Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

BE: TikTok nuk mbrojti privatësinë e llogarive të fëmijëve nga të rriturit

10:44 - Korrik 28, 2026

Njihuni me 106 startup-et fituese të Grant 26

10:12 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tregu i sigurimeve u rrit me rreth 8% në 6-mujorin e parë të vitit 2025

22:42 - Korrik 28, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tregu i sigurimeve u rrit me afro 8% në 6-mujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto në 6-mujor arritën në rreth 12.8 miliardë lekë, me një rritje prej 950 milionë lekë, krahasuar me 6-mujorin 2024.

Të njëjtën rritje me primet shënuan edhe kontratat, duke arritur në mbi 755 mijë në fund të qershorit, ose 8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Tregu i Jo-jetës u rrit me 7.6%, me një vëllim prime prej 11.6 miliardë lekë. Në këtë treg, numri i kontratave arriti në mbi 671 mijë, me një rritje prej 7.18% krahasuar me Janar-Qershor 2024.

Rritje të qëndrueshme shënoi edhe tregu i Jetës. Vëllimi i primeve të shkruara bruto në këtë treg arriti në 1.15 miliardë lekë, ose 12.33% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Rritja më e fortë në këtë treg u shënua në numër kontratash, me 15.5%, duke arritur në 84,729 kontrata.

Dëmet e paguara në nivel tregu për 6-mujorin shënuan një rënie të lehtë, me 0.73%. Shoqëritë e sigurimit, të Jo-Jetës dhe të Jetës kanë paguar mbi 4 miliardë lekë dëme në 6-mujorin e parë të vitit.

Dëmet e paguara në numër janë rritur me 1,528 dosje më shumë në janar-qershor 2025, duke arritur në 37,858 praktika të paguara, nga 36,124 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,734 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Ndërkohë, sa i përket sigurimit TPL, në 6-mujorin e parë të vitit, konstatohet një rritje thuajse e ekuilibruar mes primeve të shkruara bruto dhe dëmeve të paguara bruto. Në këtë kategori sigurimi, primet u rritën me rreth 13.4% në 6-mujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa dëmet u rritën me 12%. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
amf dëme prime shifrat sigurime tregu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

gazetar_210:45 - Korrik 28, 20260

Gjashtë në dhjetë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Shqipëri nuk përdorin asnjë formë…

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:45 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:01 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

BE: TikTok nuk mbrojti privatësinë e llogarive të fëmijëve nga të rriturit

10:44 - Korrik 28, 2026

Njihuni me 106 startup-et fituese të Grant 26

10:12 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter