Author: gazetar_1
Vendit tonë i janë miratuar 3 projektet e para që do të financohen nga na Bashkimi Evropian. Bëhet fjalë për 3projete të rëndësishme në energji që do të financohen përmes planit të ri të rritjes ekonomike me 32 mln euro. 32 milionë euro të tjera grant do të përfitojë Shqipëria nga plani i rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për financimin e tre projekteve në sistemin energjetik që do të financohen përmes Kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor. Rreth 13.6 mln euro vendi ynë do t’i marrë si grant për projektin e “Digjitalizimi i sistemit…
Projektligji i ri për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet, i hedhur për konsultim publik, vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë së qytetarëve dhe rritjes së qëndrueshmërisë ndaj fatkeqësive natyrore nga ana e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Megjithatë, sipas AmCham, natyra e tij detyruese dhe ndërveprimi me kuadrin ekzistues ligjor ngre një sërë çështjesh që kërkojnë saktësim dhe përmirësim. Ligji përkufizon banesat dhe seksionet e brendshme të tyre, por mbeten të paqartë rastet e ndërtesave me përdorim të përzier apo ato që janë vetëm pjesërisht rezidenciale. Këto paqartësi pritet të sjellin interpretime të ndryshme dhe mundësi mosmarrëveshjesh…
NAREA ka paraqitur gjithashtu një sërë propozimesh konkrete që lidhen me sfidën e strehimit të përballueshëm në Shqipëri, duke kërkuar ndërhyrje institucionale dhe ligjore të ngjashme me përpjekjet e Bashkimit Evropian. Në dokumentin e publikuar, NAREA thekson se përballueshmëria e strehimit është kthyer në një problem thelbësor për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ndërsa kostot në rritje të jetesës dhe politikat shtrënguese të kreditimit kanë vështirësuar më tej qasjen në një banesë. NAREA propozon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Strehimin e Përballueshëm. Sipas Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, kyr organ…
Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) ka dalë me një paketë të gjerë propozimesh për qeverinë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në politikat fiskale që prekin tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas shoqatës, tatimi aktual mbi fitimin kapital prej 15 % ka sjellë efekte negative për tregun, buxhetin e shtetit dhe qytetarët. Propozimet i janë dërguar zyrtarisht Ministrisë së Financave, e cila në fund të korrikut nxori në konsultim draftet për rivlerësimin, si edhe për referencat e reja, mbi të cilat do të përllogaritet taksa e pronës në të gjithë vendin. Sipas NAREA-s, niveli i…
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në muajin korrik 2025 rezultoi 2,4 %, duke shënuar një nivel të qëndrueshëm të inflacionit. Sipas të dhënave zyrtare, rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim dhe kulturë”, me një rritje të fortë prej 12 % krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Grupet e tjera që kanë kontribuar në rritjen e çmimeve ishin “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me nga 3,3 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,7 %, si dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8…
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka reaguar sërish sot se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është një detyrim ligjor, i përcaktuar me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2016. Sipas ZRRE-së, në atë kohë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në ligjet e sektorit të energjisë ka transpozuar direktivat Evropiane për energjinë, duke përcaktuar se duhet të bëhet liberalizimi i tregut të energjisë elektrike. “Pra, procesi i derregullimit dhe liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në ligjet e sektorit të energjisë derivon nga obligimet kontraktuale që ka Republika e Kosovës si palë…
Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria po përjeton një bum turistik. Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe marramendëse për një përvojë luksoze të përballueshme. Zbuloni parajsën bregdetare në plazhet më të bukura të Shqipërisë, vetëm pak orë larg Italisë. Pse të zgjidhni Shqipërinë për pushimet tuaja të ardhshme në plazh? Bukuri e virgjër dhe aventura në Adriatik. Vizitoni këtë perlë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit – me plazhe mahnitëse, histori të pasur dhe kuzhinë të shijshme. Eksploroni rrënojat e…
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish. Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga LVV-ja të propozonte kandidatin për kryeparlamentar, votimi për të cilin u mbajt në formë të hapur. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje propozoi në fillim Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares. Albulena Haxhiu dështoi të zgjidhej kryeparlamentare. Glauk Konjufca propozoi më pas Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej. Donika Gërvalla nuk arriti të zgjidhej kryeparlamentare, pasi nuk i mori 61 votat e nevojshme. Ajo mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenuan. Pas kësaj, Dehari ndërpreu seancën, e cila do të vazhdojë më…
Turizmi në Shqipëri prej vitesh po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u kthyer në një ndër sektorët me zhvillimin më të shpejtë. Ky fakt pasqyrohet qartë edhe në rritjen e ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, sidomos pas periudhës së pandemisë, ku ky treg ka njohur një zgjerim të jashtëzakonshëm. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave për muajin korrik, numri i fluturimeve komerciale në Shqipëri është rritur me 151.7% krahasuar me periudhën para pandemisë, duke e renditur vendin tonë si shtetin me rritjen më të lartë të fluturimeve në të gjithë Europën për muajin…
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Çertifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit, duke u pasqyruar me Kodin 95. Sipas tij, kjo risi shmang nevojën për kartonin e veçantë të CAP-it, duke thjeshtuar procedurat dhe duke ulur shpenzimet për qytetarët. “Një tjetër hap drejt modernizimit e thjeshtimit të shërbimeve. CAP tani është pjesë e lejes së drejtimit si Kodi 95”, – u shpreh Rama. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se nga data 19 gusht 2025 ka hyrë në fuqi aplikimi i kësaj risie të rëndësishme për të gjithë…
