Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Jo kundër kapitalit të huaj, por kundër “kapitalizmit” vendas

10:27 - Qershor 20, 2026

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

10:26 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Të ardhurat e pushtetit vendor në vitin 2025 tregojnë një përqendrim të fortë te bashkitë e mëdha dhe një hendek të thellë fiskal mes njësive vendore sa i takon kapacitetit për të mbledhur taksa dhe tarifa. Sipas Raportit Vjetor 2025 të Financave Publike Vendore, struktura e të ardhurave sipas madhësisë së bashkive tregon se pjesa më e madhe e të ardhurave mblidhet nga një numër i kufizuar bashkish, ndërsa shumica e njësive vendore mbeten me peshë shumë të ulët në totalin kombëtar.

Gjashtë bashkitë me mbi 100 mijë banorë, pa përfshirë Bashkinë Tiranë, përbëjnë 9.8% të totalit të bashkive, por kanë gjeneruar rreth 13.7 miliardë lekë, ose 30.6% të të ardhurave të pushtetit vendor. Ndërkohë, bashkitë me popullsi nga 50 mijë deri në 100 mijë banorë, gjithsej 7 bashki ose 11.5% e totalit, kanë mbledhur 3.5 miliardë lekë, që përfaqësojnë 8% të të ardhurave vendore.

Pesha më e madhe numerike i takon bashkive me 20 mijë deri në 50 mijë banorë, të cilat janë 26 ose 42.6% e totalit të bashkive. Megjithatë, këto njësi kanë mbledhur gjatë vitit 2025 vetëm 6.1 miliardë lekë, ose 13.6% të totalit të të ardhurave të pushtetit vendor. Edhe më e ulët është pesha e bashkive me nën 20 mijë banorë, të cilat janë 21 ose 34.4% e totalit, por kanë mbledhur 3.8 miliardë lekë, ose 8.6% të të ardhurave të veta vendore.

Në terma për banor, pushteti vendor ka mbledhur mesatarisht 10,788 lekë për banor në vitin 2025, rreth 3,636 lekë më shumë se në vitin 2024, me një rritje prej 50.8%. Megjithatë, kjo rritje nuk është shpërndarë në mënyrë të barabartë. Katër bashki kanë regjistruar rënie të të ardhurave për banor krahasuar me një vit më parë. Rënien më të madhe e ka pasur Bashkia Tiranë, me rreth 11,877 lekë më pak për banor, e ndjekur nga Bashkia Patos me 2,222 lekë dhe Bashkia Krujë me 2,158 lekë.

Në kahun tjetër, 37 bashki kanë pasur rritje të të ardhurave të veta vendore për banor gjatë vitit 2025. Rritjen më të lartë e ka shënuar Bashkia Himarë, me 169,075 lekë më shumë për banor, e ndjekur nga Bashkia Vlorë me 16,605 lekë dhe Bashkia Kamëz me 13,559 lekë.

Raporti evidenton se bashkitë me nivelin më të lartë të të ardhurave të veta për banor në vitin 2025 janë Himara, Kamza dhe Kavaja. Himara kryeson ndjeshëm me rreth 212,042 lekë për banor, duke u distancuar nga të gjitha bashkitë e tjera. Pas saj renditet Kamza me rreth 35,047 lekë për banor dhe Kavaja me rreth 31,294 lekë për banor. Në skajin e kundërt janë Bashkia Këlcyrë, me rreth 1,125 lekë për banor, dhe Bashkia Has, me rreth 1,271 lekë për banor, çka reflekton diferenca të forta territoriale në kapacitetin fiskal vendor.

Të dhënat sipas burimit të të ardhurave tregojnë gjithashtu se në disa bashki rritja është nxitur kryesisht nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe nga taksat e tjera vendore. Në Bashkinë Himarë, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë arritën në 1.83 miliardë lekë në vitin 2025, nga 290.6 milionë lekë në vitin 2024, me një rritje prej 532%. Po në Himarë, taksat e tjera vendore u rritën në 483.6 milionë lekë nga 82.1 milionë lekë një vit më parë, me rritje 489%, ndërsa të ardhurat jotatimore arritën në 131.3 milionë lekë nga 20.9 milionë lekë, me rritje 528%.

