Author: gazetar_1

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 244 të vitit 2024, në ngarkim të 16 shtetasve dhe 4 personave juridikë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare: Të pandehurit dhe akuzat: Arben Meskuti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet…

Read More

“Paketa e Maleve” ka tërhequr mbi 1,800 aplikues që kërkojnë të marrin statusin “posedues jo pronar” për të investuar në zonat malore të vendit. Ishte Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ai që bëri me dije këtë interes në një intervistë për mediat. Sipas tij, statusi i investitorit do t’u jepet atyre që plotësojnë kriteret e përcaktuara, duke përfshirë angazhimin në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore dhe krijimin e mundësive pune për banorët lokalë. Aplikantët, që në të shumtën e rasteve i kanë përdorur historikisht këto toka, do të mund të përfitojnë të drejtën e shfrytëzimit përmes kontratave afatgjata.…

Read More

Sipas Eurostat, shpenzimet për strehim zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të buxhetit të familjeve europiane. Kjo barrë bëhet edhe më e rëndë për ata me të ardhura të ulëta apo që jetojnë me pagën minimale. Në disa qytete europiane, qiraja mund të “përpijë” thuajse të gjithë pagën mujore. Sipas një raporti të Institutit Kërkimor të Deutsche Bank, në disa raste paga mesatare neto nuk mjafton as për të mbuluar qiranë mujore të një apartamenti në qendër të qytetit. Ku paguhen pagat më të larta në Europë? Në vitin 2025, pagat neto mujore variojnë nga vetëm 151 euro…

Read More

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të përmirësuar më tej infrastrukturën dhe mjetet në dispozicion, përmes autoambulancave të reja të kategorisë A. 15 mjetet e reja, të gjitha prodhim i vitit 2025, të dedikuara për transportin e të dënuarve apo të paraburgosurve që përballen me probleme shëndetësore, janë pjesë e një projekti për modernizimin e flotës mjekësore në sistemin penitenciar shqiptar. Projekti është financuar nga fondi i posaçëm në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), me vendimin e marrë nga Komiteti Ndërinstitucional…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Krahasuar me 2005-ën, kemi trefishim të automjeteve të regjistruara me targa shqiptare (për të mos llogaritur automjetet që qarkullojnë në rrugët e vendit me targa të huaja). Në fund të qershorit, numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri e kaloi shifrën 1 milion. Krahasuar me 2005-ën, kemi trefishim të automjeteve të regjistruara me targa shqiptare (për të mos llogaritur automjetet që qarkullojnë në rrugët e vendit me targa të huaja). Por a janë trefishur vdekjet rrugore? Përkundrazi, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ato ishin sa 1/3 e gjashtëmujorit të parë të vitit 2005! Dhe si…

Read More

Në Tiranë u nënshkrua sot marrëveshja e kredisë dhe grantit për financimin e projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit, i cili do të jetë parku i parë i këtij lloji në pronësi të KESH. Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi rëndësinë e energjisë së rinovueshme dhe pavarësisë energjetike për Shqipërinë. Sipas saj, ky projekt, i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të luajë një rol kyç në rritjen e kapaciteteve energjetike dhe reduktimin e emetimeve të CO2 në vend. Balluku theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të…

Read More

Në një botë ku ritmi i jetës shpesh na çon drejt zgjidhjeve të shpejta dhe jo gjithmonë të shëndetshme, zgjedhja e asaj që vendosim në pjatën tonë bëhet një akt i ndërgjegjshëm për të investuar në mirëqenien tonë. Shëndeti nuk është thjesht mungesa e sëmundjes; është një gjendje e plotë fizike, mendore dhe emocionale, dhe ushqimi është ura më e fortë që na çon drejt këtij qëllimi. Çdo ditë kemi mundësinë të bëjmë zgjedhje që mbështesin trupin dhe mendjen tonë. Përtej shijeve të këndshme dhe kënaqësisë së gatimit, ushqimet që përfshijmë në dietë janë të lidhura ngushtësisht me energjinë tonë,…

Read More

Një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna bankare në emër të Raiffeisen Bank, u parandalua dhe neutralizua në kohë rekord, njofton AKSK. Falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional me Raiffeisen Bank dhe AKEP, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ndërmori menjëherë masat për të bllokuar aktivitetin keqdashës dhe aksesin në faqen mashtruese, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij sulmi të tipit smishing. SMS-të mashtruese si këto përpiqen të nxisin qytetarët të klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të ndajnë informacione të ndjeshme financiare. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe monitorimit…

Read More

Në trupin tonë jetojnë miliona forma të jetës që shpesh i harrojmë, duke bashkëjetuar me ne në heshtje. Prej kohësh kemi mësuar të flasim për bakteret dhe viruset si pjesë e pandashme e ekosistemit tonë të brendshëm, por një tjetër botë mikroskopike, po aq misterioze sa edhe e pazbuluar plotësisht, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e shkencës: kërpudhat. Ky material i BBC-së hedh një dritë të re mbi rolin që kërpudhat kanë në trupin tonë, jo vetëm si pjesë e mikrobiomës, por edhe si faktorë që mund të ndikojnë në trurin, në mendimin dhe në sjelljen tonë. Përtej…

Read More

Shumica e të rriturve hanë çdo ditë të paktën një vakt të vogël (snack), që përbën rreth 20 për qind të kalorive të përditshme. Për të zgjedhur një ushqim që është i shijshëm, i pasur me proteina dhe i mirë për zorrët, mund të duket e vështirë. Çelësi është të zgjedhim ushqime që përmirësojnë shëndetin tonë, jo që na lodhin e na ulin energjinë. Kombinimi ideal është proteina dhe fibra, pasi të dyja stimulojnë lirimin e hormonit GLP-1, versioni natyral i ilaçit të diabetit që njihet me emrin Ozempic. Ky hormon u ndihmon të ndiheni më të ngopur dhe ul…

Read More