Author: gazetar_1
Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale, teksa ka publikuar edhe pamjet nga zjarrvëniet e qëllimshme. “Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët”. Kreu i qeverisë shkon më tej duke propozuar që zjarrvënia të barazohet me vrasjen në kodin Penal. “Ndërkohë, në këtë kohë të…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rihapur sot procedurën për koncesionin e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe transferimit të segmentit rrugor “Milot-Balldre”. Kontrata do të ketë një kohëzgjatje prej 35 vjetësh dhe vlera totale e parashikuar është 364,7 milionë euro. Në mesin e muajit korrik, MIE anulloi procedurën e mëparshme të koncesionit për ndërtimin e këtij segmenti rrugor, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushi kërkesat e procedurës konkurruese. Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në…
Banka Amerikane e Investimeve (ABI) ka shënuar performancën më të lartë të kthimit të kapitalit në sektorin bankar gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, me një normë Return on Equity (RoE) prej 33.93%. Ky tregues e vendos bankën në krye për efikasitetin e përdorimit të kapitalit dhe aftësinë për të gjeneruar fitim nga burimet e saj, duke konfirmuar strategjinë e suksesshme të menaxhimit financiar dhe orientimit të investimeve. Në fund të qershorit 2025, asetet totale të ABI arritën në 145.03 miliardë lekë, duke zënë rreth 6.7% të tregut bankar në Shqipëri. Portofoli i kredive neto u vlerësua në 66.02…
Nga Altax Në vitet e fundit, Leku shqiptar është forcuar ndjeshëm ndaj euros dhe dollarit, një fenomen që autoritetet dhe zyrtarët ekonomikë e shfaqin si një tregues pozitiv dhe si “lajm të mirë” për ekonominë e vendit. Sipas tyre, një monedhë më e fortë do të thotë stabilitet, më pak inflacion dhe kushte më të mira për bizneset dhe qytetarët. Por realiteti në terren shpesh është shumë më kompleks dhe larg asaj që përshkruhet në televizion apo raporte zyrtare. Çfarë do të thotë në fakt kjo për ty, qytetarin e thjeshtë që përballesh çdo ditë me çmimet në dyqan, dhe…
Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, kanë shpenzuar mbi një miliard dollarë për të blerë Sazanin, një ishull të virgjër shqiptar. Mediat italiane kanë nisur të raportojnë këtë fakt orët e fundit, ndërsa thonë se sfidë mbetet pastrimi nga minat. “Ishulli, një ish-bazë ushtarake, është një zonë e mbrojtur dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Që nga viti 2015, ai ka qenë i hapur për vizitorët, duke ruajtur ende një pjesë si zonë ushtarake. Më parë, ishte një zonë e izoluar e përdorur për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe gjatë regjimit…
Miliona vizitorë, miliarda euro. Turizmi ka nxitur shumë nga diskutimet përreth Shqipërisë në vitet e fundit. Por, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, vera ka sjellë edhe disa shqetësime se plazhet shqiptare kanë më pak njerëz sesa pritej. Një vit më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte thënë se publikimi i fotografive e videove të plazheve të boshatisura ishte “sulm i organizuar” për ta dëmtuar turizmin në Shqipëri. Më vonë, ai tha se Shqipëria duhet të synojë turistë që shpenzojnë më shumë dhe jo vetëm të vazhdojë ta rrisë numrin e turistëve. Megjithatë, sipas të dhënave të…
Nga Eduard Zaloshnja Aktualisht rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë e ka kaluar shifrën 6 miliardë Euro. Me një rezervë të tillë mund të mbulohen të gjitha importet e rreth 8.5 muajve, në rast të një situate emergjente. (Në fakt, rezerva valutore mbahet edhe për raste emergjente të pagesave fiskale në valutë ose të tronditjeve të forta në tregun valutor, por në literaturën ekonomike muajt e importeve përdoren si tregues kryesor. Sivjet Banka e Shqipërisë mund të blejë valutë në tregun shqiptar valutor me kosto më të ulët se në vitet e mëparshme. Aktualisht në tregun e lirë valutor 1…
Një studim i ri nga ShBA ka zbuluar se ngrënia e pesë porcioneve të frutave dhe perimeve në ditë, mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit, madje brenda më pak se 24 orëve. Studiuesit nga Universiteti i Çikagos vëzhguan 34 të rinj të shëndetshëm dhe zbuluan se ata që konsumonin të paktën pesë kupa me fruta dhe perime në ditë kishin një rritje prej 16% në cilësinë e gjumit, krahasuar me ata që nuk konsumonin asnjë. Gjithashtu, ata që zgjidhnin karbohidrate më të shëndetshme, si drithërat e plota, kishin gjumë më të qetë dhe më pak ndërprerje gjatë natës. Sipas…
Të gjithë qytetarët që duan të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike tashmë mund ta kryejnë atë përmes platformës “Hapësira ime publike”. Kryeministri Edi Rama theksoi sot se https://hapesiraimepublike.gov.al do të jetë “dritare e re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike”. Në këtë platformë qytetarët mund të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve apo hapësirave komunitare, parking privat i paligjshëm, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, shkelje të tjera në dëm të pronës publike, ndotje fizike apo akustike, zaptim dhe ndotje e anës së rrugës kombëtare, kantier ndërtimi pa rrethim të rregullt, apo me ndotje…
Gjatë ditëve përvëluese të verës, pak gjëra duken më joshëse se një gotë ujë me akull. E freskët, e kthjellët dhe e menjëhershme në efekt, ajo krijon ndjesinë se po shuani etjen dhe nxehtësinë përnjëherë. Por pas kënaqësisë së parë, trupi mund të përballet me disa pasoja jo aq të këndshme, që shumë prej nesh nuk i marrin parasysh. Lexoni më poshtë për të kuptuar pse pirja e ujit me akull nuk është gjithmonë ideja më e mirë dhe si mund të ndikojë në funksionet tuaja bazë trupore. 1. Shkakton dhimbje të menjëhershme koke Ashtu si akullorja që nganjëherë “godet”…
