Transporti i mallrave nga deti dhe ajri shënoi rritje të mëtejshme në 3-mujorin e tretë, ndërsa transporti hekurudhor shënoi rënie. INSTAT të dhënat mbi transportin ajror, detar dhe atë hekurudhor.
Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 798,6 ton, nga të cilat 67,5 % janë mallra të hyrë dhe 32,5 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e dytë 2024, volumi i mallrave paraqitet me rritje 42,4 %.
Në tremujorin e dytë 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 3.052.511 pasagjerë nga 2.879.158 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 6,0 %.
Eksportet/importet e mallrave me ajër
Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e dytë 2025 është 583 ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 2,3 %. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e dytë 2025 zë 0,02 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.
Rritet edhe transporti detar
Rritje ka shënuar edhe transporti detar, me katër portet që operojnë për transport mallrash, Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit, gjatë tremujorit të dytë 2025, janë transportuar 93,6 % e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 2.063 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Mallrat e transportuara
• Grupi i mallrave “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 17,0 % të mallrave të transportuara;
• Grupi “Koks dhe produktet e rafinuara të naftës” përbën 16,9 % të mallrave të transportuara nga portet;
• Grupi “Produkte të tjera minerale (jo metalike)” përbën 16,2 % të mallrave të transportuara;
• Grupi i mallrave “Qymyr dhe linjit; naftë bruto dhe gaz natyror” përbën 5,0 % të mallrave të transportuar.
Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 276 anije, nga këto 253 anije janë të huaja dhe 23 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 10%, ku numri anijeve të huaja është rritur me 16,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024.
Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e dytë 2025 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 330.630 persona. Porti i Sarandës është porti nga i cili kanë udhëtuar 54,0 % e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Durrësit me 40,3 % dhe më pas porti i Vlorës me 5,7 %.
Eksportet/importet e mallrave me det
Në tremujorin e dytë 2025, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.545 mijë ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 0,1 %. Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e dytë 2025 zë 27,9 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara. Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e dytë 2025 zë 66,9 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara.
Sa i përket transportit hekurudhor, volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore është 120,2 mijë ton, duke shënuar ulje me 16,1 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2024.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në mijë ton-km rezultoi 4.128 nga 4.728 mijë ton-km në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u ulur me 12,7 %.
“Qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror” sipas klasifikimit NST 2007 (Nomenklatura e Statistikave të Transportit), zënë 97,0 % të mallrave të transportuar me hekurudhë , “Lëndë të para të ricikluara; mbetjet e ngurta (bashkiake) dhe mbeturina të tjera” 3,0 %.
Në tremujorin e dytë 2025, kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet udhëtimi 2.609 pasagjerë, duke shënuar ulje me 36,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /ekofin.al
