Author: gazetar_1
ProCredit Bank Shqipëri, në kuadër të 30-vjetorit të saj në tregun shqiptar, prezanton për klientët e saj Apple Pay – një mënyrë më e sigurt dhe e mbrojtur për të kryer pagesa, që u mundëson përdoruesve të shmangin dorëzimin e kartës tek persona të tjerë, prekjen e butonave fizikë apo shkëmbimin e cash-it – duke përdorur fuqinë e iPhone për të mbrojtur çdo transaksion. Klientët mund të kryejnë pagesa pa kontakt, thjesht duke afruar pajisjen Apple pranë një terminali pagese. Çdo blerje me Apple Pay është e sigurt, pasi verifikohet përmes Face ID, Touch ID ose kodit të pajisjes, si dhe…
Disa i kanë nënshkruar kontratat për furnizim me energji elektrike, disa ende refuzojnë, e ka edhe raste kur një kompani është ndarë në dy entitete të reja për të shmangur daljen në tregun e hapur. Më 31 korrik, të gjitha bizneset në Kosovë me mbi 50 punëtorë, ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë elektrike, do të mbesin pa rrymë. Paralajmërimi ka ardhur nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila thekson se afati 60-ditor i furnizimit të përkohshëm do të përfundojë më 30 korrik. Aktualisht, kompanitë…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit paralajmëron pronarët e lavazheve të vendosura në mes të lagjeve, që lajnë makina në trotuare. Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. “Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama në Facebook. Prej disa ditësh, po vijon në mbarë vendin lirimi i hapësirave publike,…
Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e funksionimit të tregut të brendshëm dhe përafrimin me legjislacionin evropian, në Konsultimet Publike është publikuar projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve jo-ushqimore”. Rregullorja e re synon të forcojë kontrollin mbi tregun shqiptar të produkteve jo-ushqimore, duke siguruar që vetëm produktet që plotësojnë kërkesat e legjislacionit të harmonizuar evropian të lejohen të qarkullojnë në treg. Këto masa synojnë garantimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së interesave publike, siç janë siguria dhe shëndeti i konsumatorëve, siguria në vendin e punës, mbrojtja e mjedisit…
Zonat malore të vendit, veçanërisht ato në veri, do të jenë në qendër të fazës së dytë të zbatimit të ligjit “Për Paketën e Maleve”, që nis në shtator me përzgjedhjen dhe shpalljen e territoreve ku do të aplikohen lehtësitë fiskale dhe procedurale të parashikuara. Fokusi është që bashkitë të identifikojnë zonat me potencial zhvillimi, bazuar në kërkesat e qytetarëve që kanë aplikuar gjatë fazës së parë të procesit. Qëllimi i kësaj pakete është të krijojë kushte të favorshme për investime në zonat e thella malore dhe të nxisë zhvillimin ekonomik përmes legalizimit të pronësisë, lehtësimit të barrës fiskale dhe…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije hapjen zyrtare të aplikimeve për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitetet shqiptare për vitin akademik 2025–2026. Të gjithë maturantët kanë tashmë mundësinë të aplikojnë online deri në 10 programe studimi, përmes platformës zyrtare ualbania.al, një platformë e digjitalizuar që synon të thjeshtojë procedurat për të rinjtë dhe të garantojë transparencë në sistemin e pranimeve. Sipas njoftimit të ministres Manastirliu, sistemi do të jetë i hapur nga sot deri më 3 gusht, duke i dhënë kohë të mjaftueshme çdo maturanti që të analizojë me…
Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë shqiptare mund ta përdorë një shishe plastike për javë të tëra e në disa raste për muaj të tërë. Shishja mbushet e rimbushet me ujë, ngrohet, futet sërish në frigorifer e përdoret pa fund. Shishet plastike përdoren edhe në furnizimin me qumësht që mundësojnë gratë e fshatit dhe kalojnë nga dora në dorë e buza në buzë. Me siguri çdo amvisë mendon se një shishe plastike nuk është aq e rrezikshme për shëndetin në krahasim me rreziqet e tjera që…
Viti 2025 po vijon të ketë një tendencë rënëse sa i përket aksidenteve. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave për qershorin janë për 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Në qershor të vitit të kaluar, u shënuan 141 aksidente. Sa i përket të dhënave për gjashtëmujorin e parë të vitit, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mungesa e vëmendjes gjatë dhënies së makinës vijon të mbetet një nga arsyet kryesore të shkaktimit të aksidenteve…
Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery në Francë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se “ekspozita unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, ku ikonat e përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar”. Gonxhja thekson se ky projekt është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe do të përfshihet gjithashtu në Komitetin Shkencor Francez, duke thelluar shkëmbimin mes institucioneve muzeale të të dy vendeve.…
Tregu i sigurimeve u rrit me afro 8% në 6-mujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto në 6-mujor arritën në rreth 12.8 miliardë lekë, me një rritje prej 950 milionë lekë, krahasuar me 6-mujorin 2024. Të njëjtën rritje me primet shënuan edhe kontratat, duke arritur në mbi 755 mijë në fund të qershorit, ose 8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Tregu i Jo-jetës u rrit me 7.6%, me një vëllim prime prej 11.6 miliardë…
