Author: gazetar_1

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) paralajmëroi se kompani vendëse, por edhe investitorë të huaj, janë duke e shqyrtuar mundësinë që të largohen nga Kosova për në vendet e rajonit, për shkak të liberalizimit të tregut të energjisë. Gjatë fundjavës që shkoi, kompanitë që nuk kishin lidhur kontratë për furnizim të energjisë elektrike, u shkëputën nga rrjeti elektrik. Kreu i AKB-së, Agim Shahini, e cilësoi si “goditje të rëndë dhe të padrejtë” ndaj ekonomisë së vendit. Sipas tij, mbi 200 kompani me mbi 10.000 punëtorë u shkëputën nga rrjeti elektrik, duke shtuar se dëmi është milionësh – ndonëse theksoi se nuk…

Read More

Shëndeti është pasuria më e madhe që kemi. Me një investim të barazvlefshëm me dy kafe në ditë, për një vit, me Kartën Standard të Sigurimit privat të Shëndetit nga SIGAL, kjo pasuri mund të mbrohet nga rreziqet. Limiti maksimal vjetor i mbulimit është 50 mijë euro. Për shërbime ambulatore mbulohen deri në 500 euro, ndërsa për check-up mjekësor deri në 100 euro shpenzime. Paketa përfshin shërbime si check-up vjetor, vizita okulistike e dentare, kontrolle shtesë, seanca me psikolog, fizioterapi, infermier në shtëpi dhe akses te një mjek 24/7 me telefon. Në rast sëmundjesh ambulatore, mbulohen vizitat me mjek specialist,…

Read More

Legjendat urbane rreth shëndetit na kanë shoqëruar brez pas brezi — nga këshillat e gjysheve deri tek “sekretet” që qarkullojnë në rrjete sociale. Shumë prej tyre tingëllojnë logjike, por nuk kanë gjithmonë bazë shkencore. Më poshtë do të gjeni një listë me disa nga besimet më të përhapura, çfarë thotë shkenca për to, dhe si mund t’i zbatoni në përditshmëri. 8 Gota ujë në ditë – e vërtetë apo mit? E keni dëgjuar shpesh që duhet të pini 8 gota ujë në ditë? Në fakt, nuk ka nevojë të numëroni gotat me fanatizëm. Trupi ka një mekanizëm të jashtëzakonshëm: etjen.…

Read More

Shqipëria ka regjistruar ndryshime të dukshme në marrëdhëniet tregtare me partnerët kryesorë ndërkombëtarë gjatë muajit Korrik dhe shtatëmujorit të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Kosova dhe Kina kanë qenë ndër vendet me ndikimin më të madh në prurjet dhe daljet tregtare të mallrave nga vendi, ndërsa Italia dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rënie në të dy drejtimet. Në Korrik 2025, eksportet drejt Kosovës u rritën me plot 72,5% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke e bërë atë destinacionin me performancën më të lartë të rritjes. E njëjta rritje…

Read More

Presidenti ukrainas Zelenski nuk do të takohet me presidentin Trump vetëm, por i shoqëruar nga disa partnerë evropianë. Para nisjes për në Uashington ata zhvilluan një takim koordinues. Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte udhëtojnë sot (18.08.) për në Uashington së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump. Udhëtimi do të shërbejë “për të shkëmbyer informacione” me Trump pas takimit të tij me…

Read More

Turizmi në vend ka shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe të net qëndrimeve në strukturat akomoduese gjatë muajit Qershor. Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë një ecuri pozitive për sektorin, me rritje të qëndrueshme si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj. Sipas INSTAT, në qershor numri i përgjithshëm i vizitorëve që qëndruan në strukturat akomoduese në vend është rritur me 37,2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Vizitorët jo-rezidentë  kryesisht turistë të huaj u shtuan me 37,4%, ndërsa vizitorët rezidentë  turistë vendas u rritën me 36,7%. Ky trend pozitiv ka ndikuar…

Read More

Eksportet shqiptare kanë shënuar një rritje në muajin Korrik 2025, ndërsa importet kanë pësuar rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë gjithashtu një ngushtim të deficitit tregtar si në bazë mujore ashtu edhe në atë shtatëmujore. Në Korrik 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u rritur me 5,7% në krahasim me Korrikun 2024 dhe duke u ulur me 0,5% krahasuar me muajin paraardhës, qershor 2025. Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 83 miliardë lekë, duke pësuar një ulje vjetore prej 2,4%, por një rritje mujore…

Read More

Viti i ri shkollor për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 Shtator 2025 dhe mbyllet më 12 qershor 2026. Për maturantët, mësimi do të mbyllet më 25 maj 2026, ndërsa provimet janë parashikuar mes dative 1-26 qershor. Për klasat e 9-ta, provimet do të mbahen në 15:26 qershor 2026. Sa i përket regjistrimeve, për klasat e para dhe të dhjeta do të vijojnë deri më 31 gusht. #GatiPërShkollë Ja çfarë duhet të dini për Vitin e Ri Shkollor 2025-2026 ️ Posted by Edi Rama on Monday, August 18, 2025

Read More

Reforma e Kodit Penal, një nga proceset më të rëndësishme ligjore për Shqipërinë në vitet e fundit, ka ngjallur debate të shumta në opinionin publik dhe në botën profesionale. Në konsultimin e hapur me publikun, Aleanca e Profesionistëve të Lirë ka paraqitur një sërë vërejtjesh dhe propozimesh mbi projekt-dispozitat e reja, duke theksuar se ligji i ri duhet të jetë i balancuar, i qartë dhe në përputhje me parimet kushtetuese e standardet e Bashkimit Europian. Sipas Aleancës, një pjesë e ndryshimeve të propozuara shtrijnë përgjegjësinë penale përtej fushës tradicionale të së drejtës penale, duke kriminalizuar sjellje që deri më tani…

Read More

Grupi BALFIN sjell në Shqipëri markën e njohur franceze KIABI, duke hapur dyqanin e parë KIABI Kids në qendrën tregtare më të madhe në vend, Tirana East Gate (TEG). Ky dyqan sjell ekskluzivisht për të vegjëlit cilësinë e lartë dhe stilin unik të KIABI, e njëherazi zgjidhje të përballueshme dhe të qëndrueshme për prindërit. Hapja e KIABI Kids në TEG çon përpara marrëveshjen e partneritetit strategjik mes Grupit BALFIN dhe KIABI, për ta prezantuar këtë markë fillimisht në Shqipëri dhe më tej në vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Jo vetëm si një markë…

Read More