Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të aplikueshme nga muaji korrik. Krahasuar me kufijtë maksimalë të vlefshëm për gjashtëmujorin e parë të vitit, vihet re një tjetër ulje për kreditë me këste me vlera të vogla, ndërsa për overdraftet dhe kartat e kreditit kufijtë maksimalë në disa raste janë rritur.

Ndryshimi më i madh është regjistruar te kreditë me këste deri në 200 mijë lekë. Kufiri maksimal i NEI-së është ulur në 51.37%, nga 54.80% që ishte në janar 2026, duke shënuar një rënie tjetër prej 3.43 pikë përqindjeje. Ky segment vijon të jetë ai ku Banka e Shqipërisë po reflekton më shumë efektet e metodologjisë së re të përllogaritjes së NEI-së, e cila synon të ulë kostot maksimale të huamarrjes për kreditë e vogla konsumatore.

Për produktet e tjera afatshkurtra financiare në të njëjtën fashë ka patur ndryshime jo shumë të mëdha. Për overdraftet, NEI maksimal ka zbritur nga 18.27% në 18.07%. Ndërsa për kartat e kreditit, kufiri maksimal është rritur në 27.91%, nga 26.68% në janar, ose 1.23 pikë përqindjeje më shumë.

Edhe për kreditë me këste nga 200.001 deri në 600.000 lekë konstatohet një rritje e kufirit maksimal. NEI është rritur në 37.40%, nga 35.43% në janar, ose 1.97 pikë përqindjeje. Ndërkohë, për overdraftet në këtë kategori, kufiri maksimal ka shënuar një ulje të lehtë në 18.39%, nga 18.50%.

Për kreditë me këste nga 600.001 deri në 2 milionë lekë, kufiri maksimal është ulur në 14.46%, nga 14.71% në gjashtëmujorin e parë të vitit, ndërsa për kreditë nga 2 deri në 10 milionë lekë NEI maksimal është rritur lehtë në 12.43%, nga 11.94%.

Edhe në segmentin në euro ka ndryshime. Për kartat e kreditit deri në ekuivalentin e 200 mijë lekëve, kufiri maksimal është rritur në 24.46%, krahasuar me 22.55% në janar, ose rreth 1.91 pikë përqindjeje më shumë.

Në tërësi, të dhënat tregojnë se krahasuar me fillimin e vitit 2026, Banka e Shqipërisë ka vijuar të ulë kufirin maksimal vetëm për kreditë më të vogla dhe për segmentin 600 mijë–2 milionë lekë, ndërsa për shumicën e produkteve të tjera, veçanërisht kartat e kreditit dhe kreditë me këste në fashën 200–600 mijë lekë, kufijtë maksimalë janë rritur.

Norma Efektive e Interesit (NEI) përfaqëson koston totale të kredisë për konsumatorin, pasi përfshin jo vetëm interesin nominal, por edhe komisionet dhe tarifat e lidhura me financimin. Kufijtë maksimalë të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë synojnë të mbrojnë konsumatorët nga kostot e tepruara të huamarrjes, duke vendosur një tavan mbi normat që mund të aplikojnë institucionet financiare për kreditë konsumatore. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë Kreditë konsumatore llogaritjet nei
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter