Author: gazetar_1
Në një botë ku gjithçka kalon përmes ekranit të telefonit nga mesazhet personale e deri te kartat e bankës, kalendarët e takimeve apo kujtimet tona të çmuara, siguria nuk është më luks, por nevojë themelore. Dhe ndërkohë që Inteligjenca Artificiale po bëhet pjesë e pandashme e përvojës sonë digjitale, Samsung po i përgjigjet kësaj epoke me një sërë përditësimesh dhe teknologjish të padukshme, por jetësore, që ju mbrojnë pa e vënë re. Samsung e kupton se përdoruesit nuk kanë gjithmonë kohë të mendojnë për sigurinë. Ndaj ka krijuar një arkitekturë të re mbrojtjeje, e cila punon në prapaskenë, gjatë gjithë…
Në kulmin e emergjencës së zjarreve, me të cilët po përballet prej disa ditësh e gjithë prefektura Korçë, duke angazhuar një sërë forcash zjarrfikëse, si edhe duke kërkuar në disa raste edhe ndihmën e emergjencave civile dhe të forcave të ushtrisë, Bashkia Korçë, si “puna e milingonës” ka nisur të mendojë që tani për dimrin. Dhe e ka bërë këtë duke hapur sot një tender me objekt “Shpenzime për blerje kripe për Emergjencat dimërore”. Sigurisht që edhe blerja e kripës është e domosdoshme për të mbajtur rrugët hapur, sepse Korça përballet me reshje të dëndura bore vit pas viti që…
Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka reaguar sot përmes një deklarate zyrtare në lidhje me vështirësitë që po hasin bizneset në dorëzimin e pasqyrave financiare, ndërsa afron data 31 korrik, që është edhe afati i fundit ligjor për depozitimin e tyre (pas kësaj date aplikohet gjobë prej 60,000 lekësh). APL vëren se depozitimi i pasqyrave financiare dhe dokumentave të tjera në mënyrë digjitale, përmes sistemit qendror e-Albania, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve dhe krijimit të lehtësirave për profesionistët dhe bizneset. Por siç vërejnë profesionisët e lirë, sidomos gjatë muajit korrik, janë shfaqur shumë vështirësi teknike…
Shumë punëtorë të sektorit të ndërtimit, apo në profesionet e tjera të rrezikshme, humbasin jetën pa qenë të siguruar, edhe pse pasojat financiare për familjet që lënë pas janë dramatike. Një jetë e humbur nga aksidenti në punë apo një dëmtim i përkohshëm apo i përhershëm është një krah pune i pakësuar. Një krah pune i pakësuar në familje është kontribut financiar i pakësuar a i munguar i një pjesëtari në familjen e tij. Në Shqipërinë e halleve të mëdha, një pjesëtar shpesh është kontribuesi i vetëm financiar në familje dhe vdekja, ose dëmtimi i tij i përhershëm a i…
Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek ndërtimet të cilat nuk respektojnë lejen e marrë, duke devijuar nga projekti, ndërsa u shpreh se arkitektët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti. Rama ishte sot në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji NEST, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes ku u prezantua një start up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit. “Nevojitet një kapërcim i rëndësishëm nga komuniteti i investitorëve dhe ndërtuesve në Shqipëri, që është besueshmëria e projekteve. Projektet me arkitektët e huaj kanë ngjallur një…
Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po i pengon emigrantët me masa të ashpra dhe duke kufizuar migrimin. “Do të shkoja në gjunjë sot në kishën e Megalokarit për të gjetur një anëtar stafi në kohë për vitin e ardhshëm”, thotë Matina, pronarja e butikut elegant “Armonia” në Tinos. Ajo i referohet me këtë pelegrinazhit më të famshëm të grekëve, i cili zhvillohet çdo vit më 15 gusht në ishullin Cikladik. Pelegrinët bëjnë udhëtimin e gjatë deri në kishë në gjunjë, duke u lutur që…
Këshilli Europian miratoi masën e dytë të ndihmës dypalëshe në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes prej 15 milionë eurosh, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke e çuar shumën e përgjithshme të mbështetjes për Shqipërinë në 28 milionë euro deri më sot. Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato vlerësoi sot se ky është një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit BE- Shqipëri në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. “Shqipëria është një vend partner i afërt dhe i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian në politikën e jashtme dhe…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dhënë në përdorim një automjet transporti (furgon, i cili do të përdoret për nevojat e transportit të fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës në Bashkinë Shkodër. Kjo është një ndër nismat më të fundit në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit institucional me njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të shfrytëzuar pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara në funksion të qëllimeve sociale. Dorëzimi i mjetit për Bashkinë Shkodër përbën një hap të parë drejt thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve, me synimin për të garantuar kushte më të mira për fëmijët…
Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale. Pas 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria ka gati skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë. Report TV mëson se mbështetja financiare nga 1 janari 2026 nuk do të jetë vetëm një pageë në moment kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjeç, shifra e së…
Nga Altax Projektvendimi i ri për taksimin e ndërtesave që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, vendos një metodologji uniforme për përllogaritjen e taksës mbi ndërtesën, duke u bazuar në çmime referuese për m² sipas zonave, përdorim faktik të njësisë (banim vs. aktivitet ekonomik) dhe përfshirje të përdoruesve pa titull pronësie në sistemin tatimor. Këto ndryshime do të ndikojnë drejtpërdrejt kostot operative të pronarëve dhe ndërtuesve, por edhe sjelljen e investitorëve dhe kërkesën në treg, duke krijuar një ndikim shumëdimensional mbi çmimet e apartamenteve. Dimensioni fiskal, ndikimi i çmimit referues në koston afatgjatë. Rritja e çmimeve referuese…
