Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Agron Haxhimali për ekofin.al

Pyetja kryesore nuk duhet të jetë sa bashki do të kemi, por çfarë bashkish do të kemi dhe a do të funksionojnë më mirë për qytetarin. Shqipëria e provoi në vitin 2015 një konsolidim shumë të fortë, duke kaluar nga 373 njësi të qeverisjes vendore në 61 bashki. Prandaj, një reformë e dytë që mbështetet përsëri kryesisht te zmadhimi territorial duhet të argumentojë me prova se çfarë nuk funksionoi në modelin aktual dhe pse një bashki edhe më e madhe do ta zgjidhte problemin.

Ana pozitive e reduktimit të numrit të bashkive mund të jetë krijimi i njësive me kapacitete më të mëdha administrative, profesionale dhe financiare. Bashki më të konsoliduara potencialisht mund të planifikojnë më mirë investimet, të përdorin administrata më të specializuara, të menaxhojnë projekte më të mëdha dhe të kenë kapacitete më të forta për përthithjen e fondeve europiane. Në disa funksione që kërkojnë shkallë të gjerë territoriale, bashkëpunimi ose konsolidimi mund të sjellë efikasitet.Por të gjithe këto i thanë edhe në2015-por fakti që territorialja po tentohet për herë të dytë të ribehet (edhe në 2022 pati një komision) dhe tani, tregon disfunksionalitet.

Por bashkia më e madhe nuk prodhon automatikisht ekonomi shkalle. Përvoja pas Reformës së vitit 2015 duhet të analizohet pikërisht për këtë: a u ulën realisht kostot administrative, a u rrit produktiviteti, a u përmirësua cilësia dhe aksesi në shërbime dhe a u zvogëluan pabarazitë territoriale? Kongresi i Auturiteteve Lokale dhe Rajonale- Këshilli i Europës⁠, gjithminë ka, evidentontuar sfida që lidhen me kompetencat, pasiguritë buxhetore dhe barrët e trashëguara të njësive të reja.

Rreziku kryesor i një konsolidimi të ri është distanca mes qytetarit dhe bashkisë. Ky rrezik është veçanërisht i rëndësishëm për Shqipërinë rurale. Në territore të mëdha, me reliev të vështirë, infrastrukturë të dobët dhe popullsi të shpërndarë, zmadhimi i bashkisë mund të ulë koston mesatare të administratës në letër, por njëkohësisht mund të rrisë “koston e qytetarit”: më shumë kilometra për të marrë një shërbim, më pak prani institucionale dhe më pak mundësi për të ndikuar në vendimmarrjen lokale.

Këtu shfaqet edhe problemi i përfaqësimit territorial. Një bashki shumë e madhe mund të jetë financiarisht më e fortë, por politikisht dhe territorialisht më e pabarabartë. Qendra urbane ka prirjen të dominojë prioritetet, investimet dhe vendimmarrjen, ndërsa fshatrat dhe zonat periferike rrezikojnë të humbasin zërin e tyre. Sa më shumë zmadhohet territori, aq më shumë duhet të forcohen mekanizmat e përfaqësimit të njësive administrative dhe komuniteteve rurale.

Pikërisht për këtë arsye, reforma e vitit 2027 nuk duhet të jetë Reforma 2015 “plus” shkrirje bashkishë, pra një raund tjetër bashkimesh. Ajo duhet të jetë një reformë e gjeneratës së dytë, që korrigjon problemet e modelit të vitit 2015.

Personalishtë do ta ndërtoja mbi një parim të thjeshtë: jo bashki më të mëdha me çdo kusht, por bashki funksionale, bashki siç i kërkojnë qytetarët. Funksionaliteti duhet të matet njëkohësisht me kapacitetin financiar, aksesin në shërbime, distancën e qytetarit nga institucioni, lidhjet ekonomike dhe infrastrukturore, përfaqësimin demokratik, identitetin territorial dhe kohezionin social. Por bashkitë nuk duhet ti shikojmë si ndërmarje biznesi.

Kjo do të thotë se Shqipëria nuk ka pse të ndjekë domosdoshmërisht një model uniform. Në zona të urbanizuara dhe ekonomikisht të integruara, konsolidimi mund të ketë kuptim. Në zona rurale, malore ose me identitet të fortë historik e territorial, mund të nevojitet një model tjetër. Reforma duhet të lejojë asimetrinë territoriale dhe funksionale, në vend që e gjithë Shqipëria të futet në të njëjtën formulë.

Prandaj, efekti i padëshiruar më serioz do të ishte që reforma të prodhonte bashki më të mëdha në hartë, por qytetarë më të largët nga qeverisja; administrata më të centralizuara, por shërbime jo domosdoshmërisht më të mira; buxhete më të mëdha, por pabarazi më të thella brenda territorit; dhe institucione më të fuqishme në qendër të bashkisë, por demokraci vendore më të dobët në periferi.

Shqipëria nuk duhet ta nisë reformën nga përgjigjja “do të kemi më pak bashki” dhe pastaj të ndërtojë argumentet për ta justifikuar atë. Duhet të nisë nga territori dhe nga qytetari: Ku nuk funksionojnë sot shërbimet? Ku mungon përfaqësimi? Cilat territore janë realisht funksionale së bashku? Ku mund të krijohen ekonomi shkalle dhe ku konsolidimi do të krijonte kosto të reja sociale e demokratike? Vetëm pasi t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve duhet të dalë harta dhe numri i bashkive.

Në fund, harta duhet të jetë produkti i reformës, jo pikënisja e saj. Shqipërisë nuk i duhet domosdoshmërisht një pushtet vendor me më pak bashki; i duhet një pushtet vendor me bashki që funksionojnë më mirë, që ofrojnë shërbime më afër dhe që përfaqësojnë në mënyrë më të drejtë qytetarët dhe territoret e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një vend me ndryshime të forta demografike dhe territoriale, për të cilat të dhënat e Censit 2023 të INSTAT⁠ duhet të jenë një nga bazat faktike të çdo harte të re. Por mendoj se vektorët e problemeve dhe tendencave duhet ti bashkojë jo harta por modeli qeverisjes vendore që i duhet shiqërisë me 28.000 km 2 dhe 2.4 miljon banorë për zhvillim dhe ripopullim, për demokraci dhe integrim.

Ekofin Media
Ekofin Media
agron haxhimali hartën qytetarin reforma territoriale
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter