Në një periudhë kur bankat po shtojnë përpjekjet për të tërhequr kursimet e qytetarëve, Fibank prezanton një produkt të dedikuar për pensionistët, duke ofruar një normë interesi fikse prej 3% për depozitat në lekë, euro dhe dollarë.
Produkti, i quajtur “Kursimet e Viteve të Arta 2026”, është i vlefshëm për fondet e reja që depozitohen në bankë dhe synon të kombinojë kthimin nga kursimet me fleksibilitetin, një element që vazhdon të jetë ndër kërkesat kryesore të klientëve të kësaj kategorie.
Depozita ka një afat 12-mujor dhe mund të hapet nga të gjithë personat fizikë vendas që përfitojnë pension sipas legjislacionit shqiptar. Ndryshe nga depozitat tradicionale, produkti u jep mundësi klientëve të tërheqin pjesërisht fondet ose ta mbyllin depozitën para maturimit pa humbur interesat e përfituara deri në atë moment.
Një tjetër veçori është mundësia për të shtuar fonde në depozitë në çdo kohë, ndërsa shumat e reja përfitojnë të njëjtën normë interesi prej 3%, pa qenë e nevojshme hapja e një depozite të re.
Fibank nuk aplikon shumë minimale për hapjen e depozitës dhe nuk ngarkon klientët me tarifa për hapjen apo mirëmbajtjen e saj. Në përfundim të afatit 12-mujor, depozita rinovohet automatikisht në një depozitë njëmujore “Vitet e Arta”.
Oferta, e cila ka nisur nga data 1 korrik 2026 do të jetë e vlefshme deri më 15 shtator 2026.
Prezantimi i kësaj depozite vjen në një moment kur tregu bankar po konkurron më fort për të tërhequr likuiditetin e qytetarëve, ndërsa normat e interesit për depozitat janë përmirësuar krahasuar me vitet e mëparshme. Vendosja e vëmendjes te pensionistët tregon një përpjekje për t’i ofruar kësaj kategorie një alternativë që kombinon sigurinë e kursimeve me një kthim më të favorshëm.
Një element i rëndësishëm është fakti se interesi mbetet i garantuar edhe në rast se klienti vendos të tërheqë kursimet përpara afatit, duke shmangur penalizimin që zakonisht shoqëron depozitat klasike.
Për të përfituar nga oferta, pensionistët duhet të paraqiten në një nga degët e Fibank me librezën e pensionit, kartën e identitetit dhe mandatin e arkëtimit, ku nënshkruhet edhe kontrata për hapjen e depozitës.
Me këtë produkt, Fibank synon të forcojë pozicionin e saj në segmentin e kursimeve për individët, duke ofruar një zgjidhje që kombinon normë interesi konkurruese, fleksibilitet në administrimin e fondeve dhe sigurinë e garantuar të depozitave.

