Author: gazetar_1
Sot në mëngjes, në Prokurorinë Themelore të Podgoricës u paraqit në cilësinë e të paditurit, zëvendëskryeministri dhe ministri i zhvillimit ekonomik të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj. Ai po hetohet mbi bazën e kallëzimit penal të ngritur nga presidenti Jakov Milatoviç, i cili pretendon se Gjeloshaj e ka kërcënuar përmes komunikimeve private pas vendimit të kreut të shtetit për kthimin në Kuvend të ligjit për tatimin mbi pronat. Sipas mediave malazeze, Gjeloshaj i kishte dërguar Milatović-it mesazhe ku e akuzonte se po ndihmonte strukturat klienteliste të lidhura me koncesionin e kompanisë publike “Plantaže” dhe e paralajmërinte për “reagimin e shqiptarëve…
“WhatsApp ka mbyllur 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrues që synojnë njerëz në mbarë botën në gjysmën e parë të këtij viti”, kështu thuhet në njoftimin e Meta-s. Shumë prej tyre ishin të lidhur me qendra mashtrimi të drejtuara nga kriminelë të organizuar në Azinë Juglindore, të cilët shpesh përdornin punë të detyruar në operacionet e tyre. Meta e bëri njoftimin ndërsa WhatsApp nxori masa të reja kundër mashtrimit për të njoftuar përdoruesit për aktivitete të mundshme mashtruese, siç është shtimi i një përdoruesi në një bisedë në grup nga dikush që nuk është në listën e tij të…
Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, aktualisht një nga njerëzit e tij më të afërt, Richard Grenell, po shijon pushimet verore në Shqipër. Grenell ka ndarë një video në rrjetin social Instagram, ku shihet duke lundruar me anije në ujërat shqiptare të Ksamilit, i veshur me një bluzë nga fushata e presidentit Trump “Make America Great Again”. Ai ka shkruar “Shqipëria me Amerikanë”, duke lënë të kuptohet se ndodhet në Shqipëri me miq nga SHBA. Kjo nuk është hera e parë që Grenell vjen për pushime në Shqipëri. Ndërkohë Grenell është takuar edhe me…
Në mbledhjen e 26 dhjetorit të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave mori një vendim, i cili parashikonte se të gjithë subjektet që ofronin “Shërbime të ndërmjetësimit në tregun e punës dhe/ose formimit profesional” do të duhet të riaplikonin për të rifreskuar këto licenca deri në 30 gusht të vitit 2025. Sipas VKM-së “të gjitha subjektet, që disponojnë licencë për formim profesional, kanë detyrimin të aplikojnë për ndryshimet e nevojshme, në përputhje me kriteret e reja, me qëllim mbajtjen e licencës, brenda datës 30 gusht 2025, në të kundërt ajo do të revokohet.”. Bazuar në këtë ndryshim, sot, QKB u…
Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një takim me administratorët e rinj të njësive administrative në Fier, ku u diskutua për sfidat dhe prioritetet në shërbim të qytetarëve. I pranishëm ishte edhe kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Në fjalën e saj, Balluku theksoi rëndësinë e reformimit të administratës lokale, duke nisur nga ata që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët, administratorët e njësive. “Fieri ka 13 njësi administrative dhe kreu i bashkisë ka zhvilluar një proces gjithëpërfshirës, duke i dhënë mundësi prurjeve të reja, por edhe duke mbështetur ata që kanë…
Bizneset shqiptare, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), tashmë kanë në dispozicion një burim të ri informacioni dhe orientimi për skemat financiare: platformën “Akses në Financë”, të menaxhuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). AIDA njofton se, platforma, e aksesueshme në www.aida-smefinance.gov.al, ofron një pasqyrë të plotë të granteve, kredive, garancive dhe nismave të tjera financiare që ofrohen nga institucione publike, organizata ndërkombëtare, banka dhe donatorë vendas e të huaj. Synimi kryesor i kësaj platforme është të shërbejë si një portë unike për informimin dhe aksesin në financë, duke lehtësuar qasjen e bizneseve në fondet e…
Të rinjtë shqiptarë kanë mundësinë të ndjekin arsim profesional me standarde ndërkombëtare përmes programit “VET by EHL”, një iniciativë që realizohet në partneritet me shkollën prestigjioze zvicerane EHL (Ecole hôtelière de Lausanne). Programi ofron formim profesional në fushën e hoteleri-turizmit, me mësim të zhvilluar në gjuhën angleze dhe me fokus në përgatitjen praktike, sipas modelit zviceran të arsimit dual. Studentët pajisen me aftësi të kërkuara nga tregu i punës, duke përfituar mundësi të shumta punësimi brenda dhe jashtë vendit. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen dhe…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka propozuar një rregull të ri që do të kërkojë nga disa aplikantë të vizave turistike dhe të biznesit të paguajnë një garanci deri në 15,000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, raporton “The Wall Street Journal”. Sipas një njoftimi që pritet të publikohet të martën, ky program do të jetë në fazë prove për 12 muaj dhe do të zbatohet për shtetasit e vendeve që kanë nivel të larta të qëndrimeve të paligjshme pas skadimit të vizës, si dhe për ata që vijnë nga vende me siguri të dobët dokumentacioni. Në varësi të…
Programi i besnikërisë Happy, pjesë e Grupit BALFIN*, fiton dy çmime të rëndësishme në “Loyalty Awards 2025”, Athinë, duke u pozicionuar si një nga programet të suksesshme të besnikërisë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europën Juglindore. “Loyalty Awards 2025” është një nga ngjarjet më të mëdha në fushën e marketingut dhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët. Çmimet “Best Use of Loyalty Management Software”dhe “Best Use of Mobile” shkojnë për Happy për inovacionin, digjitalizimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në ndërtimin e marrëdhënieve të forta me klientët. Për të diskutuar mbi suksesin dhe zhvillimet e programit, Drejtoresha Ekzekutive e Happy,…
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bashkimi Evropian (BE) dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI) po forcojnë mbështetjen e tyre për infrastrukturën hekurudhore të Shqipërisë me një investim historik në rindërtimin dhe elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë. BERZH njofton se po i jep një kredi sovrane deri në 30 milionë euro Shqipërisë në dobi të kompanisë shtetërore hekurudhore Hekurudha Shqiptare. Kjo plotëson një kredi prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan më parë këtë vit. Projekti strategjik do…
