Author: gazetar_1

Ulja e numrit të studentëve ka bërë që universitetet të ulin kuotat e pranimit. Për vitin e ri akademik 2025-2026 Universiteti i Tiranës do të pranojë vetëm 4,400 studentë. Ndërkohë që uljen më të ndjeshme e ka Fakulteti i Filologjisë, i cili i ka reduktuar kuotat me 13% në krahasim me vitin e shkuar. Në 6 vitet e fundit kuotat për pranimet e studentëve në këtë universitet kanë rënë me më shumë se 18%. Në 2020 pranimet ishin mbi 5,500 studentë, ndërkohë që për këtë vit Senati Akademik ka miratuar gati 4,400 kuota, ose 146 pranime më pak se vitin…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria po përgatit një rregullore të re për kantieret e ndërtimit. Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetin sociale Facebook, kreu i qeverisë tha se kantieret e ndërtimit nuk mund të bëhen problem për komunitetin dhe se duhet të merren masa që qytetarët mos ta ndjejnë. Rama tha se në rast se rregullorja nuk zbatohet, masat për ndërtuesit do të jenë drastike. “Rregullorja e re kantiereve të ndërtimit. Kush ndërton pallat nuk mund të bëhet problem i zonës, por duhet të marrë të gjitha masat që zona aty ku bëhet fjalë për një zonë…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar për mbi deklaratat e ndryshme që janë bërë për kodin e ri penal. Ai shprehet se pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament! Reagimi i plotë: Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal,…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për qind në mallrat amerikane. “Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti në nisje të mbledhjes. Kurti ka thënë se përmes këtij hapi dëshmohen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve…

Read More

Treguesi i besimit në ekonomi u rrit me 2.9 pikë në korrik, nga përmirësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe të  tregtisë. Në të njëjtin drejtim ndikoi dhe përmirësimi në sektorin e industrisë, megjithëse në një masë më të ulët. Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e  ndërtimit dhe rënia e besimit konsumator dhanë kontribut negativ në treguesin e ndjesisë për ekonominë. Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 0.8 pikë përqindje, duke qëndruar 6.5 pikë përqindje mbi mesataren historike në muajin korrik. Përmirësimi i TBI-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet optimiste për kontratat  porositëse…

Read More

Bankers Petroleum Albania ka reaguar sërish, duke shprehur këtë herë gjithë gadishmërinë për të zbatuar plotësisht vendimin e Arbitrazhit.  “Në përputhje të plotë me institucionet dhe autoritetet kombëtare, ne konfirmojmë gadishmërinë tonë për të zbatuar, pa rezerva, Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit( ICC) të datës 7 qershor 2024, të mbështetur nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë (Vendimi Nr. 479, i komunikuar më 1 korrik2025). Ekipet tona ligjore janë plotësisht të përgatitura për të punuar së bashku me institucionet përkatëse shqiptare për të siguruar ekzekutimin gjithëpërfshirës të këtij vendimi, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të mbrojtur investimet e huaja…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka prezantuar të enjten vonë shkallët e reja tarifore për dhjetëra partnerë tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Ai ka thënë se tarifat ndaj 69 vendeve do të hyjnë në fuqi më 7 gusht. Në vendimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë më 31 korrik është thënë se mallrat e çdo vendi partner tregtar që nuk përfshihen në aneksin e urdhrit, do të jenë subjekt i taksës prej 10 për qind bazuar në urdhrin ekzekutiv të prillit. Në atë urdhër Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi ishin goditur me taksë bazë prej 10 për qind. Sipas…

Read More

Turizmi vlerësohet si një nga sektorët me më shumë potencial, jo vetëm për zhvillim të mëtejshëm, por edhe për të dhënë më shumë kontribut në rritjen ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit. Përballë shifrave në rritje të vizitorëve të huaj, një nga problematikat e vërejtura nga shoqatat e turizmit dhe tur-operatorët janë kapacitetet akomoduese dhe përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës. Në këtë kuadër, rritja e kreditimit për sektorin e turizmit është një domosdoshmëri dhe ky rezulton ndër objektivat kryesore të Fondit Besa për periudhën në vazhdim. Individët dhe bizneset që operojnë në sektorin e turizmit, të cilët kërkojnë të…

Read More

Pas një mbledhjeje intensive të Këshillit të Ministrave ditën e enjte, ku u miratuan 45 vendime dhe iu përcollën Kuvendit katër projektligje për shqyrtim dhe miratim, qeveria ka hyrë zyrtarisht në periudhën e pushimeve verore. Por, sipas udhëzimeve të Kryeministrit, ministrat dhe zyrtarët e lartë të ekzekutivit nuk do të largohen nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe. Pushimet vijnë pas një sezoni të ngarkuar pune dhe në prag të një faze të re për qeverisjen që nis mandatin e katërt. Nga java e tretë e gushtit dhe në vijim, deri në fund të muajit, pritet të zyrtarizohen ndryshimet në kabinetin qeveritar.…

Read More

Agjencia prestigjoze ndërkombëtare e vlerësimit të kompanive dhe borxheve, Fitch Ratings, ka konfirmuar se iute Group vazhdon të ketë një gjendje të mirë financiare. Vlerësimi i dhënë është B- me perspektivë të qëndrueshme, që do të thotë se kompania është e qëndrueshme dhe po i përmbush mirë detyrimet financiare. Ky vlerësim nuk është vetëm për aktivitetin e përgjithshëm të iute Group, por edhe për obligacionet (pra, dokumentet që kompania shet për të mbledhur fonde nga investitorët). Fitch e ka dhënë të njëjtin vlerësim edhe për obligacionet e reja, të cilat iute i ka lëshuar këtë vit. Fitch, një nga agjencitë…

Read More