Në Bashkinë Kamëz, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë ishin 1.93 miliardë lekë në vitin 2025, nga 1.34 miliardë lekë në vitin 2024, me rritje 44%. Një rritje shumë e fortë është shënuar te tarifa për zënien e hapësirave publike, e cila u rrit në 11,063 mijë lekë nga 995 mijë lekë, me një ndryshim prej 1025%. Ndërkohë, taksat e tjera vendore në Kamëz arritën në 1.66 miliardë lekë, nga 691.4 milionë lekë në vitin 2024, me rritje 140%.

Në Bashkinë Kavajë, taksa e ndikimit në infrastrukturë arriti në 1.04 miliardë lekë në vitin 2025, nga 584.4 milionë lekë në vitin 2024, me rritje 78%. Të ardhurat jotatimore pothuajse u dyfishuan, duke arritur në 44.4 milionë lekë nga 22.6 milionë lekë një vit më parë, me rritje 97%. Ndërkohë, taksat e tjera vendore ranë në 101.5 milionë lekë nga 116.5 milionë lekë, me tkurrje 13%, ndërsa tarifa për zënien e hapësirave publike ra me 5%.

Përqendrimi i të ardhurave bëhet edhe më i dukshëm kur bashkitë analizohen sipas peshës që zënë në totalin e të ardhurave vendore. Sipas raportit, 47 bashki kanë peshë nga 0% deri në 1% të totalit të të ardhurave. Në grupin nga 1% deri në 10% përfshihen vetëm 13 bashki, mes tyre Pogradeci me 1.01%, Vora me 1.44%, Korça me 1.78%, Fieri me 1.81%, Saranda me 1.84%, Elbasani me 2.2%, Lezha me 2.24%, Shkodra me 2.71%, Kavaja me 3.29%, Himara me 6.54%, Vlora me 7.24%, Durrësi me 7.83% dhe Kamza me 8.76%. E vetmja bashki që kalon kufirin e 10% është Tirana, me 39.2% të totalit të të ardhurave vendore.

Nëse të ardhurat e mbledhura nga taksat dhe tarifat vendore analizohen sipas numrit të popullsisë, rezulton se 37 bashkitë me nën 50 mijë banorë kanë realizuar më pak se 1.3% të të ardhurave të veta vendore. Brenda këtij grupi, vetëm Vora dhe Himara lëvizin në intervalin 1% deri në 1.5%, ndërsa 35 bashki kanë realizuar më pak se 1% të të ardhurave. Bashkitë me 50 mijë deri në 100 mijë banorë, gjithsej 13 njësi, kanë realizuar nga 0.1% deri në 1.6% të të ardhurave të veta vendore. Për bashkitë me 100 mijë deri në 150 mijë banorë, pesha luhatet nga 1.18% deri në 8.87%, ku Kamza rezulton me 8.76%. Ndërsa për bashkitë me më shumë se 150 mijë banorë, si Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani dhe Durrësi, pesha varion nga 1.81% deri në 7.83%, ndërkohë që Tirana qëndron shumë më lart me 39.2%./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
himara tarifat të ardhurat vendore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:43 - Qershor 20, 2026

Indeksi i Altax, mirëqënia është rritur në dekadën e fundit, por janë thelluar pabarazitë

07:10 - Qershor 20, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

19:10 - Qershor 19, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

gazetar_208:55 - Qershor 20, 20260

Të ardhurat e pushtetit vendor në vitin 2025 tregojnë një përqendrim të fortë te bashkitë…

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:43 - Qershor 20, 2026

Indeksi i Altax, mirëqënia është rritur në dekadën e fundit, por janë thelluar pabarazitë

07:10 - Qershor 20, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

19:10 - Qershor 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:55 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

07:43 - Qershor 20, 2026

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:10 - Qershor 20, 2026

Indeksi i Altax, mirëqënia është rritur në dekadën e fundit, por janë thelluar pabarazitë

Jo kundër kapitalit të huaj, por kundër “kapitalizmit” vendas

10:27 - Qershor 20, 2026

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

10:26 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter