Author: gazetar_1
Nga Mimoza Picari Në Shqipëri sëmundjet jo të transmetueshme, ose siç njihen ndryshe sëmundjet kronike, po njohin rritje të vazhdueshme, ndërsa ekspertë të shëndetit publik konstatojnë mangësi në kujdesin e shëndetit parësor, hallka fillestare ku ndodh parandalimi dhe monitorimi i tyre. Përveç financimeve të ulëta, vihet re edhe një rol i dobët i mjekut të familjes në adresimin e këtyre sëmundjeve, sipas specialistëve. Rritja e sëmundjeve tumorale me gati 20% në dekadën e fundit, apo shtimi i rasteve me diabet me 6 mijë në vit, vetëm dy prej grupit të gjerë të sëmundjeve jo të transmetueshme, tregon sipas tyre rëndësinë…
Ndryshimet e Kodit Penal, të hedhura në konsultim publik, parashikojnë dënimin me burg edhe për rastet kur dikush hap profil fals me fotot e tjetrit në rrjetet sociale. Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe çështja pushohet vetëm kur heq dorë pala e dëmtuar. Kush keqpërdor imazhin e një personi tjetër për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale apo çdo faqe tjetër, do të dënohet me gjobë deri në 3 vite burgim. Këtë parashikon drafti i Kodit të ri Penal në nenin 842 për “Përdorimin e paligjshëm të imazhit”. Për këto…
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje. Temperaturat do të arrijnë arrijnë deri në 43 gradë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dita e sotme pritet të jetë më e rrezikshmja për sa i përket situatës nga zjarret në vend. Ministri Pirro Vengu ka dhënë alarmin duke paralajmëruar për kujdes të shtuar dhe ndalimin e ndezjes së zjarreve në hapësira publike. “Ministria e Mbrojtjes njofton se,…
Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata të fshehura midis mbetjeve arkeologjike, shkruan Ana María González Franco në një artikull të botuar në botimin spanjoll të “National Geographic”. Dalëngadalë, ky vend i bukur ballkanik po shfaqet si parajsa e pazbuluar e Mesdheut. Sidoqoftë, ajo që është e qartë është se Shqipëria ka gjithçka që i nevojitet për t’u bërë destinacioni më i lakmuar evropian, me plazhe spektakolare për çdo turist. Riviera Shqiptare shtrihet përgjatë një bregdeti të mrekullueshëm, me vende arkeologjike, histori interesante, veçori kulturore dhe kuzhinë…
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ura auto-hekurudhore e Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, paraqet një rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit, si pasojë e dëmtimeve të konsiderueshme në themelet mbështetëse, erozionit të theksuar në bazament, për shkak të shfrytëzimit të pakontrolluar të zhavorrit të lumit, dhe gërryerjeve në të gjithë shtratin lumor. Bazuar në ekspertizën teknike dhe duke marrë parasysh trafikun e rënduar, veçanërisht gjatë sezonit veror, ARRSH bën të ditur se, është marrë vendimi për mbylljen e plotë të urës dhe ndërprerjen e qarkullimit, deri në përfundim të projektndërhyrjes emergjente që po hartohet nga Autoriteti…
Florian Semani është shkarkuar nga detyra e zëvendësministrit të Financave, vetëm pas katër muajsh në këtë post. Ai e ushtroi funksionin e zëvendësministrit që prej muajit mars të këtij viti, duke u konsideruar si një prurje e ardhur nga jashtë, nga Shtetet e Bashkuara. Përpara kësaj detyre, Semani nga gushti i 2024 deri në shkurt 2025 ka mbajtur detyrën si ekonomist i lartë në Departamentin e Thesarit Amerikan, ku ndër të tjera ishte përgjegjës per audite të korporatave me asete shumë të mëdha dhe ekspert i brendshëm për çështje ekonomike dhe financiare të Internal Revenue Service kundër taksapaguesve të nivelit…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prezantoi këtë të premte draftin e ri të Kodit Penal, për të cilin u shpreh se puna ka nisur që në vitin 2019 nga një grup ekspertësh. Në draftin e ri të Kodit penal vihet re se janë shtuar disa vepra të reja penale që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, por edhe me krimet kibernetike. Gjithashtu, drafti parashikon heqjen e disa neneve të ligjit të dekriminalizimit, të cilat i cilëson si të vjetruara, por nuk i specifikon konkretisht se cilat janë. Drafti i prezantuar ka dhe një shtim të llojeve të dënimeve alternative të…
Nga Edvin Libohova* Në tregun e sigurimeve, prej vitesh është diskutuar mbi sigurimin e pasurive nga katastrofat natyrore, ku bën pjesë edhe sigurimi nga tërmetet. Kujtojmë këtu projektin madhor të Bankës Botërore të vitit 2011 për mbështetje financiare lidhur me përgatitjen e kuadrit ligjor për sigurimin e rreziqeve nga katastrofat, pjesë e të cilit ishte edhe Europa Juglindore ( përfshirë edhe Shqipërinë ). Por, është për të ardhur keq pasi ky projekt nuk arriti të prodhojë një ligj të tillë për Shqipërinë, ndonëse miliona euro u lëvruan me destinacion vetëm për tregun tonë. Po kështu, gjatë viteve 2020/2021 u rihap…
Aksioni për lirimin e hapësirave publike është shtrirë në të gjithë vendin ku po ndërhyhet jo vetëm në zonat urbane dhe plazhe, por edhe në akset kombëtare. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ndërhyrja që po kryhet për çmontimin e një strukture në anë të një rruge kombëtare. “Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës”, tha Rama, ndërsa paralajmëroi se bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i…
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit informon opinionin publik lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon së fundi, përmes mesazheve SMS dhe aplikacioneve të komunikimit elektronik. Shtetas ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linke të rreme, me pretendimin se është i nevojshëm përditësimi i të dhënave bankare ose verifikimi i llogarisë së qytetarëve. Pasi qytetarët klikojnë mbi këto linke dhe japin të dhënat e tyre personale apo bankare, autorët e këtyre veprimeve arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare dhe në shumë raste, kanë realizuar vjedhjen e shumave të konsiderueshme monetare. Policia e Shtetit thekson…
