Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mbi Projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”

11:44 - Korrik 25, 2025 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Edvin Libohova*

Në tregun e sigurimeve, prej vitesh është diskutuar mbi sigurimin e pasurive nga katastrofat natyrore, ku bën pjesë edhe sigurimi nga tërmetet.

Kujtojmë këtu projektin madhor të Bankës Botërore të vitit 2011 për mbështetje financiare lidhur me përgatitjen e kuadrit ligjor për sigurimin e rreziqeve nga katastrofat, pjesë e të cilit ishte edhe Europa Juglindore ( përfshirë edhe Shqipërinë ).

Por, është për të ardhur keq pasi ky projekt nuk arriti të prodhojë një ligj të tillë për Shqipërinë, ndonëse miliona euro u lëvruan me destinacion vetëm për tregun tonë.

Po kështu, gjatë viteve 2020/2021 u rihap diskutimi për përgatitjen e një ligji për sigurimin nga katastrofat natyrore, duke prodhuar 2 variante të projektligjit – njëri i qeverisë dhe tjetri i tregut të sigurimeve.

Por edhe në këtë rast, mosdakortësia mes qeverisë dhe tregut të sigurimeve rezultoi me dështimin e procesit dhe mos dërgimin në Kuvend të një varianti për miratim.

Dhe ja ku jemi tani, përballë një realiteti të ri, ku qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin “ Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”.

Gjykuar në një vështrim të përgjithshëm, ky projektligj dhe miratimi i tij përbëjnë një hap mjaft të rëndësishëm dhe pozitiv për vendin dhe buxhetet familjare.

Vënia në jetë e tij, do të ndihmojë qindra familje në rast fatkeqësie nga tërmetet dhe do të ulë ndjeshëm kostot e qeverisë në përballimin e situatave të tilla ( kujtojmë këtu qindra milionë eurot e shpenzuara pas tërmetit të vitit 2019 ).

Miratimi i këtij projektligji duhet të jetë një ogur i mirë për të vazhduar në këtë rrugë me përgatitjen dhe miratimin e paketave të tjera ligjore për sigurimin e pasurisë nga katastrofat natyrore ( përmbytjet, rrëshqitjet e dheut, ngricat, thatësirat, etj.), pasi siç e dimë, edhe këtu dëmet janë qindramilionëshe dhe përballimi i tyre rëndon mbi individët, bizneset dhe qeverinë qëndrore apo lokale.

Duke u ndalur tek projektligji i hedhur për konsultim, do të doja të ndaja disa opinione përsonale, falë edhe eksperiencës disa vjeçare në tregun e sigurimeve.

Së pari, meqenëse kemi të bëjmë me një veprimtari sigurimi, do të ishte në dobi të procesit përfshirja e tregut të sigurimeve në këtë sipërmarrje, ku kryesorja do të ishte përcaktimi në ligj i rolit të shoqërive të sigurimit si agjentë shitje të Fondit për tërmetet.

Agjentët e shitjes, siç përcaktohet edhe në projektligj, merren me promovimin, shpërndarjen dhe lidhjen e kontratave të sigurimit me të siguruarit. Këtë funksion mund ta kryejnë më së miri pikërisht shoqëritë e sigurimit nëpërmjet rrjetit të agjentëve të tyre.

Po kështu, tregu i sigurimeve ka specialistët më të mirë dhe me eksperiencë shumëvjeçare për trajtimin dhe vlerësimin e dëmeve, ç’ka përbën një kontigjent të gatshëm për nevojat e Fondit për tërmetet.

Sigurisht, që armatës së siguruesve mund t’i bashkohen edhe agjentë shitje të tjerë, si edhe vlerësues dëmesh, por pasi ata të jenë trajnuar dhe certifikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Së dyti, për t’i dhënë qëndrueshmëri zbatimit të ligjit dhe për të shmangur ndryshimet e shpeshta të primit të sigurimit dhe shumës së mbulimit në sigurim (të cilët mund të ndryshohen herë pas here nga Fondi për tërmetet) do të ishte më e pranueshme që këto dy elementë të përcaktoheshin me ligj.

Së treti, lidhur me zbatimin në praktikë, në projektligj parashikohen masat shtrënguese në rastet e mospagimit të primit (neni 33), siç janë mosofrimi i shërbimeve nga kadastra, e-albania dhe QKB-ja.

Mirëpo, ne kemi qindra mijëra rastë ku pronarë të banesave janë individë që nuk kanë nevojë për këto shërbime (sidomos pensionistët). Kjo situatë duhet marrë parasysh kur të llogariten primi i sigurimit dhe shuma e mbulimit në sigurim.

Në përfundim, do të thoja që projektligji i paraqitur, pavarësisht opinioneve dhe sugjerimeve të mësipërme, përbën një hop cilësor dhe shënon çeljen e një epoke të re për tregun e sigurimeve në Shqipëri.

 

*ish-Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.​

Ekofin Media
Ekofin Media
banesave detyrueshëm edvin libohova projektligji sigurimi termetet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

gazetar_112:25 - Korrik 22, 20260

Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 133/2013…

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026

Pajisjet mjekësore me pasaportë sigurie, rregulla të reja për cilësinë dhe gjurmueshmërinë

12:17 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:21 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter