Author: gazetar_1

Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi është më i fortë se kurrë, shkruan Andrea Casamassima në të përditshmen italiana “alanews.it”. Me fluturime direkte që fillojnë nga 15-20 euro, hotele të përballueshme dhe një ofertë turistike që përfshin vendet kulturore, natyrën dhe detin e kristaltë – Toka e Shqiponjave ka hyrë zyrtarisht në radarin e vizitorëve me buxhet të kufizuar. Tirana është porta perfekte për të eksploruar Rivierën Shqiptare, shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Evropës, ende e paprekur nga turizmi masiv që ka përfshirë…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo sjelljeje që cenon rendin, sigurinë dhe funksionimin normal të qarkullimit rrugor. Policia njoftoi se “në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas: 21 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht, për parkim të gabuar në rrugë apo në korsi të dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët, korsitë e transportit publik dhe stacionet e autobusëve; 60 automjete janë bllokuar dhe tërhequr me mjet ngritës; 45 shtetas janë arrestuar/ proceduar për vepra të ndryshme penale”. Policia Rrugore do të vijojë me kontrolle intensive dhe…

Read More

Administrata Tatimore ka shtuar kontrollet ndaj subjekteve në shkelje të ligjit, ndërsa njofton se nisur nga një denoncim qytetar, ka arritur të godasë një rast evazioni. Siç njoftojnë tatimet, bëhet fjalë për 585,000 euro të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, që janë zbuluar nga përmes një kontrolli të specializuar nga Hetimi Tatimor, në një subjekt tatimpagues në Tiranë. Siç duket nga pamjer, subjekti është bar-restorant, në një zonë në afërsi të fakultetit ekonomik në Tiranë. Tatimet informojnë se u vu në lëvizje falë një denoncimi qytetar, i cili çoi në zbardhjen e një skeme evazioni fiskal. Tatimet apelojnë…

Read More

Qendra Kombëtare e Biznesit njofton se 31,000 subjekte kanë realizuar dorëzimin e bilanceve brenda afatit ligjor, 31 korrik 2025. Procesi i dorëzimit online përmes e-Albania, i cili realizohet tashmë prej disa vitesh u shoqërua me vështirësi, ngecje të sistemit dhe problematika. Kjo solli edhe reagimin e shoqatave dhe përfaqësuesve të bizneseve, siç ishte Aleanca e Profesionistëve të Lirë që kërkoi marrjen e masave për t’i dhënë zgjidhje situatës. Sipas APL, ngecja e sistemit dhe problemet shkaktojnë kohë të humbur, por edhe rrezikuan bizneset të mos i dorëzonin bilancet në kohë. Ndërsa QKB njoftoi se dorëzimi i 31 mijë bilanceve shënonte…

Read More

Këshilli i Ministrave ka rishikuar edhe një herë Politikat Prioritare për 2026– 2028, duke përfshirë në listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare sigurimin e strehimit të përshtatshëm dhe të përballueshëm për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Për këtë ka ndarë veç një fond të konsiderueshëm në vlerën e 15.5 milionë eurove. Ky vendim pason përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për të vënë strehimin prioritet financiar dhe institucional, duke e vendosur si një ndër shtyllat kryesore të politikës së ndihmës sociale në kuadër të zhvillimit urban. Synimi final është shumë ambicioz. “Objektivi i programit është të…

Read More

Nga Arben Malaj  “Në zhvillim, ligji nuk është pasojë, por parakusht.” Thomas Carothers Joseph Stiglitz, nobelist në Ekonomi do të theksonte se: “Zhvillimi kërkon institucione funksionale, të cilat bazohen në ligj, jo në privilegj apo lidhje.” Po kështu, Merkel – ish-Kancelare e Gjermanisë do të qartësonte se “Vetëm aty ku ligji sundon mbi gjithçka, zhvillimi është i drejtë dhe i përbashkët.” Të dy mesazhet paralajmërojnë se zhvillimi pa drejtësi prodhon padrejtësi të reja. Njësoj siç ndodh aktualisht në vendin tonë, ku shteti i së drejtës është cenuar rëndë nga mosfunksionimi i shtetit ligjor. Pengesa dhe vonesa shumë të rënda cenojnë liritë…

Read More

Kur kanë mbetur edhe 2 muaj nga momenti që shqiptarët do të kenë mundësinë të kryejnë pagesa me SEPA, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar tarifat që do të zbatohen për çdo transaksion të realizuar përmes këtij sistemi. Sipas projektrregullores së publikuar nga Banka Qendrore, tarifat për pagesat hyrëse nuk duhet në asnjë rast të tejkalojnë vlerën e 3 eurove për transaksion. Për shembull, një emigrant që do t’i dërgojë para familjes së tij në Shqipëri përmes SEPA-s, nuk do të ketë më shumë se 3 euro tarifë për transfertë. Kjo vlen për çdo pagesë hyrëse në Shqipëri. Ndërkohë, tarifat për…

Read More

Autoriteti italian i Antitrustit deklaroi, se koncerni i teknologjisë Meta, mund të ketë shkelur ligjin e konkurrencës të BE-së. Është fjala për instalimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në shërbimin online Whatsapp. Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha, se të martën (29.07.2025) bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit të fialialit italian Meta. Hetimi po bëhet në “bashkëpunim të ngushtë” me autoritetet përkatësë të Bashkimit Europian. Nuk është marrë miratimi i përdoruesve Akuza nga Milano është: Ofruesi i Whatsapp-it, Meta, ka instaluar chatbot-in me IA pa marrë shprehimisht miratimin e përdoruesve. Përmes lidhjes së…

Read More

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që e përmendin emrin e Malit të Zi, duke marrë parasysh se është duke negociuar me vite dhe ka avancuar më shumë se të gjitha vendet tjera kandidate. Të tjerët pozicionohen nga Shqipëria, e cila është duke ecur me hapa të shpejtë drejt Brukselit. Disa tjerë mendojnë se do të jetë Moldavia – shtet ambicioz dhe i orientuar nga reformat. Mirëpo, përgjigjja e saktë mund të jetë Islanda. Synimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për…

Read More

Drafti i Kodit të ri Penal parashikon burg deri në 3 vite për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve. Dënime parashikohen edhe për organizimin e ndeshjeve ndërmjet kafshëve, si dhe për pronarët që nuk i mbajnë nën kontroll në hapësira publike. Në rastet kur veprat penale kryera me mizori, për fitim apo në prani të fëmijëve, dënimet ashpërsohen dhe shtohen deri në 50%. Nëse braktis qenin apo macen mund të përfundosh në burg deri në 3 vite. Kjo është një nga risitë më të debatueshme në draftin e ri të Kodit Penal, i cili është hedhur për konsultim publik, dhe përfshin…

Read More