Author: gazetar_1

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ndau këtë të premte detaje mbi procedurat që do të ndiqen për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret që përfshinë vendin javët e fundit. Sipas kreut të qeverisë, procesi do të zhvillohet në çdo bashki të prekur nga fatkeqësia natyrore, duke nisur nga evidentimi i dëmeve nga grupet e posaçme të ngritura me urdhër të kryetarëve të bashkive. “Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet sipas një procedure të veçantë. Kujt i humbi shtëpia do t’ia rindërtojmë falas dhe kujt i humbën krerët do t’ia rifinancojmë një…

Read More

Një udhëzues i ri praktik për bashkitë e Shqipërisë synon të vendosë standarde të reja në hartimin e programeve 5-vjeçare të strehimit social, siç parashikohet nga ligji Nr. 22/2018 “Për strehimin social”. Dokumenti, i përgatitur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me mbështetjen e UNDP dhe Co-PLAN, sjell një metodologji të provuar në bashkitë Vau i Dejës, Vlorë dhe Përmet, ku janë hartuar planet e para lokale sipas legjislacionit të ri. Ky udhëzues vjen në një kohë kur, pavarësisht prioritetit të vendosur në Strategjinë e Strehimit Social 2016–2025, asnjë bashki nuk kishte hartuar më parë një plan të tillë. Situata…

Read More

Aleanca e Profesionistëve të Lirë ka dorëzuar propozimet e saj në kuadër të procesit të konsultimit publik për reformimin e tatimit mbi pasuritë e paluajtshme, duke u bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe vendeve të OECD-së. Qëllimi kryesor, sipas Aleancës, është ndërtimi i një sistemi tatimor që mbron shtresat e mesme e të ulëta, garanton të drejtën e strehimit dhe nxit zhvillimin e qëndrueshëm të tregut. 1. Mbrojtja e banesës kryesore Një nga propozimet kyçe është përjashtimi i banesës kryesore nga tatimi mbi ndërtesat ose aplikimi i një norme simbolike. Po ashtu, fitimi nga shitja e…

Read More

Përmirësohet ndjeshëm situata me zjarret në vend, një ditë pasi pati reshje shiu në shumë prej zonave të prekura. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 të tjera janë në fazën e monitorimit. Aktualisht, operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve vijojnë në tre zona kryesore: në Tërnovë (Bulqizë), ku flakët kanë përfshirë pyje të dendura dhe po përparojnë drejt qytetit të vjetër; në Xeth (Fushë-Arrëz), ku janë angazhuar 60 forca operacionale dhe 80 ushtarë me mbështetje ajrore; si dhe në Velë (Mirditë), ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me…

Read More

Ish-ambasadori amerikan dhe aktualisht drejtues i përkohshëm i Qendrës Kennedy, Richard Grenell, ka deklaruar se presidenti Donald Trump “absolutisht e shpëtoi” institucionin e njohur kulturor nga shembja. Në një reagim në rrjetet sociale, Grenell ka përshkruar gjendjen e rënduar të godinës përpara marrjes së detyrës së tij, duke thënë se Qendra, e ndërtuar si memorial i gjallë për Presidentin John F. Kennedy, kishte pësuar një neglizhencë të gjatë dhe serioze në mirëmbajtje. Sipas tij, ekspertët që shqyrtuan gjendjen e ndërtesës ishin të ndarë mes dy opsioneve: shembja dhe rindërtimi nga e para, ose një investim i menjëhershëm dhe masiv për…

Read More

Ryanair, kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, ka njoftuar hapjen e një baze të re në Aeroportin e Tiranës nga prilli 2026, me tre avionë të rinj Boeing 737-800 dhe një investim prej 300 milionë dollarësh. Baza do të krijojë mbi 100 vende të reja pune me pagesë të lartë për pilotë dhe ekuipazh, duke mbështetur gjithsej mbi 3,000 vende pune në vend. Me këtë zgjerim, Ryanair do të operojë mbi 450 fluturime javore drejt 33 destinacioneve, përfshirë 10 të reja si Birmingham, Dublin, Milano, Maltë, Napoli, Pescara, Poznan, Trieste, Torino dhe Verona. Po ashtu, do të…

Read More

Mjedisi ekonomik ndërkombëtar mbetet i brishtë, i ndikuar nga konfliktet gjeopolitike dhe paqartësia mbi politikat tregtare. Megjithëse tarifat tregtare pritet të jenë më të ulëta se parashikimet fillestare dhe tregjet financiare kanë treguar njëfarë stabiliteti, rritja globale parashikohet të ngadalësohet. Ekonomia evropiane, sipas të dhënave të fundit, u rrit me 1.3% në tremujorin e parë të vitit 2025, ndërsa inflacioni ra në 2% në tremujorin e dytë, i ndikuar nga çmimet e ulëta të energjisë dhe mbiçmimi i euros ndaj dollarit. Banka Qendrore Evropiane uli dy herë normën e depozitës njëditore, duke e çuar në 2%, dhe e mbajti të…

Read More

Serbia dhe Kroacia po bëhen partnerë më të rëndësishëm për ekonominë gjermane sesa Rusia. Tregtia me Rusinë po bie, e me këto vende po rritet. Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por që nga pushtimi i Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve të BE-së, tregtia ka qenë në rënie të vazhdueshme. Në gjysmën e parë të këtij viti, importet nga Rusia nuk arritën as 670 milionë euro – shumica e të cilave janë pesticide dhe metale. Eksportet – kryesisht ilaçe, pajisje mjekësore dhe ndihma humanitare që nuk u nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare – ranë në pak mbi 3.5…

Read More

Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën nga zjarret në rang vendi. MM thekson se, pas përpjekjeve intensive të mijëra forcave të emergjencave sot situata nga zjarret në vend është më e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive, teksa aktualisht po punohet me intensitet në disa vatra. Në qarkun Vlorë, në bashkinë Delvinë vijon puna për vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër. Në terren po operojnë: 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete transporti, 6 autoambulanca dhe 30…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zjarret masive që prekën vendin tonë ditët e fundit. Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët ndodhen në terren prej ditësh për të shuar flakët dhe evakuuar banorët. Kreu i qeverisë, ndërsa i quan kriminelë autorët e zjarrvënieve, thekson se ata duhet të marrin dënimin maksimal për dëmin që kanë shkaktuar. Policia e Shtetit ditë natë në këmbë për identifikim dhe kapjen e zjarrvënësve, në një sezon me një rritje të numrit të tyre po edhe me numrin më të madh të kapur nga forcat e rendit Gjatë muajve qershor – korrik dhe deri më 14…

Read More