Author: gazetar_1

Duke nisur dita e nesërme, 1 gusht 2025, të gjitha recetat mjekësore – si në shërbimin publik ashtu edhe privat – do të kenë një model të unifikuar, duke i dhënë fund fletëve të rastësishme apo blloqeve me reklama medikamentesh. Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, receta e re do të përmbajë: Diagnostikimin e saktë të pacientit Emrin gjenerik të barit Dozimin e rekomanduar Emrin dhe vulën e farmacistit që e përgatit. Ky format do të lejojë gjithashtu lëshimin e recetave deri në 6 muaj për pacientët me sëmundje kronike që kanë nevojë për trajtime afatgjata. Përditësimi vjen si përgjigje…

Read More

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili është pjesë e iniciativave të Bashkisë për përmirësimin e kushteve të strehimit për ata qytetarë që ndodhen në vështirësi ekonomike, u mundëson qytetarëve të aplikojnë për mbështetje financiare për rregullime dhe riparime në shtëpitë e tyre. Aplikimi mund të realizohet online, përmes platformës e-Albania, në shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”. Për të plotësuar kërkesën, aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, dhe për këtë, mund të kërkojnë asistencë nga punonjësit e njësisë administrative të Bashkisë Tiranë.…

Read More

Dita e sotme shënon afatin e fundit ligjor për dorëzimin e pasqyrave financiare nga bizneset në sistemin online në e-Albania. Procesi është shoqëruar me vështirësi, pasi në disa raste sistemi ka qënë shumë i ngadaltë, ose edhe nuk ka funksionuar, duke i marrë më shumë kohë bizneseve për realizimin e procesit të upload të dokumenteve. Ekofin komunikoi me Aleancën e Profesionistëve të Lirë, që ka qënë këto ditë në kontakt të vazhdueshëm me bizneset dhe i ka kërkuar autoriteteve të marrin masa për të lehtësuar funksionalitetin e sistemit. APL theksoi se aktualisht nuk janë raportuar problematika serioze, kjo edhe pasi…

Read More

Data e sotme, 31 korrik, do të jetë dita e fundit e afatit për lirimin vullnetarisht të hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama thekson se do të ketë penalizim për këdo që do të kryejë shkelje. “31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, shprehet Rama. Të njëjtën gjë përsëriti dhe ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, e njëherazi zv/kryeministre Belinda Balluku. Teksa inspektoi aksin rrugor Kamëz-Laç, Balluku theksoi se lirimi i hapësirave publike është…

Read More

Transporti i mallrave nga deti dhe ajri shënoi rritje të mëtejshme në 3-mujorin e tretë, ndërsa transporti hekurudhor shënoi rënie. INSTAT të dhënat mbi transportin ajror, detar dhe atë hekurudhor. Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 798,6 ton, nga të cilat 67,5 % janë mallra të hyrë dhe 32,5 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e dytë 2024, volumi i mallrave paraqitet me rritje 42,4 %. Në tremujorin e dytë 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 3.052.511 pasagjerë nga 2.879.158 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të…

Read More

Ministria e Financave ka publikuar lista të reja për përfituesit e dëmshpërblimit finnaciar të ish të përndjekurve politikë. Sipas njoftimeve të faqen zyrtare të Financave bëhet fjalë për përfitues të mundshëm të këstit të dytë, të tretë dhe të katërt. Ende nuk kanë përfunduar pagesat për këto kategori për këstin e katërt, në mënyrë që të realizohet buxhetimi dhe të vijohet me këstet e tjera. Procesi, i nisur prej vitesh, po ecën me ritme të ngadalta, ndërkohë që të shumta janë pyetjet e qytetarëve, edhe në adresë të ekofin.al se kur të do të bëhet lëvrimi i këstit të pestë.…

Read More

Qeveria shqiptare ka miratuar një metodologji të re që synon të mbështesë familjet në nevojë përmes subvencionimit të konsumit bazë të ujit të pijshëm. Sipas kësaj skeme, familjet përfituese të ndihmës ekonomike dhe kategori të tjera sociale do të përfitojnë falas deri në 5 metër kub ujë në muaj, duke përfshirë tarifën fikse dhe shpenzimet për kanalizimet dhe trajtimin e ujërave të ndotura. Zbritja do të aplikohet automatikisht në faturat mujore të ujit pa nevojën e aplikimit nga qytetarët. Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve janë të detyruara të zbatojnë këtë masë, ndërsa Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) do të monitorojë përdorimin e…

Read More

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve për vitin 2025. Denaj shkruan se kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor. Kjo skemë vjen me një fond rekord prej 20 milionë euro, të strukturuar në 9 masa mbështetëse, ku çdo aplikant ka mundësi të përfitojë nga më shumë se një masë, për të ndërtuar një…

Read More

Edhe pse po bëhen 2 vite nga bllokimi i fondeve të IPARD për bujqësinë ende qeveria nuk i ka përmbushur ‘detyrat’ në mënyrë që Brukseli të zhbllokojë mbështetjen përmes IPARD III. Një zyrtar i Komisioni Evropian i tha ekskluzivisht Report TV se nëse Shqipëria nuk garanton mbrojtjen e fondeve të taksapaguesve të BE, financimi për bujqësinë nuk do të hapet. “Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerëtshqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”, thuhet në përgjigje. Komisioni Evropian shprehet se kjo çështje duhet…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës Faza III. Fondi limit i vënë në dispozicion përllogaritet në 2 miliardë e 498 milionë lekë, apo 25.64 milionë euro. Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në programin “Transport Rrugor “, ka planifikuar financimin e projektit me objekt “Ndërtimi i nyjes që lidh rrugën e Laknasit me projektin “Zgjerimi i superstradës Tiranë- Durrës”. Vendndodhja e projektit propozohet të jetë në afërsi të kryqëzimit të superstradës Tiranë- Durrës dhe miga Industriale Bylis me rrugën e Coca Cola. Zona ku kërkohet të realizohet…

Read More