Author: gazetar_1
Banka e Shqipërisë njofton se tashmë “Apple Pay” është më në fund i disponueshëm edhe në Shqipëri. Përdoruesit e pajisjeve Apple kanë mundësinë të kryejnë pagesa të sigurta dhe të shpejta përmes telefonit të tyre, falë lançimit të shërbimit Apple Pay në vendin tonë. Kjo risi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt dixhitalizimit të përvojës së pagesave për një kategori të gjerë konsumatorësh. thekson Banka e Shqipërisë. Ndërkohë që përdoruesit e Google Pay kanë tashmë eksperiencë me këtë formë pagese, përfshirja e Apple Pay e plotëson spektrin e shërbimeve të avancuara të pagesave mobile në vend edhe për përdoruesit e…
Nga raporti 6-mujor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në tregun e përgjithshëm Jetë dhe Jo Jetë, SIGAL Insurance Group-i mbajti edhe këtë herë vendin e parë me 28% të vëllimit të tregut shqiptar. Industria e sigurimeve në 6-mujorin e parë të vitit Industria e sigurimeve të Jo Jetës, shënoi 7.59% prime të shkruara bruto më tepër, 1.27% më tepër pagesa dëmesh, 7.18% numër kontratash më tepër në gjysëmvitin e parë 2025. Këto janë përqindjet rritëse, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit paraardhës. Ndërsa, sa u takon sigurimeve të Jetës, 12.33% u rrit në drejtim të primeve të shkruara bruto…
Korça këto ditë është në festë, e cila kulmon deri në 17 gusht, me festimet e festës tradicionale të birrës. Dhe në këtë kuadër, për të “mos shqetësuar” bizneset dhe krijuar rrëmujë, Bashkia u ka shtyrë afatin për lirimin e hapësirave publike deri më 17 gusht. Lajmi u dha nga kryebashkiaku Sotiraq Filo. Ai tha gjithashtu se aksioni për lirimin e hapësirave publike është pjesë e një projekti më të gjerë për rikthimin e standardeve urbane në zonat publike të qytetit. “Bashkia e Korçës ka nisur aksionin e lirimit të hapësirave publike në qytet, në vijim edhe të aksionit kombëtar.…
Qeveria Shqiptare po përgatit një Paketë Mbështetëse për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve e blegtorëve, që gjatë kësaj periudhe të vështirë nga zjarret, kanë humbur bagëtitë apo u janë shkrumbuar tokat e mbjella me kultura të ndryshme. Ministrja Anila Denaj ka theksuar në një konferencë nga Kryeministria, se zona e Delvinës është më e prekur në pjesën e bagëtive, por edhe në kosheret me bletë, sepse janë djegur rreth 230 të tilla. Po në këtë zonë, ajo theksoi se për bagëtitë në kushtet kur janë djegur të mbjellat, janë shpërndarë tre ditët e fundit plot 20 tonë ushqim për kafshët,…
Tashmë, mungesa e librezës së punës nuk është më një pengesë për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që aplikojnë për pension, edhe në rastet kur nuk disponojnë libreza pune, mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore, për sa kohë deklarojnë saktë periudhat e punës dhe dokumentacionin shoqërues përkatës. Sipas njoftimit zyrtar të ISSH, aplikuesit duhet të plotësojnë me kujdes formularin online të aplikimit, konkretisht Seksionin III, B 1, ku kërkohet të deklarohen periudhat e punës dhe institucionet ose ndërmarrjet ku ka qenë i punësuar individi gjatë…
Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje. Burimet brenda ZRRE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se juristët e tyre konsiderojnë se ky aktgjykim vlen vetëm për kompaninë që e ka paditur ZRRE-në, por shtuan se presin sqarime shtesë nga gjykata. Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor. Sipas vendimit, të gjitha kompanitë që kanë…
Në një festë të gjallë të kulturës, natyrës dhe kreativitetit, Intesa Sanpaolo Bank Albania, në bashkëpunim me Mastercard, mbështet me krenari Festivalin Porto Palermo—një ngjarje që vë në pah trashëgiminë e pasur dhe peizazhet mahnitëse të Shqipërisë. Ky partneritet nuk është thjesht një sponsorizim; ai pasqyron një angazhim më të gjerë dhe afatgjatë ndaj qëndrueshmërisë dhe ndikimit social. Si pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, një lider evropian në bankat e qëndrueshme, Banka synon të promovojë zhvillimin e komunitetit përmes investimeve që shkojnë përtej financës. Festivali është platforma ideale për të vënë në jetë këto vlera. “Festivali Porto Palermo përputhet në…
Katër nënkryetarë të bashkisë së Tiranës janë liruar nga detyra. Bëhet me dije se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga posti që mbanin në këtë institucion. Ndërkohë janë caktuar edhe katër emrat që do të jenë nënkryetarët e rinj, të cilët janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero. Ndryshimet vijnë pas takimeve të zhvilluara nga kryeministri Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit. Në mbledhjen e fundit, Rama kishte kërkuar gjithashtu që bashkia të ishtë me 5 nënkryetarë dhe secili prej…
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka publikuar Indeksin e Biznesit për vitin 2024, i cili shënoi një rënie në 46.47 pikë nga 100, në krahasim me 47.57 pikë në vitin 2023, duke reflektuar një tkurrje prej -1.10 pikë në perceptimin e përgjithshëm të klimës së biznesit nga anëtarët e saj. Sipas të dhënave të raportuara, perceptimi i matur direkt i anëtarëve të AmCham për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2024 mbeti pothuajse i njëjtë, në nivelin 46.36 pikë. Edhe për vitin 2024, pesë shqetësimet më të mëdha të raportuara nga kompanitë e anketuara mbeten: Gjetja e…
Intesa Sanpaolo ka regjistruar rezultatet më të larta ndonjëherë për një periudhë gjashtëmujore, me fitim neto prej €5.2 miliardë, të ardhura historike nga komisionet dhe sigurimet, si dhe një Kthim të kapitalit (ROE) të përvitshëm prej 20%. Këto rezultate të shkëlqyera kanë mundësuar rritjen e pritshmërive për fitimin neto vjetor për vitin 2025, i cili tani parashikohet të jetë ndjeshëm mbi €9 miliardë, duke përfshirë edhe veprime menaxheriale strategjike në tremujorin e katërt për të garantuar qëndrueshmërinë afatgjatë të përfitueshmërisë. Shpërndarja e Kapitalit dhe Dividentët Banka ruan një nga normat më të larta të dividentit në Evropë, me 70% shpërndarje…
