirë në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Korçë për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore. Si rezultat i 151 kontrolleve…
Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të rritet edhe në tremujorin e tretë të vitit 2025, si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë, parashikojnë bankat tregtare në vrojtimin e aktivitetit kreditues të BSH për 3-mujorin e dytë të vitit. Ndërkohë, standardet e kreditimit për 3-mujorin e tretë, periudhën korrik-shtator, pritet të mbetet të pandryshuara. Ndërkohë, kërkesa e bizneseve për kredi raportohet në rritje edhe në 3-mujorin e dytë dhe kjo ndodh për të gjitha kategoritë e bizneseve që po marrin hua kryesisht për të financiar investimet. Kërkesa për kredi për…
Bankat parashikojnë rënie të kërkesës për kredi nga ana e qytetarëve, kryesisht sa i përket kredisë për blerjen e banesave gjatë 3-mujorit të tretë, pra periudhës korrik-shtator. Gjithashtu, bazuar në parashikimet e bankave, edhe standardet e kreditimit për individët në tre-mujorin e tretë pritet të shtrëngohen dhe kryesisht kreditë për blerjen e banesave. Këto janë disa nga qëndrimet e bankave të reflektuara në vrojtimin e BSH për aktivitetin kreditues për 3-mujorin e dytë dhe shtrëngimin e kreditimit, kryesisht atë për blerje banese, bankat e bazojnë te hyrja në fuqi e ndryshimeve rregullatorë nga Banka e Shqipërisë në 1 korrik, që…
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas, ndërsa bën me dije se 25 shtetas janë vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas Policisë Rrugore, gjithashtu gjatë javës që u mbyll, 45 mjete janë bllokuar. Në njoftimin e Policisë, thuhet se në këtë kuadër janë proceduar penalisht 2 shtetas F. B., 20 vjeç dhe D. D., 35 vjeç, pasi me automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar kishin penguar lëvizjen. Dy automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës. Gjithashtu, Policia bën me dije se po kryhet monitorim intensiv i akseve rrugore,…
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Me fokus të veçantë në transformimin e Arsimit të Lartë për t’iu përgjigjur sfidave të epokës digjitale, Rama tha se ky është një takim që u kërkua për të parë një bilanc të domosdoshëm të punës intensive në një katërvjeçar kohor të bordit të Akreditimit, i cili meriton respekt dhe falënderime për angazhimin. Rama tha se ky bord ka mbledhur një tërësi të konsiderueshme të dhënash dhe një volum eksperience për t’ia vënë në shërbim komunitetit akademik, institucioneve të…
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve të huaj, veçanërisht pas periudhës së pandemisë. Turizmi duket se është një ndër sektorët me rritjen më të shpejtë në vend. Një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë zhvillim është vendosja e linjave ajrore “low-cost”, ashtu si në shumë vende të tjera të Europës, çka ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave, për muajin qershor të vitit 2025 Shqipëria ka arritur një rezultat shumë pozitiv. Krahasuar me të njëjtin muaj para fillimit të pandemisë, numri i fluturimeve…
Rituali i Dollisë prej sot njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë sonë, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Riti i dollisë zë një vend të veçantë në mikpritjen shqiptare. “Kripë, bukë e zemër” është shprehja që karakterizon mikpritjen shqiptare, ndërsa në shekuj institucioni i mikut ka zënë vend në jetën shoqërore. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përcolli sot në rrjetet sociale momente nga riti i Dollisë Shqiptare, të shpallur Pasuri Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore si një traditë e lashtë e mikpritjes shqiptare. Dollia është një dukuri zakonore në formën e një rituali…
