Author: gazetar_1

Pas shumë vitesh pritjeje dhe paqartësish, më në fund është krijuar një mundësi për mijëra qytetarë që kanë punuar gjatë periudhës komuniste, por që nuk kanë mundur të përfitojnë të drejtën për pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur zbatimin e ligjit të ri 7/2025, në të cilin vitet e punës të kryera përpara vitit 1991 do të njihen automatikisht si periudha sigurimi, pa qenë nevoja që qytetarët të përballen me gjykata, padi apo pengesa burokratike që kanë rënduar shpesh mbi ta. Ky ndryshim prek drejtpërdrejt mijëra qytetarë që kanë kontribuar në ekonominë shtetërore, në kooperativat bujqësore apo në ndërmarrjet…

Read More

Banka e Shqipërisë po vijon të ndërhyjë fort në tregun e brendshëm valutor, duke tërhequr shuma të mëdha eurosh, përmes ankandeve të njoftuara, por edhe atyre jashtë rradhe. Ekofin.al mëson se deri në 4 gusht 2025, përmes ankandeve të njoftuara dhe atyre jashtë rradhe, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu 528 milionë euro. Nga këto, vetëm 173 milionë euro janë blerë përmes ankandeve të parashikuara, ndërsa mbi dyfishi i kësaj shume, rreth 355 milionë euro është tërhequr nga tregu përmes ankandeve jashtë rradhe.  Vitin e kaluar, Banka e Shqipëri ndërmori operacione relativisht agresive të tërheqjes së euros nga tregu…

Read More

Nga Elvin Luku Drafti i paraqitur shkaktoi debate mes vetë institucioneve kushtetuese, në radhët e ekspertëve të fushës, komunitetit të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh e profesorësh të njohur të jurisprudencës, u prezantua në një tryezë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila zyrtarisht në vitin 2023, ngarkoi grupin e punës me në krye Prof. Arben Rakipin, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për rikonceptimin dhe shkrimin nga e para të Kodit, një ndër aktet më…

Read More

Qytetarët mund të ndjekin në kohë reale autobusët, duke parë gjithë linjën që ata përshkojnë nga nisja, qëndrimi në stacione, etj. Transporti publik në Tiranë tashmë, po hyn në epokën digjitale, duke sjell lehtësira në menaxhimin e orareve, qëndrimin në stacion dhe njohjen me itineraret për të gjithë qytetarët. Ky hap i rëndësishëm në drejtim të modernizimit të transportit publik vjen si rezultat i bashkëpunimit mes atdalbania, GIZ Shqipëri, dhe Bashkisë së Tiranës, të cilët me mbështetjen e partnerëve të tyre, kanë arritur të integrojnë me sukses të dhënat GTFS-RT (General Transit Feed Specification në kohë reale) në sistemet digjitale…

Read More

Jo vetëm për të shijuar plazhet e vendit në jug apo bukuritë e maleve shqiptare, por edhe pse jo për të blerë aksesorë të ndryshëm ari, argjendi apo metaleve dhe gurëve të tjerë të çmuar në argjendaritë e vendit. “Pa diskutim që kohët e fundit ka pasur një fluks të lartë të turistëve në Shqipëri duke shfaqur interes në sektorin e argjendarisë. Preferohet më shumë Serm dhe florinj që i përkasin punimeve artizanale që janë më tërheqëse për turistët e huaj,” – shprehet Sentila Kernaja, pronare e një argjendarie në Tiranë. Jo sepse është më i lirë, por në Shqipëri…

Read More

Shqipëria nuk është në listën e vendeve që shtetasit duhet të paguajnë një garanci deri në 15 mijë dollarë për të aplikuar për vizën amerikane. Deri më tani për vendin tonë ende nuk ka njoftim për programin pilot të SHBA-së Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisin nga 20 gushti zbatimin e një projekti pilot, në kuadër të të cilit personat që kërkojnë të marrin vizë do të duhet të kenë një garanci deri në 15 mijë euro. Projekti do të nisë fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia. Aplikantët e vizave turistike dhe vizave të biznesit janë subjek i projekt-pilotit…

Read More

Për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh në kushte të rënda, pa mjete të duhura sigurie e pa asnjë kusht për t’u përballur me ngarkesën toksike të mjedisit të tyre të punës. Këta punëtorë janë ata që kanë ndërtuar një pjesë të madhe të pasurisë industriale të Shqipërisë në vitet më të vështira. Por për një kohë të gjatë, mundi dhe sakrifica e tyre nuk është reflektuar siç duhet në sistemin e pensioneve. Për të korrigjuar këtë padrejtësi historike, qeveria shqiptare miratoi një skemë të re për shtesë…

Read More

Presidenti Donald Trump ka miratuar një valë të re tarifash mbi partnerët tregtarë të SHBA, duke shënuar një përshkallëzim të konsiderueshëm të tensioneve tregtare. Tarifat e reja – dukshëm më agresive – po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët ekonomikë, që paralajmërojnë për rritje të inflacionit dhe ngadalësim të rritjes së vendeve të punës. Cilat janë tarifat e reja? Para të enjtes, pothuajse çdo mall i importuar në SHBA i nënshtrohej një tarife minimale prej 10%. Tani, normat ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin. Tarifat më të larta janë vendosur për mallrat nga: Brazili (50%) Laosi (40%) Mianmari (40%) Zvicra (39%)…

Read More

Grupi OTP ka arritur rezultate të shkëlqyera në gjysmën e parë të vitit 2025, me një fitim 6-mujor pas tatimit prej 1.46 miliardë eurosh dhe një kthim nga kapitali (ROE) prej 23.2%, – nëse shpenzimet e veçanta të regjistruara njëherësh për gjithë vitin, do të kishin një shpërndarje të njëtrajtshme përgjatë vitit. Shpenzimet e veçanta si taksat speciale bankare në Hungari dhe tarifat mbikëqyrëse në Bullgari dhe Slloveni, e reduktuan fitimin e konsoliduar 6-mujor pas tatimit, me një shumë totale prej 304 milionë euro. Nëse këto shpenzime të veçanta do të ishin shpërndarë në mënyrë të barabartë gjatë vitit(dhe jo…

Read More

Vdekja e sotme në një nga galeritë e minierave në Bulqizë, i shtohet 20 qytetarëve të tjerë të cilët humbën jetën në vendin e punës në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Minierat së bashku me ndërtimin, janë sektorët më problematikë, me numrin më të lartë të fataliteteve. Një në pesë punonjës që u aksidentua në vendin e punës gjatë këtij gjashtëmujori të parë të vitit humbi jetën. Situatë e përkeqësuar krahasuar me vitet e kaluara. Shifrat e Inspektoratit të Punës tregojnë se nga janari deri në qershor në vend janë regjistruar 99 aksidente në vendin e punës, ku 20…

Read More