Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Komisioni Evropian konfirmon bllokimin për fondet për bujqësinë në Shqipëri, kërkohen garanci për mbrojtjen e tyre

12:47 - Korrik 30, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Edhe pse po bëhen 2 vite nga bllokimi i fondeve të IPARD për bujqësinë ende qeveria nuk i ka përmbushur ‘detyrat’ në mënyrë që Brukseli të zhbllokojë mbështetjen përmes IPARD III.

Një zyrtar i Komisioni Evropian i tha ekskluzivisht Report TV se nëse Shqipëria nuk garanton mbrojtjen e fondeve të taksapaguesve të BE, financimi për bujqësinë nuk do të hapet.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerëtshqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”, thuhet në përgjigje.

Komisioni Evropian shprehet se kjo çështje duhet parë me prioritet nga autoritetet shqiptare, që të korrigjohen gabimet e së shkuarës në menaxhimin dhe përdorimin e fondeve të BE-së.

“Duke qenë se kemi të bëjmë me paratë e taksapaguesve të BE-së, presim që autoritetet shqiptare ta marrin shumë seriozisht këtë çështje”, thotë KE.

Aktualisht KE thotë se është vënë në dijeni nga autoritetet shqiptare që po bëhet një auditim për pagesat e IPARD II.

“Një procedurë dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare është në vazhdim për të siguruar që veprimet e duhura korrigjuese të ndërmerren nga autoritetet kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur. Në kuadër të kësaj procedure, Komisioni Evropian është informuar se qeveria shqiptare ka kontraktuar një firmë auditimi të jashtëm për të kryer një auditim të jashtëm gjithëpërfshirës mbi grantet dhe pagesat IPARD II, si dhe mbi sistemin e sapokrijuar të menaxhimit dhe kontrollit të brendshëm”, thotë KE.

Komisioni Evropian ndërpreu mbështetjen e bujqësisë shqiptare përmes fondeve të IPARD në gusht të 2023-shit për shkak se OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit), gjeti keqpërdorime serioze me fondet e programit te mëparshëm IPARD II, pas hetimeve që ata bën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike.

IPARD III të cilin e presin fermerët shqiptarë parashikon mbështetje prej 112 milionë euro në 9 fushat që do të mbështeten me fonde, si infrastrukturë rurale, ndërtim tregjesh, për Agro-përpunim apo Agro-turizëm, pylltari, asistencë teknike e këshillim.

Më 18 qershor 2025 Delegacioni i Komisionit Evropian dhe strukturat e IPARD, u rikthyen në Shqipëri për të analizuar raportet e monitorimit të fondeve që BE, jep për sektorin e bujqësisë në vend.

Delegacioni i BE u njoh me raportin përfundimtar të IPARD II si dhe me raportin vjetor për vitin 2024. Po kështu institucionet shqiptare (MBZHR, AZHBR) i kanë njohur me masat e marra për menaxhimin dhe për monitorimin e fondeve të IPARD./Shqiptarja.com

Ekofin Media
Ekofin Media
Bashkimi Evropian bujqësinë fondet IPARD III para
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter