Author: gazetar_1

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit informon opinionin publik lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon së fundi, përmes mesazheve SMS dhe aplikacioneve të komunikimit elektronik. Shtetas ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linke të rreme, me pretendimin se është i nevojshëm përditësimi i të dhënave bankare ose verifikimi i llogarisë së qytetarëve. Pasi qytetarët klikojnë mbi këto linke dhe japin të dhënat e tyre personale apo bankare, autorët e këtyre veprimeve arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare dhe në shumë raste, kanë realizuar vjedhjen e shumave të konsiderueshme monetare. Policia e Shtetit thekson…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur kohëmatës për gjyqtarët, të ndarë sipas natyrës së çështjeve penale dhe civile. Konkretisht, për çështjet penale në të cilat ligji parashikon dënimin nga 10 vjet burgim deri në dënim të përjetshëm, gjyqtarët duhet ta shpallin vendimin brenda 12 muajve. Kurse afati mbi kërkesat penale dhe kundravajtjet është vendosur jo më gjatë se 2 muaj. Dosjet penale që kanë dënim deri në 10 vjet burg, çështja duhet të trajtohet brenda nëntë muajve. Gjyqtari urdhërohet po ashtu që, nëse shqyrton çështje përtej afatit minimal të shpallur nga qeveria e gjyqësorit, si relator duhet të njoftojë kryetarin…

Read More

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi 73 leje në mbledhjen e muajit prill për kulla, resorte bregdetare, por edhe vepra të tjera ndërtimi. Sipas rendit të ditës të bërë publik nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, KKTU miratoi Planin e Detajuar Qendror për “Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë, ku parashikohet ndërtimi i një projekti gjigand me vlerë mbi 1 miliardë euro. Projekti i Darëzezës parashikon një pedonale Lungomare, një zonë sportive dhe rekreacioni, struktura akomodimi sezonale, shërbime plazhi, shërbime hotelerie, shërbime gastronomike dhe argëtimit etj. Pjesë e projektit do të jetë lidhja me qytetet kryesore dhe përfshin…

Read More

Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet. Në një njoftim, Policia bën me dije se janë proceduar penalisht 24 shtetas, të cilët kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve. Policia nënvizon se automjetet e konstatuara janë tërhequr me mjet ngritës nga Policia Rrugore e Tiranës. Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive në terren, me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që kufizojnë qarkullimin e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, u proceduan penalisht shtetasit: R.…

Read More

Përballë ambasadës amerikane pritet të ngrihet një kullë me 47 kate. Projekti ka disa vite në fakt që “vjen vërdallë”, por leja e zhvillimit për kullën, e cila quhet “Embassy Tower” u miratua në mbledhjen e KKTU të datës 28 janar të vitit 2025 dhe kompania ndërtuese e saj ishte “Hanxhari Group”. Më tej, në kohë rekord, në mbledhjen e marsit u miratua leja e ndërtimit për objektin. Ndërkohë, në mbledhjen e 4 qershorit, KKTU ka miratuar leje ndërtimi për një tjetër “Embassy Tower”, që edhe pse ka emër të njëjtë me atë të Hanxhari Group, ka zhvillues të tjerë…

Read More

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka prezantuar Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit. Ai thotë se videoja është një fragment i shkurtër i  informacionit që ky Kryeinspektoriat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit. Rama shkruan se ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor. Postimi i plotë: Ju prezantoj me një tjetër inovacion të qeverisjes: Videoja është një fragment i shkurtër i  informacionit që ky Kryeinspektoriat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar…

Read More

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshop-in dyditor të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), i zhvilluar më 22–23 Korrik në Tiranë, me fokus në forcimin e mekanizmave për rikuperimin dhe menaxhimin e aseteve me origjinë kriminale. Gjatë diskutimeve mbi menaxhimin e pasurive pas konfiskimit dhe iniciativat për ripërdorim social, znj. Xhaja prezantoi përvojën shqiptare në këtë drejtim, duke ndarë shembuj konkretë të pasurive të konfiskuara që janë vendosur në funksion të interesit publik. “Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara është jo…

Read More

Duke filluar nga 1 gushti asnjë mjek nuk do të mund të lëshojë më recetat për ilaçe ku përshkruhet vetëm emri tregtar i barit, pra marka. Me formatin e ri të recetës, krahas markës, mjekët janë të detyruar të shkruajnë edhe emrin gjenerik të ilaçit, për të bërë të mundur që farmacistët të mos abuzojnë. Kjo parandalon gjithashtu influencat që mjekët mund të kenë nga kompani të caktuara farmaceutike. Udhëzimi i ri i 11 korrikut, i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, sanksionon se recetat do të jenë të unifikuara si për sistemin publik ashtu edhe për atë jopublik. Në udhëzim…

Read More

Studimi i fundit i realizuar nga Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Grupin BALFIN, i paraqitur në emisionin e mëngjesit të Scan TV, evidenton ndikimin psikologjik dhe financiar të perceptimit të mungesës së produkteve tek konsumatorët. Në emision ishin të ftuar Prof. Asoc. Dr. Mirdaim Axhami nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe Prof. Asoc. Dr. Aulona Ulqinaku, Departamenti i Marketingut në LIUC Carlo Cattaneo, Milano, të cilët ndanë detajet e studimit. “Fokusi kryesor është se si bizneset duhet të komunikojnë në kushte mungese, për të mos ndikuar negativisht…

Read More

Ministria e Financave ka publikuar për konsultim publik edhe referencat e reja për banesat në të gjithë territorin e vendit, ndarë me qytete, me zona dhe me harta përkatëse. Bëhet fjalë për Projektvendimin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “Ndërtesa”, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj” Projektvendimi paraqet çmimet e reja mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat që ndodhen në qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Tiranë (pa bashkinë Tiranë),…

Read More